GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Drejtori i ri i Veliajt blen pajisje për koncerte në Kopshtin Zoologjik, 35 MLN lekë ua jep pa garë miqve të tij

12:10 - 16/11/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtori i ri i Veliajt blen pajisje për koncerte në Kopshtin Zoologjik, 35 MLN lekë ua jep pa garë miqve të tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rosat, ujku, lepuri dhe kafshët e tjera të mbetura në Kopshtin Zoologjik të Tiranës do të ndjekin koncerte mbrëmjeve. Pak javë më parë kryebashkiaku Erion Veliaj bëri rokada të 12 drejtorëve, duke i çuar në drejtori të tjera. Në krye të Drejtorisë së Kopshtit Zoologjik u vendos Ervis Rrahmanin, i cili menjëherë ka nisur  të  merret me menaxhim fondesh.

Drejtor Rrahmani ka zhvilluar tenderin me objekt “Shërbime me sistem ndriçimi, audio, ledwalle, struktura dhe suport teknik për nevoja të realizimit të eventeve”.

Gara për tenderin është hapur më datë 22 tetor pak ditë para se Muharremi të emërohej drejtor, por procedurat i ka përfunduar ky i fundit.

Më datë 1 nëntor 2024 është mbyllur afati për dorëzim  ofertash dhe në të njëjtën ditë është shpallur fituesi. Sipas të dhënave do të blihen ledwall, materiale ndriçim, pajisje për ngritjen e skenës në raste evenimentesh. Nuk sqarohet për  çfarë evenimentesh bëhet fjalë, por në total do të shpenzohen 35 milionë lekë. Bashkia ka blerë disa skena e sisteme ndriçimesh dhe skena vetëm muajt e fundit. Për shembull, nëse Zoologjikut do t’i duhej një e tillë, sapo është furnizuar një e skenë tek Piramida që do të përdoret për aktivitetin “Tirana Digjital Nomad Festival” që zgjat vetëm tri ditë. Pra, le ta marrë drejtori këtë skenë dhe të kursejë këto lekë për ndonjë gjë tjetër.

 

Në fakt në vend që të organizojë koncerte, kafshët kanë nevojë për ushqim të mirë dhe shërbime veterinare, se nuk duken aspak në gjendje të mirë.

Por edhe drejtori i ri e ka mendjen se si të rregullojë ndonjë lek për miqtë e vet dhe jo të kujdeset për kafshët. Prandaj nuk është çudi që i ka shkelur me rregullat e prokurimit.

Në dokumentet e tenderit tregohet që janë paraqitur dy oferta “PIK” sh.p.k  dhe  “Vebian Muçaj” Person Fizik, ky i fundit është shkualifikuar menjëherë pasi ka patur mungesë dokumentacionesh. Menjëherë pa konkurrencë i është dhuruar kontrata firmës “PIK” shpk, me pronar kryesor Petrit Sarailin

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit. Për mungesë konkurrence tenderi duhej anuluar, por sistemi i ndriçimit paska qenë urgjent! Në fakt kjo drejtori duket sikur është krijuar për të vjelë para duke përdorur kafshët e Zoologjikut.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: abuzimerion velaijkopshti zoologjikmuharremired flagtender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Ndeshja me Çekinë, Presidenti Duka apel tifozëve: Le të tregojmë qytetari, maturi dhe mikpritje

Ndeshja me Çekinë, Presidenti Duka apel tifozëve: Le të tregojmë qytetari, maturi dhe mikpritje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26

Dy persona ranë në prangat e bluve të Rajonit nr.4 në kryeqytet, autorë të disa vjedhjeve, së fundmi të një...

Lexo më shumë
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

Vettingu në Polici në pikëpyetje: Vetëm 2 drejtues të shkarkuar, për 23 procesi u ndërpre (Emrat)

13:09 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com