GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prona në Tiranë e Durrës, prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të biznesmenit të kokainës

11:49 - 27/11/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Prona në Tiranë e Durrës, prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të biznesmenit të kokainës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Fierit njofton se ka kërkuar në gjykatë sekuestrimin e disa pasurive që kapin vlerën mbi 1 milion euro.

Sipas Prokurorisë, “në kuadër të procedimit pasuror nr. 5, të vitit 2024, të nisur kryesisht, nga hetimet pasurore u provua se disa prej pasurive në pronësi dhe posedim të shtetasit N.Gj dhe familjarëve të tij e kishin burimin në veprimtarinë kriminale të kryer prej këtij shtetasi”.

Personi të cilit akuza i referohet në njoftimin për mediat me iniciale N.GJ. është Nikolin Gjolena, i cili rezulton bashkëpronar i një kompanie me objekt “aktivitete te ndryshme ne fushën e ndërtimit” – për të cilën prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e kuotave.

Pasuritë për të cilat prokuroria kërkon sekuestrimin në Gjykatën e Fierit:

  1. Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 100 m2, ndodhur në objektin “Godinë banimi e shërbimi 2-7-10 kate me garazh (nën tokë)-kati përdhe dyqane”, Durrës;
  2. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 60,5 m2, Plazh/13, Durrës;
  3. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 62 m2, Plazh/13, Durrës;
  4. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 91,6 m2, Plazh/13, Durrës;
  5. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 71,2 m2, Plazh/13, Durrës;
  6. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 70 m2, Plazh/13, Durrës;
  7. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 88,5 m2, Plazh/13, Durrës;
  8. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76,8 m2, Plazh/13, Durrës;
  9. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 76 m2, Plazh/13, Durrës;
  10. Pasuri e llojit “njësi”, me sipërfaqe 165 m2, Plazh/13, Durrës;
  11. Pasuri e llojit “njësi”, sipërfaqe 60 m2, Plazh/13, Durrës;
  12. Pasuri e llojit “apartament”, me nr. 27, me sipërfaqe 75,7 m2, Tiranë;
  13. Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103,2 m2, Tiranë;
  14. Pasuri e llojit “apartament”, me nr. 44, me sipërfaqe 80,6 m2; Tiranë;
  15. Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 12, me sipërfaqe 40,3 m2, Tiranë;
  16. Pasuri e llojit “garazh”, me nr. 13, Tiranë;
  17. Pasuri e llojit “apartament”, me nr. 5/449+2-15, me sipërfaqe 68,85m2, Tiranë;
  18. Pasuri e llojit “ndërtesë”, me nr. 6/319/ND, me sipërfaqe 115,8 m2, Tiranë.
  19. Pasuri e llojit “apartament”, me nr. 3/138+1-2, me sipërfaqe 83,1m2, Tiranë.
  20. Kuotat e shoqërisë “Erini-2013” sh.p.k.

Kokaina nga Kolumbia

Nikolin Gjolena është një ndër personat e dënuar për procedimin penal që goditi një grup që trafikonte kokainë nga Kolumbia në Shqipëri. Mes të dënuarve të kësaj çështje ishte edhe ish-kryetari i ish-Komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku. Ai bashkë me dhjetë persona të tjerë, sipas hetimeve, ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që organizuan dhe trafikuan rreth 485.5 kg kokainë nga Kolumbia në Shqipëri.

Më 15 Qershor 2024, Gjykata e Posaçme shpalli vendimin ndaj 11 personave të akuzuar. Trupi gjykues vendosi të deklarojë fajtorë të gjithë të pandehurit dhe i dënoi përfundimisht me 88 vjet e 4 muaj burgim në total. Të pandehurit Nikolin Gjolena, Denilson Çervanaku dhe Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra u dënuan me nga 11 vjet e 4 muaj burgim secili; Viktor Çervanaku me 10 vjet burg; Zenel Çervanaku dhe Redion Meshi me nga 9 vjet e 4 muaj heqje lirie; Enxhi Ferhati, Marildo Rona dhe Bledar Matoshi me nga 8 vjet burgim dhe Julian Malaj me 2 vjet heqje lirie. Malaj është liruar pasi koha e zgjatjes së paraburgimit ishte më e madhe se dënimi i dhënë ndaj tij.

Nga hetimet rezultoi se lënda narkotike është transportuar dhe është fshehur gjatë transportit nëpërmjet një ngarkese me pleh organik artificial, e paketuar dhe ngarkuar në një kontenier, që është transportuar nga Kolumbia në Portin e Pireut, në Greqi dhe më pas në drejtim të Portit të Barit, në Malin e Zi. Nëpërmjet transportit në rrugë tokësore ngarkesa është futur në Shqipëri më 19 shtator 2022 dhe pasi është zhdoganuar në Doganën e Tiranës, është transportuar në fshatin Frakull e Madhe në Fier, ku dhe është kryer sekuestrimi.

Kokaina ka qenë e përzier me “plehun organik” artificial dhe pas mbërritjes së saj në destinacion, organizatorët e trafikut do të gjenin dhe siguronin personat e specializuar që do të mundësonin ekstraktimin e kokainës së pastër, e cila më pas do të tregtohej. Sipas ekspertimit kimik të kryer nga Instituti i Policisë Shkencore, ka rezultuar se nga procesi ekstraktimit do të përfitohej një sasi prej 485.5 kokainë.

Të pandehurit Viktor Çervanaku, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra) dhe Denilson Çervanaku, u akuzuan nga SPAK se ishin personat që kishin krijuar, organizuar dhe drejtuar grupin kriminal. Ata u morën të pandehur për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe“Kryerja e veprave penale nga organizata ose grupi i strukturuar kriminal”.

Të pandehurit Zenel Çervanaku, Enxhi Ferhati, Redion Meshi, Julian Malaj, Bledar Matoshi, Marildo Rona dhe shetasi kolumbian, Samir Rosales Rodriguez u akuzuan si pjesëmarrës në këtë grup kriminal.

Etiketa: Kryesore1Nikolin Gjolenaprokuroria e Fieritsekuestro

Lajme të lidhura

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Para
“Abissnet Superiore”/ Derbi Tirana–Partizani, kryefjala e javës së 15-të

“Abissnet Superiore”/ Derbi Tirana–Partizani, kryefjala e javës së 15-të

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com