GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Moti i keq shkakton probleme edhe në Kukës, bien gurë dhe inerte në rrugë

11:24 - 22/11/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Moti i keq shkakton probleme edhe në Kukës, bien gurë dhe inerte në rrugë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moti i keq, me reshje shiu dhe erë të fortë përgjatë 24 orëve të fundit ka shkaktuar një sërë problematikash në qarkun e Kukës.

U mësua se energjia elektrike mungon në disa fshatra të bashkisë Kukës, konkretisht në Njësitë Administrative, Shishtavec, Topojan, Zapod, Kolsh Surroj dhe Malzi. Në Bashkinë Has, pa energji janë Njësitë Administrative Golaj, Gjinaj. Në bashkinë Tropojë, Njësitë Administrative Lekbibaj, Bujan Llugaj, Bytyç Fierzë dhe Tropojë e Vjetër.

Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile si pasojë e reshjeve të shiut të gjitha akset nacionale rrugore kanë qenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.

Subjektet kontraktore gjatë gjithë kohës kanë vazhduar punën me të gjitha kapacitetet për mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë në kontratë. Sipas KMC-së të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme dhe pa probleme.

Nga bashkia Kukës, Has dhe Tropojë, nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente shëndetësore e sociale tek banorët. Por pavarësisht reshjeve të shiut nuk mund të flasim për përmirësimin e situatës hidrike në liqenin e Fierzës. Ka një shtim të prurjeve në 300 metra kub në sekondë, po pa ndikim në rritjen e nivelit të ujit të ujëmbledhësit më të madh të kaskadës së Drinit. Liqeni i Fierzës, ka një rënie me të paktën 7 metra, krahasuar me mesin e tetorit ku niveli ishte 269 metra ndonëse prurjet ishin minimale 40 metra kub në sekondë. Aktualisht sipas KESH niveli I ujit në liqenin e Fierzës është 262.35 metra. Hidrocentrali i Fierzës, nuk kanë në punë asnjë turbine, nga katër gjithsej, për prodhimin e energjisë elektrike. Për të plotësuar nevojat e konsumit në një kohë kur liqeni I Fierzës po shkon drejt zbrazjes së plotë, energjia elektrike po sigurohet nga hidrocentralet e tjera dhe importi i saj .

Situata aktuale me mungesë kaq të theksuar të sasisë se ujit në liqenin e Fierzës nuk është normale për periudhën aktuale në prag dimri, ku përgjithësisht reshjet e shiut janë të kufizuara ndërsa reshjet e dëborës me aq sasi që bien nuk ndikojnë në masë për të përmirësuar apo rritur në kuotat optimale nivelin e ujit në basenin më të madh ujëmbledhës.

Etiketa: KukësMoti

Lajme të lidhura

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Para
353 milionë lekë abuzim me fondet e rindërtimit, gjykata vendos për zyrtarët e Bashkisë së Rrogozhinës

Tjetërsimi i 14 mijë m² tokë në Gjirin e Lalëzit, lihet në burg ish-drejtori i Hipotekës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka
Breaking Views

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

Një hendek gjithnjë e më i madh po regjistrohet në bankat e vendit tonë midis kursimtarëve të mëdhenjtë dhe atyre...

Lexo më shumë
Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

Ulet akciza, por jo çmimi i naftës! Qeveria: Me çmimi faktik 233 l/litri, u ul me 9.5 lekë!

21:02 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com