GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohet ‘streha e kokainës’ në Itali, mes dy të arrestuarve edhe 1 shqiptar

09:35 - 24/11/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohet ‘streha e kokainës’ në Itali, mes dy të arrestuarve edhe 1 shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia zbuloi një strehë ku ruhej e përgatitej kokaina që shpërndahej në Italinë e Veriut, në një apartament në Sorisole, provinca e Bergamos. Agjentët sekuestruan 40 pako kokainë me peshë rreth një kilogram secila, të vendosura mbi tryezën e kuzhinës, si dhe 25 pako të tjera të fshehura në strukturën e divanit të dhomës së ndenjes.

Gjithashtu, u gjet edhe një shumë prej 6,570 eurosh në para cash

Policia ndoqi lëvizjet e një 37-vjeçari shqiptar, i cili përdorte furgonë të marrë me qira për të transportuar drogën. Të martën e kaluar, (19 nentor) me ndihmën e policisë rrugore të Arcore, ai u ndalua pranë daljes së autostradës A7 Milano-Gjenova, afër pikës së Assagos në Milano. Brenda një kompresori ajri, i cili ishte ngarkuar në automjet, agjentët gjetën një pako një kilogramëshe me kokainë.

Shoferi kishte me vete një çelës, që i çoi hetuesit në apartamentin e Sorisole-s, ku, përveç drogës dhe parave, gjetën edhe pajisje për paketimin e drogës, një makinë vakumi, një peshore precize, një peshore tjetër më e madhe, një bllok shënimesh me kontabilitetin e trafikut të drogës dhe një makinë për numërimin e parave.

Gjatë kontrollit në oborrin e ndërtesës, agjentët panë një person të dytë, një shqiptar 30-vjeçar, i cili nuk mundi të shpjegonte praninë e tij aty, por mbante një çelës të apartamentit. Për këtë arsye, edhe ai u arrestua.

Në total, u sekuestruan rreth 76 kilogramë drogë, të ndarë në pako me logo të ndryshme. Me urdhër të prokurorëve përkatës nga Prokuroritë e Milanos dhe Bergamos, 37-vjeçari u dërgua në burg në Milano, ndërsa 30-vjeçari në Bergamo. Gjykata ka konfirmuar arrestimin për të dy.

Etiketa: ItaliKokaineShqiptar

Lajme të lidhura

Kërkohet arrestimi/ SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, kriminelët kërcënuan dëshmitarët në emër të saj
Aktualitet

Kërkohet arrestimi/ SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, kriminelët kërcënuan dëshmitarët në emër të saj

13:30 - 23/02/26
Protestë më 28 Shkurt, Berisha: Dita e triumfit  të shqiptarëve mbi hajdutët, nuk do të jetë si ato që keni parë
Aktualitet

Protestë më 28 Shkurt, Berisha: Dita e triumfit të shqiptarëve mbi hajdutët, nuk do të jetë si ato që keni parë

13:21 - 23/02/26
“Sikur janë bërë me kashtë”/ Berisha: Nuk ka mbetur rrugë e ndërtuar nga Rama-Balluku që të mos jetë shembur
Aktualitet

“Sikur janë bërë me kashtë”/ Berisha: Nuk ka mbetur rrugë e ndërtuar nga Rama-Balluku që të mos jetë shembur

13:10 - 23/02/26
Para
“Nuk po rezistoja dot më…”, Einxhel zbulon detaje nga lidhja me Dagz

“Nuk po rezistoja dot më...”, Einxhel zbulon detaje nga lidhja me Dagz

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkohet arrestimi/ SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, kriminelët kërcënuan dëshmitarët në emër të saj
Aktualitet

Kërkohet arrestimi/ SPAK: Ka prova të reja për Ballukun, kriminelët kërcënuan dëshmitarët në emër të saj

13:30 - 23/02/26

Vijon ende mbledhja në Këshillin e Mandateve ku po diskutohet në lidhje me imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilën...

Lexo më shumë
Protestë më 28 Shkurt, Berisha: Dita e triumfit  të shqiptarëve mbi hajdutët, nuk do të jetë si ato që keni parë

Protestë më 28 Shkurt, Berisha: Dita e triumfit të shqiptarëve mbi hajdutët, nuk do të jetë si ato që keni parë

13:21 - 23/02/26
“Sikur janë bërë me kashtë”/ Berisha: Nuk ka mbetur rrugë e ndërtuar nga Rama-Balluku që të mos jetë shembur

“Sikur janë bërë me kashtë”/ Berisha: Nuk ka mbetur rrugë e ndërtuar nga Rama-Balluku që të mos jetë shembur

13:10 - 23/02/26
Berisha paralajmëron Ballukun: Edhe prapa diellit të shkosh, do të të rikthejmë në Shqipëri

Berisha paralajmëron Ballukun: Edhe prapa diellit të shkosh, do të të rikthejmë në Shqipëri

12:56 - 23/02/26
Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura

Kosova ndërton me standarde evropiane, Shqipëria përballet me dështime të përsëritura

12:53 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com