GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Grantet për tërmetin, dy bashki kërkojnë fondet për financimin e 590 familjeve

07:43 - 29/12/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Zbardhet raporti, 1.15 miliardë euro hua ka marrë qeveria për rindërtimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shpërndarja e granteve të rikonstruksionit për qytetarët shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 2019-s do të vijojë edhe për 2022.
Komisioni Shtetëror i Rindërtimit miratoi vendimin për shpërndarjen e 200 mln lekë granteve për apartamentet e dëmtuara në Kavajë dhe Vorë. Fondet i disbursohen pushtetit vendor pas miratimit të vendimit nga Këshilli i Ministrave.
Për Kavajën është kërkuar miratimi i fondit me vlerë 184,3 mln lekë për 590 familje sipas kërkesës së paraqitur nga pushteti vendor. Konkretisht për 93 familje apartamentet e të cilëve janë klasifikuar me dëmtime DS1 , t’u shpërndahet fondi me vlerë 9,3 mln lekë. Për 297 familje më dëmtim të shtëpive të klasifikuara në shkallën DS2 t’u shpërndahet fondi me vlerë 74,2 mln lekë dhe për 202 familje me apartamente të dëmtuara DS3 t’u shpërndahet fondi me vlerë 100,7 mln lekë.  për vitin 2020 në qytetin e Kavajës u paguan 996 familje në fondin me vlerë 264 mln lekë. Në total fondi i miratuar ishte 364,6 mln lekë.
Komisioni Shtetëror i Rindërtimit ka kërkuar edhe miratimin e fondit me vlerë 14,9 mln lekë për rikonstruksionin e mjediseve të përbashkëta për 7 pallate në Vorë të klasifikuara me shkallë dëmtimi DS1, DS2 dhe DS3. Në 2020 në Vorë u shpërndanë grante për rikonstruksionin e shtëpive për 869 familje. Fondi i paguar ishte në vlerën e 115 mln lekëve.
Programi për dhënien e granteve të rikonstruksionit parashikon që punimet për dëmtime të klasifikuara, si: DS1, DS2, DS3, të mund të kryhen vetë nga qytetarët me rimbursim shteti. Në total në  11 bashkitë e vendit, sipas Ministrisë të Rindërtimit aplikuan online në 2020 48,708 qytetarë. Nga këto 25,863 janë klasifikuar DS1, DS2, DS3 për rikonstruksionin nëpërmjet granteve, ndërsa 22,845 janë klasifikuar DS4, DS5 dhe do të përfshihen në programet e rindërtimit. Faza e aplikimeve në platformën elektronike zgjati 1 muaj nga 28 janari deri në fund të marsit 2020.
Sakaq Komisioni Shtetëror i Rindërtimit miratoi në muajin nëntor kërkesën e bashkive Tiranë, Durrës, Rrogozhinë, Shijak, Mirditë dhe Kurbin për shpërnadrjen e rreth 6 mld lekë granteve të rikonstruksionit për shtëpi të klasifikuara me dëmtime të shkallës DS1-DS3 dhe DS4.
Për Tiranën Komisioni i Rindërtimit miratoi financimin e fondit “Grante për rikonstruksionin” me vlerë 3,5 mld lekë për ndërtime të klasifikuara me dëmtime DS1-DS3 dhe DS4, për Durrësin 1,7 mld lekë, për Rrogozhinën 624 mln lekë, për Shijakun 158 mln lekë, për Kurbinin 28 mln lekë dhe për Mirditën rreth 6 mln lekë. Sipas vendimit të Komisionit të Rindërtimit pjesa më e madhe e fondit për Tiranën me vlerë rreth 1,1 mld lekë do të përdorej për kryerjen e punimeve për riforcimin e 22 njësive të banimit në pallat të cilat janë klasifikuar si objekte me dëmtime të mëdha strukturore me shkallë dëmtueshmërie DS4 dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para dhe 1,8 mld lekë për rindërtimin nga e para për njësi individuale të banimit.
Ndërsa fondi me vlerë 240 mln lekë do të përdoret për rikonstruksionin e 272 apartamenteve të klasifikuara me dëmtime DS1-DS3. Në Durrës 1,1 mld lekë do të financojnë kryerjen e punimeve për forcimin e 18 njësive të banimit në pallat dhe 473 mln lekë për kryerjen e punimeve për riforcimin e 68 shtëpive individuale. /Monitor/

Etiketa: granterindertimtermeti

Lajme të lidhura

“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali
Aktualitet

“Turp e keni shkatërruar Vlorën!”/ Tregtarët përplasen ashpër me ministren Spiropali

12:15 - 31/01/26
Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm
Aktualitet

Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm

11:20 - 31/01/26
Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?
Aktualitet

Euro kundrejt dollarit në nivelin më të lartë që nga viti 2021, a është rrezik për BE?

09:30 - 31/01/26
Para
Pensioni ushqimor, 3000 prindër refuzojnë detyrimet ndaj fëmijëve

Paditë për divorc, gratë e kërkojnë më shumë ndarjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!
Sport

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26

Partizani dhe Elbasani kanë ndarë pikët pas një dueli me drithërima deri në sekondat e tij, ku ndodhi pothuajse gjithçka,...

Lexo më shumë
Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com