GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbetje toksike/ PD: Prokuroria të bëjë transparencë në hetime

15:16 - 16/11/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ankorohet në Portin e Durrësit anija turke me 2100 ton mbetje toksike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari nga Durrësi ka bërë një deklaratë në lidhje me mbetjet e rrezikshme të zbarkuara në Durrës disa ditë më parë.

Muçollari ka kërkuar që Prokuroria e Durrësit të bëjë transparencë me hetimet për kontejnerët me mbetje të rrezikshme.

“Jemi këtu në Porto Romano në Durrës, në distancën që të lejon policia, ku janë vendosur 102 kontejnerët me mbetjet e rrezikshme të dyshuara si toksike. Prej disa ditësh, këto lëndë, që përshkuan botën por u kthyen të konsideruara si trafik illegal, janë mbyllur pas këtij muri dhe e kontrolluar nga policia. Qytetarët, nuk dinë se çfarë po ndodh. Qeveria prej fillimit nuk ka bërë detyrën, nuk ka bërë transparencë. Edhe pse ajo është totalisht përgjegjëse për këtë situatë. Ministrja e Mjedisit na tregon çdo ditë sa i mirë është byreku që bëhet në Gjirokastër, por nuk bën detyrën për të cilën paguhet, për të cilën ka përgjegjësi ligjore dhe morale. Nga erdhen këto mbetje, kush i gjeneroi, sa janë të tilla në Shqipëri? Sa të rrezikuar jemi, sa është prekur ekosistemi ynë nga lëndët e rrezikshme? E vërteta duhet të dalë. Vetëm e vërteta do të na ndihmojë që ta trajtojmë si duhet këtë fenomen, dhe ta parandalojmë që të mos ndodhë më”, tha Muçollari.

“Edhe prokuroria e Durrësit, ka detyrimin të sqarojë qytetarët se deri ku ka shkuar me këto hetime. Edhe pse kushdo e di mirë, se ajo nuk do të nxjerrë dot përgjegjësitë qeveritare për këtë skandal. E gjitha sa po ndodh deri tani, nuk i shërben transparencës, hapjes. Por e kundërta, kjo histori ka tendencën të mbyllet. Pasi, nuk po zbatohen kriteret ndërkombëtare në këtë rast, që janë marrja e mostrave në 3 kontejnerë me vulë të pademtuar në sytë e të gjithëve, dhe dërgimi i tyre për analizë në 3 laboratore të ndryshme të çertifikuara, mundësisht në vendet e BE. Nëse kjo do t’u lihet në dorë autoriteteve tona, kuptohet se përfundimet dhe konkluzionet do të lexohen nga dikush, po do të jenë të shkruara në tavolinën e Edi Ramës. Edi Rama kërkon të shpëtojë nga kjo përgjegjësi, nga ky siklet i rëndë i përfshirjes në trafik illegal të mbetjeve të rrezikshme. Ndërsa ne, qytetarët e vendit, duam të dimë të vërtetën për mjedisin, për shëndetin për ekonsistemin tonë. Cila është më e rëndësishme?”, shtoi ai.

Etiketa: mbetje toksikePD

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Panairi i Librit 2024 shpall fituesit

Panairi i Librit 2024 shpall fituesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli
Uncategorized

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim te kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Kristjan Shkreli u mor...

Lexo më shumë
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com