GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tjetërsuan 7500m2 tokë dhe ja shitën nipit të Sadri Abazit, dënohet Ymer Marku dhe 3 zyrtarët e tjerë

09:28 - 21/11/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Tjetërsimi i 7500 m2 tokë, lihet në qeli ish-kryekomunari Ymer Marku me dy të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është dënuar me 10 muaj e 20 ditë burgim Ymer Marku, ish-kryetari i komunës së Bërxullës, ndaj të cilit prokuroria e Tiranës ngriti akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Marku, u arrestua nga policia e Tiranës në 15 Prill 2024, pas urdhrit të lëshuar nga prokurori, Adriano Dyrmishi. Por tashmë ai është liruar nga qelia, duke e konsideruar të përfunduar dënimin.

Vendimi për dënimin e ish-zyrtarit të PD në komunën Bërxullë, është dhënë nga gjyqtarja e Tiranës, Oltjona Goxha, e cila fillimisht deklaroi fajtor dhe dënoi me 1 vit e 4 muaj Ymer Markun.

Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje dënimi duke u dënuar përfundimisht me 10 muaj e 20 ditë burgim.

Njëherësh në këtë dënim, gjykata ka aplikuar dhe pezullimin e mbajtjes së funksioneve publike për një periudhë dy vjeçarë për Ymer Markun.

Ndërkohë, përmes këtij vendimi fajtor është deklaruar dhe ish-kryetari i komunës Bërxullë, Agim Loci, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u dënua përfundimisht me 10 muaj burgim, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Ky dënim me burgim është pezulluar nga gjykata duke urdhëruar që Loci ta vuajë dënimin me kushtin që brenda një afati 6 mujor të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale dhe mos shoqërohet me persona të dënuar.

Më të njëjtën masë dënimi me 10 muaj burgim është dënuar dhe Kujtim Balliu, I cili akuzohej për “Shpërdorim detyre”.

Ndërsa Kujtim Allmeta është dënuar me 4 vite burgim për akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Por edhe ky dënim me burgim është pezulluar nga gjyqtarja Oltjona Goxha, e cila ka vendosur që kohën e mbetur të vuajtjes së dënimit Kujtim Allmeta, ta vuajë me shërbim prove.

Ky është vetëm rasti i parë i dokumentuar nga prokuroria e Tiranës për tjetërsimin e pronave, pasi ka dhe raste të tjera që janë kallëzuar kundër ish-kryetarit të Komunës, “Bërxullë”, Ymer Marku dhe që po hetohen nga prokuroria.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se zyrtarët lejuan përvetësimin e 7500m2 tokë me dokumente të falsifikuara.

Ndaj tre ish-kryetarëve të komunës Bërxullë është ngritur akuza e “Shpërdorimit të detyrës” dhe për përfituesin Kujtim Allmeta, u ngrit akuza e “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Sipas prokurorisë, Ymer Marku, Kujtim Balliu dhe Agim Loci në bashkëpunim me njëri-tjetrin, lejuan përfitimin e paligjshëm nëpërmjet falsifikimit të 7500 m2 tokë në Bërxullë nga Kujtim Allmeta, i cili më pas e shiti në vlerën 10.000.000 lekë, tek Arbër Abazi, nip i deputetit Sadri Abazi.

Bazuar në veprimet hetimore, deklarimet e marra, provat e mbledhura dhe ekspertimi i kryer, prokuroria arriti në konkluzionin se Allmeta ka kryer krimin e falsifikimit me pasoja të rënda për personat e tretë.

Nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, ai është pajisur me çertifikatë pronësie për pasurinë në Bërxullë 7500m2 dhe më pas në vitin 2020 e shiti duke përfituar shumën prej 10.000.000 lekësh.

Po kështu, nga hetimet rezultoi se të pandehurit, Ymer Marku, Kujtim Balliu dhe Agim Loci, konsumuan veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi kryen veprime në kundërshtim me ligjin.

Këta punonjës me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë cenuar interesat e personave të tretë për shkak të dëmit të konsiderueshëm ekonomik që u ka ardhur si pasojë e tjetërsimit të paligjshëm të pasurisë së tyre.

Kujtim Balliu, nga muaji korrik 2011 deri në shtator 2015 ka mbajtur postin e Përgjegjësit të Zyrës së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, në Komunën Bërxullë, duke ndërvepruar me ish-zyrtarët e tjerë, mes tyre dhe ish-kryetarin e Komunës dhe punonjësin tjetër, përpiloi shkresat për regjistrimin e pasurisë në emër të Allmetës pa kryer verifikimin e dokumentacionit. Me kërkesë të prokurorisë, 7500 m2 tokë e përfituar me dokumente të falsifikuara është sekuestruar.

/Ora News/

Etiketa: Sadri AbaziYmer Marku

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Ish-kreu i policisë së Shkodrës padit për shpifje deputetin Gazment Bardhi

Ish-kreu i policisë së Shkodrës padit për shpifje deputetin Gazment Bardhi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com