GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kushtetuesja sqaron kërkesën e Berishës, ja kur do merret vendimi për ‘arrestin e shtëpisë’/ Kreu i PD: Gjyqtarët u morën peng

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kushtetuesja sqaron kërkesën e Berishës, ja kur do merret vendimi për ‘arrestin e shtëpisë’/ Kreu i PD: Gjyqtarët u morën peng
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar vendimin e saj për ish-kryeministrin Sali Berisha për të cilin vlerësoi se ndalimi i tij nga SPAK ishte bërë në përputhje me ligjin dhe se nuk kishte nevojë për autorizim nga Kuvendi.

Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se është shprehur vetëm për dy masat e dhëna ndaj Sali Berishës që ishin “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, ndërkohë që masa aktuale “arrest në shtëpi” do të shqyrtohet në një seancë tjetër.

Reagimi i Gjykatës Kushtetuese

“Duke marrë shkas nga lajmet dhe opinionet në media dhe portale, në lidhje me vendimmarrjen e djeshme të Gjykatës Kushtetuese, sqarojmë se vendimi i referohet masave të sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë vendit’, dhe jo shqyrtimit të masës ‘arrest në shtëpi’.

Sikurse u deklarua dhe në Konferencën për shtyp të Kryetares Zaçaj, ju sqaroj se për sa i takon vlerësimit të masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’, kërkesa në lidhje me këtë masë është regjistruar në Gjykatë, në datën 18.11.2024, dhe do të jetë objekti një shqyrtimi tjetër gjyqësor sipas afateve dhe rregullave të parashikuara në ligj“, thuhet në reagimin e gjykatës një ditë pas vendimit.

Sipas legjislacionit në fuqi, gjykata e shqyrton ankimin brenda tre muajve nga data e depozitimit të kërkesës.

Berisha: Gjyqtarët u morën peng

Sali Berisha tha se Gjykata Kushtetuese me vendimin që mori për të hedhur poshtë ankimimin e tij për masën e sigurisë ndaj tij miratuar nga Gjykata Kushtetuese, u bë pjesë e një grushti shteti dhe grabitjes së pushtetit të Parlamentit.

“Gjykata shkroi jo vetëm kushtetutën, por edhe kartën universale të të drejtave të njeriut, konventën Europiane të të drejtave të njeriut dhe një seri vendimesh të Gjykatës së Strasburgut. Ajo gjykatë për të mbrojtur grushtin e shtetit, përvetësimin e pushtetit të parlamentit për llogari të kryeministrit nga mercenarë, gjyqtarë dhe prokurorë, shkoi gjer në shkallën absurde të shpallë lirinë e lëvizjes si, jo një liri individuale. Dhe sipas saj, liria e lëvizjes nuk është, nuk përfshihet në liritë personale, apo individuale. Nuk mund të ketë akt më poshtërues për një jurist që ka alfabetin e ligjit dhe kushtetutës”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se i ka marrë peng gjyqtarët, përmes përgjimeve. “Shqiptarët duhet ta dinë, se afërmendshi regjistron dhe ka përdorur dhe përdor të gjitha mënyrat për të marrë peng gjykatës dhe prokurorë të tjerë. Ndërkohë që Skapistët janë grupi më i kompromentuar, më i korruptuar, janë organizatë e vërtetë kriminale, por ata askush nuk i regjistron. Ky përdor, të gjitha praktikat antiligjore, si presione, përfshi edhe ato që i ndalon ligji, çështjet intime dhe çështjet familjare”, shtoi Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1kushtetuese

Lajme të lidhura

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj
Aktualitet

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj

15:24 - 04/08/26
U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’
Aktualitet

U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

15:03 - 04/08/26
Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq
Aktualitet

Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

14:12 - 04/08/26
Para
Mediat në Itali: Fiorentina ofron 10 mln euro për Cristian Shpendin

Mediat në Itali: Fiorentina ofron 10 mln euro për Cristian Shpendin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26

Lionel Messi ka bërë një gjest humanitar, duke dhuruar 80 mijë euro për të ndihmuar banorët e prekur nga zjarret...

Lexo më shumë
Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj

15:24 - 04/08/26
U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani nga Maqedonia e Veriut: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

15:03 - 04/08/26
Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera

Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera

14:49 - 04/08/26
Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

Shkarkimi nga detyra/ I besuari i Prodës, Uljan Shpataraku çon Policinë e Shtetit në gjyq

14:12 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com