GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kokaina nga Amerika Latine në Fushë Krujë/ Njëri prej të arrestuarve i përfshirë në 2 vrasje në Durrës

17:46 - 16/11/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Kokaina nga Amerika Latine në Fushë Krujë/ Njëri prej të arrestuarve i përfshirë në 2 vrasje në Durrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Shtatë shqiptarë janë arrestuar si pjesë e grupit të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine, që vinte e përpunohej në Shqipëri dhe më pas tregohej në vendet e Bashkimit Europian.

Njëri prej tyre Baki Huqi, 43 vjeçari i arrestuar në operacionin e SPAK ku u gjet laboratorë i sofistikuar kokainë në Qerekë të Niklës, rezulton të jetë arrestuar dhe dënuar më herët për 2 vrasje të kryera, njëra në vitin 1997 dhe tjetra në 2013-ën.

Huqi ka qenë i dyshuar për vrasjen e Ardian Xhixhabesit dhe plagosjen e vëllait të tij, Përparim Xhixhabesi, në një sallë bingo në qytetin e Durrësit, pas një grindje që ka nisur për një tavolinë. Ndërkohë, në vitin 2013, Baki Huqi, bashkë me dy persona të tjerë, vranë në fshatin Radë të Durrësit, Festim Lemjas, në një lokal me muzikë, në sherrin e nisur për një balerinë të lokalit. 57 vjeçari nga Xhafzotaj i Durrësit, Huqi rezulton të ishte dënuar edhe para vitit 2013.

Kujtojmë se në këtë hetim në bashkëpunim me autoritetet e huaja, pasditen e 15 nentorit u kryen kontrolle në disa vila në rezidencën e Vip-ave “Kodra e Diellit 2” në Tiranë, të cilat mund të kenë shërbyer si baza dytësore të këtij grupi.

Të arrestuarit janë:

Shtetas shqiptar:

1- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë

2- Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë

3- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë.

Aldi Zonja

4- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë

5- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë

6- Ismail Abdurrahmani,  51 vjeç, banues në Shkodër

7 – Baki Huqi,  57 vjeç, banues në Durrës.

Baki Huqi

Shtetas të huaj:

1- Hiwlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian

2- Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian

3- Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian.

Laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare. Droga vinte e fshehur në lëkura të kriposura bagëtish përmes portit të Durrësit dhe aeroportit, dhe në laboratorin në Qerekë përpunohej nga ekspertët nga Kolumbia e Venezuela.

Provat e sekuestruara përfshijnë:
-Material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024;
-6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë;
-36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro);
-89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës;
-Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie;
-22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;
-3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, e konsideron operacionin si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri:

“Ky hetim është dëshmi e qartë se SPAK është i përkushtuar për të ndjekur dhe goditur rrjetet kriminale që kërcënojnë sigurinë dhe drejtësinë në vendin tonë. Suksesi i deritanishëm i këtij procedimi penal tregon se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete.”

Ndërkohë, prokurori i çështjes, Adnan Xholi, theksoi rëndësinë e përdorimit të mjeteve të posaçme të hetimit në zbardhjen e këtij rrjeti:

“Ky hetim na ka treguar një model të ri dhe kompleks të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku ekspertiza e huaj kombinohet me elementët lokalë për të ngritur një sistem të integruar kriminal. Goditja e këtij rrjeti është një sinjal i fortë për të gjithë ata që mendojnë se mund të operojnë të pandëshkuar.”

gijotina.com/

Etiketa: i arrestuarKryesore1QerekëSpak

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Shqipëri-Çeki, Sylvinho dërgon në tribunë katër futbollistë, ja llogaritë në prag të sfidës

Shqipëri-Çeki, Sylvinho dërgon në tribunë katër futbollistë, ja llogaritë në prag të sfidës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com