Një 20 vjeçar, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga në autostradën “Durrës-Tiranë”.,
Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari, Sabri Kreka ka humbur jetën në vendin e aksidentit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi S. K., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Discussion about this post