GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasje me thikë pranë shkollës në Tiranë/ Humb jetën 14-vjeçari, plagoset një tjetër – Saga e krimeve në shkolla

15:35 - 18/11/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasje me thikë pranë shkollës në Tiranë/ Humb jetën 14-vjeçari, plagoset një tjetër – Saga e krimeve në shkolla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një sherr mes adoleshentëve i ndodhur mesditën e sotme pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, ka përfunduar me vdekjen e një 14-vjeçari dhe plagosjen e një tjetri.

Në konflikt, sipas të dhënave paraprake, janë përfshirë tre bashkëmoshatarë pas përfundimit të orarit të mësimit.

“Rreth orës 13:10, në rrugën ‘Qema Stafa’, rreth 200-300 metra larg shkollës ‘Fan Noli’ janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.  Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njoftoi policia.

Pamje nga vendngjarja

Burime policore, ende të pakonfirmuara zyrtarisht, thanë për “Gijotinën” se të paktën dy nga adoleshentët e përfshirë në konflikt ishin nxënës në shkollën “Fan Noli”.

Shkollat vend krimi

Rasti i sotëm ishte më i rëndi i një serie krimesh kundër jetës që kanë ndodhur së fundmi në shkollat e vendit, apo kanë pasur protagonistë nxënës.

Disa ditë më parë, në zonën e Bregut të Lumit, konflikti mes dy 14-vjeçarëve me njeri-tjetrin në shkollën 9-vjeçare “Kolë Jakova” ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre me mjet prerës.

Të njëjtën ditë, një tjetër plagosje me thikë u raportua jashtë ambienteve të një shkolle në Korçë, ku një 16-vjeçar u sulmua pasi mbaroi mësimin nga disa persona.

Gati tre javë më parë, policia raportoi se një nxënës 18-vjeçar u plagosur me thikë në oborrin e gjimnazit “Shote Galica” në Fushë-Krujë, në vazhdën e një konflikti me një bashkëmoshatar.

Ndërsa në Shtator, Policia raportoi për një plagosje me mjet prerës së një nxënësi 15-vjeçar gjatë një konflikti në oborrin e shkollës private “Mrekullia” në kryeqytet.

Që prej nisjes së vitit shkollor, Policia ka shpërndara në disa raste njoftime për rritjen e prezencës në institucionet arsimore me qëllim shtimin e sigurisë. Pavarësisht kësaj, krimet kundra jetës, si plagosjet me armë të ftohta, vijojnë të ndodhin, ndërsa rasti më i rëndë me një bilanc me një të vdekur dhe një të plagosur u shënua këtë të Hënën.

Lexo edhe:

Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës, opozita kërkon dorëheqjen e Manasirliut

Etiketa: Kryesore1ShkollaTiraneVrasje

Lajme të lidhura

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër
Aktualitet

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara
Aktualitet

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Para
Mori ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, SPAK dërgon për gjykim ish-kreun e IMT

Mori ryshfet për të favorizuar një ndërtim pa leje, SPAK dërgon për gjykim ish-kreun e IMT

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”/ Zemra Kuqezi & Lojtari i vitit i Kombëtares, dy trofetë për legjionarët
Breaking Views

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025”/ Zemra Kuqezi & Lojtari i vitit i Kombëtares, dy trofetë për legjionarët

15:31 - 14/12/25

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025” që do të mbahet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit do...

Lexo më shumë
“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com