GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Krimi si normalitet ditor dhe bonus elektoral

13:11 - 17/11/24
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Krimi si normalitet ditor dhe bonus elektoral
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

“ Pushteti është gjithmonë i rrezikshëm. Ai tërheq më të poshtrit dhe korrupton më të mirët. Pushteti u jepet vetëm atyre që janë të gatshëm të poshtërohen për ta marrë atë. », thotë Ragnar Lothbrok.

Rrokullisja e sundimit të ligjit në një thertore, dalja si forcë e parë kontrolli, e krimit të organizuar, MAFIA-s, ka mbjellë një kaos në Shqipëri, të pa-hasur askund tjetër gjithnjë e më mbytës.

Si po ndodh?!

Në fillim hodhën para për të blerë mostrazim nga pushteti. Në 2013-ën, u rrit oreksi. Gjetën shteg të bëhen pjesë. Me ardhjen e Ramës, të fortët, njerëz me rekorde kriminale u rekrutuan elektoralisht. Kryetar bashkie, deputetë, administratë. Tani Ata, futën përfaqësuesit e tyre në zyrat publike. Eh siç dihet oreksi shtohet duke ngrënë. Në përpjekjen për të vënë vetulla ne nxorëm sytë. U sajua e quajtura Reformë në Drejtësi. Një gjellë e gatuar dhe paguar nga “Soros” deri në detaje. Nënshtetësia amerikane e Xhorxh dhe Aleks tutorëve të këtij produkti, nuk e bëri mallin e së drejtës, made in USA ku i vetmi produkt amerikan bio i investuar ishte dollari.

U larguan prokurorë e gjyqtarë. U quajt vetting. Kishte vend për të ndërhyrë sigurisht. Por shihni dosjet Sky-Enchochat. Çdo kërkesë e bandave për të shkarkuar apo lënë në detyrë një njeri të drejtësisë konfirmohej. Rritën përqindjen e tyre në bashki parlament administratë e drejtësi. Policinë e Shtetit nga eksperimenti “Tahiri” e morën thuajse nën kontroll si drejtim. Sot kanë titullarin një nga të investuarit kryesorë. U bënë Zotër elektoralë. Pëllumb Gjoka korrte mandate. Shpërblehej si investitor strategjik. Çyrbja në Durrës dëshmon se si bandat bënin renditjen në listën e deputetëve dhe Rama firmoste dakord. Ekonominë e kanë zaptuar në çdo qindarkë. Pronën publike e kanë vjedhur në çdo metër. Benet Becit, seftexhiut socialist, i dalin hesapet e vjetra, kur ka rënë nën kontrollin e bandës së qytetit. Në qeli janë një duzinë deputetë, bashkiakë e ministra. Të pandehur nga qeveria janë shumë më tepër rrugës për qeli. Becchetti mori 110 milionë euro para tonat, falë kriminalitet të sjelljes së KM, sekretarit të tij dhe Kryebashkiakut. Në çdo vend ku nuk ka SPAK, të tre zyrtarët e shërbyer si provë e humbjes së gjyqit, do të ishin të pandehur. Në muajt e mbetur deri në zgjedhje Mafia jo sekrete po ruhet nga pushteti ortak duke ndikuar mbi drejtësinë. Ata po bëhen gati për darkën e fundit të pushtetit. Nëse ia dalin, përkon me darkën e fundit të ekzistencës së shtetit.

Po PD dhe Opozita?!

Nuk ka shumë sekrete. Mos presin se do të kandidojë Trump në Shqipëri e Rama do ikë i bindur. Duhet program. Duhet zbritur te njerëzit. Se kërkohet falje për ca gomarllëqe e gomerë në të shkuarën nuk bëhet keq. Përfaqësues që t’i dojë elektorati, votuesi, jo thjesht udhëheqja partiake. Të jenë jashtë “Sigurimit” e “Soros” Të mos arnojnë rrobat e grisura, së paku pa i larë më parë. Mos gënjehen me biznese natën me pushtetin e akuza ditën. Duhen bindur njerëzit se nuk do të ketë hajdutë, përfaqësues bandash, zara ambasadash, ekonomia do u kthehet, shërbimet nga taksat po do i marrin. Ka lënë Rama aq shumë arsye e punë pa bërë, aq shumë krim rreth vetes, sa teprojnë shanset për ta mundur.

Etiketa: bonuskrimi

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Rama firmosi për ndërtimin e kullave në 2007, SPAK nuk e përmend në dosje

Jamarbër Malltezi padit në SPAK Edi Ramën dhe Taulant Ballën: Abuzuan me...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26

Zyrtarisht, detyra e Presidentit të Kosovës i ka kaluar kryeparlamentares Albulena Haxhiu, pasi Vjosa Osmanit i përfundoi sot mandati. Akti...

Lexo më shumë
Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

Liverpool rëndohet psikologjikisht para ndeshjes me PSG, humbje e thellë me City-n

16:13 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

SPAK, hetime suprizë për Aeroportin e Vlorës, nën akuzë 3 zyrtarë të Komisionit të Tenderit

14:16 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com