GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Shtëpitë e Kranes rrezikojnë të shemben, Romeo i Finiqit bën pazarin e 84 MLN lekëve

13:33 - 22/11/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bënë pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu kanoset qytetarëve

Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bënë pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu kanoset qytetarëve

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bën pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu kanoset qytetarëve. Më datë 15 nëntor 2024, Bashkia Finiq ka zhvilluar tenderin me objekt “Ndërtim muri mbajtës në shkarjen e fshatit Krane”, për të cilin janë vënë në dispozicion 84 milionë lekë.

Por edhe në këtë rast kryetari bën pazare për kontratën që t’i shkojë firmës së favorizuar prej tij.

Në dokumentet e projektit, bashkia thekson se bëhet fjalë për një ndërhyrje urgjente, pasi ndodhen disa shtëpi vetëm 6 metra larg shembjes dhe reshjet e rrëmbyeshme të shiut po e përkeqësojnë gjendjen.

“Shkarja ndodhet ne një terren kodrinor te thyer, dhe nevoja e kësaj ndërhyrje është emergjente ,pasi rrezikohen shtëpitë qe ndodhen mbi këtë shkarje ne një largësi prej 6m”, përshkruhet në dokument.

 

Ndërhyrja urgjente duhet të ishte bërë me mjetet e bashkisë dhe të mos pritej kaq gjatë, por kryetari ka zgjedhur të zhvillojë këtë tender.

“Gara” qëndroi e hapur 2 javë dhe menjëherë kanë dorëzuar ofertat 5 kompani, por komisioni i caktuar nga Çakuli nuk është marrë me shqyrtimin e ofertave.

Me një të rënë të lapsit janë eliminuar 4 oferta dhe i është hapur rruga firmës “ILIRIA/D”, e cila kishte propozimin më të shtrenjtë, me vlerë 80 milionë lekë. Që këtu u bënë shkeljet e para: Skualifikimi i të gjitha ofertave (përveç fituesit) pa argumente ligjore dhe favorizimi i ofertës më të shtrenjtë.

 

Këtë mënyrë abuzive u vulos më 15 nëntor 2024 kontratën e tenderit, pa zhvilluar asnjë garë.

Open Data Albania e vlerëson tenderin me “Flamur të Kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit. Por edhe më alarmant dhe i patolerueshëm është fakti që kryebashkiaku prej disa muajsh ka lënë në rrezik banesat që janë shumë pranë zonës ku ka rrëshqitje. Në mes të dimrit me reshje u kujtua kryetari të bëjë këtë ndërhyrje?

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimfiniqmurired flagRomeorreshqitjeShembjetender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Berisha për buxhetin: Miliardat i merr Balluku, pensionistët i gënjejnë me bonus

Vendimi i Kushtetueses, Berisha: U morën peng gjyqtarët me përgjime deri edhe intime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Lexo më shumë
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com