GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj sapo e inauguroi, prishet tartani i “Akademisë së biçikletave”, i jep Artan Topit 28 MLN lekë pa garë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Fjala “akademi” është trendi në fjalorin politik shqiptar. Duket një nivel më i lartë se sa “kurset”. Politikanët duken si fëmijët që kanë mësuar një fjalë të re.

Fjala “akademi” është trendi në fjalorin politik shqiptar. Duket një nivel më i lartë se sa “kurset”. Politikanët duken si fëmijët që kanë mësuar një fjalë të re.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fjala “akademi” është trendi në fjalorin politik shqiptar. Duket një nivel më i lartë se sa “kurset”. Politikanët duken si fëmijët që kanë mësuar një fjalë të re. Kështu, janë krijuar vitet e fundit akademi politike të atashuara tek partitë, akademi për barinjtë, për programime, për turizëm, për gjithçka që të shkon mendja.

Ndërsa autoshkollat e quajnë programin “kurs për mësimin e automjetit”, kryebashkiaku Erion Veliaj inauguroi Akademinë e Biçikletave. Për ata që nuk e dinë biçikletën, akademia ndodhet pranë stadiumit ‘Air Albania’. Dikur aty ishte një park ku pushonin të moshuarit e luanin fëmijët, madje kishim mundësi të mësonin biçikletën të ndihmuar nga të afërmit, ashtu sikur e kemi mësuar ne të gjithë.

Por Veliaj shpiku Akademinë e Çiklizmit, e cila deri më tani iu ka kushtuar qytetareve të Tiranës 900 milionë lekë. Ndërsa tani është hapur një tjetër tender për të derdhur para të tjera në këtë projekt, që shërben vetëm për të bërë foto Veliaj.

Red Flag

Edhe pse sikur thamë  kjo akademi është hapur në qershor, pas 5 muajsh i është dëmtuar pjesa e tapetit poshtë. Veliaj nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë, por menjëherë ka hapur garën për tenderin me objekt “F.V rinovimi i shtresës së tartanit në Akademinë e Çiklizmit” dhe për të rinovuar këtë shtresë do të shpenzohen 28 milionë lekë (me TVSH). Gara ka qëndruar e hapur deri më datë 5 nëntor 2024 dhe në të njëjtën ditë janë mbajtur procedurat.

Tenderi është thjesht një procedurë fiktive, sepse Veliaj e ka dhënë porosinë se kujt do t’i jepen këto lekë.

Nga 5 oferta të dorëzuara, komisioni i tij kaloi për në procesin e fundit vetëm ofertën e firmës ”ARTEO 2018”, në pronësi të Artan Topit. Kjo ishte oferta më e shtrenjtë, me vlerë sa fondi limit, çka ligjërisht nuk e bënte prioritare për fituese. Ndërkohë ofertat e tjera ishin në vlerë 18 milionë lekë ose 19 milionë lekë, por Veliaj i ka skualifikuar për “mungesë dokumentacionesh”.

Kontrata që i është dhuruar Topit, u bë publike më 19 nëntor 2024 në Agjencinë e Prokurimeve Publike. Ndërkohë ky tender është vlerësuar me “Flamurin e Kuq”, shenjë që tregon riskun e korrupsionit. Monitoruesi e përshkruan veprimin e Bashkisë Tiranë me fjalët “skualifikim i të gjithë operatorëve ekonomikë përveç fituesit”.

 

Shpenzimet pa kufi

Sakaq ju kujtojmë se në gusht të vitit 2021, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit me urdhër nga Veliaj hapi tenderin me objekt Tirana Akademi e Çiklizmit (Ndërtim Montim)”.  U dhanë pa garë 115 milionë lekë për montimin e pajisjeve.

Më datë 12 dhjetor 2022, kryebashkiaku ka firmosur dokumentet për ndërtimin e akademisë që kishte si objekt “Shkolla e biçikletave, për grupmoshat 7-10 vjeç”.

 

Është regjistruar edhe tenderi 32 milionë lekë për kolaudim punimesh. Pa mbushur mirë vitin kryerja e këtyre punimeve, i shtohen edhe 28 milionë lekë për përmirësime! Lali Eri duhet t’iu japë llogari fëmijëve të kryeqytetit, përse i shpërdoron lekët në emrin e tyre.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

 

Etiketa: abuzimabzuim me tenderaaferaakademiae bicikletaveBashkia Tiraneoferta me e strenjteopen data albaniashpenzimetendertendera pa gareVeliaj

Lajme të lidhura

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Para
Protesta e PD shkon në Parlamentin Europian, ja emrat e deputetëve që do të udhëtojnë drejt Strasburgut

Opozita cakton ditën e protestës së radhës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com