GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit, vijon protesta te Ministria e Arsimit

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e 14-vjeçarit, vijon protesta te Ministria e Arsimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas ngjarjes së rëndë pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku u vra me thikë nxënësi 14-vjeçar Martin Cani nga një bashkëmoshatar i tij, qytetarët zhvillojnë sot protestën e tretë radhazi.

Prindër, të rinj, përfaqësues nga shoqëria civile u mblodhën te shkolla “Fan Noli” nga ku  marshuan në drejtim të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

“Martini nuk i përket vetëm familjes Cani, por është i yni dhe i gjithë shqiptarëve të ndershëm. Është hera e tretë që vij në këtë protestë për atë engjëll që e njoha nga ekrani dhe do vij deri në fund. Dy propozimet që kam, do doja të kishim përkrahjen e të gjithëve. Që sot e tutje emri i shkollës të zëvendësohet dhe shkolla të quhet “Martin Cani”. Dhe vetë Fan Noli të ishte gjallë do e pranonte. Në oborrin e shkollës të vendosim shtatoren prej bronzi të Martinit, për të përjetësuar Martinin”, tha një prej prindërve të pranishëm në protestë.

Protestuesit me pankartën “Institucionet e papërgjegjshme vrasin” në duar, kërkojnë dorëheqjen e ministres Manastirliu dhe plotësimin e kushteve për rritjen e sigurisë në shkolla.

“Jam prind i tre fëmijëve, të tre te ‘Fan Noli’. Jemi shumë të shqetësuar nga ngjarja e fundit. Kërkojmë më tepër siguri në shkolla dhe rritje të numrit të psikologëve. Bullizmi dhe armët e ftohta në shkolla duhet të marrin fund njëherë e mirë. Duhet një ndërgjegjësim dhe një edukim më i mirë. Nuk mjafton të marrë dhjeta dhe të jetë ekselent. Ne nuk do ta lëmë deri sa kjo çështje të ketë një zgjidhje, qoftë për hetimin e çështjes, qoftë për rritjen e sigurisë në shkolla”, tha një prind.

Një tjetër prind tha se “kërkojmë siguri për fëmijët tanë në shkolla”.

Kërkesat e shoqërisë civile janë:

  • Plotësimi e 100% të shkollave me psikologë, një psikolog për 200 nxënës.
  • Qëndrimi i nxënësve në hapësirat e shkollës deri në orën 16:00 duke iu afruar programe ushqimi dhe mundësie të bërjes së detyrave në shkollë.
  • Zbatimi i rregullave për heqjen e telefonave në orarin e mësimit duke sanksionuar ata që nuk zbatojnë rregullat.
  • Monitorimin e rreptë të platformave audiovizuale e digjitale, nga autoritetet që dukshëm shërbejnë vetëm për marrjen e rrogës, AMA, AKEP.
  • Për të siguruar bllokimin e përmbajtjen jo etike të dhunshme si në hapësirën digjitale e publike.
  • Caktimi në çdo shkollë i një oficeri sigurie duke rishikuar detyrat dhe rolin e tyre.
  • Krijimi i një sistemi raportimi efektiv të rasteve ku ndërlidhen institucionet përgjegjëse e komuniteti i prindërve.
Etiketa: Kryesore1Ministria e Arsimitprotestevrasja e 14-vjecarit

Lajme të lidhura

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait
Aktualitet

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26
Para
Zëri i Amerikës: Berisha rifiton lirinë e plotë, e konsideronte dënim politik

Zëri i Amerikës: Berisha rifiton lirinë e plotë, e konsideronte dënim politik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend
Aktualitet

Paratë e shqiptarëve shkojnë për të mbajtur administratën shtetërore, se sa për investimet në vend

08:32 - 02/06/26

Shqipëria ka nevoja të mëdha për investime të reja sidomos në infrastrukturën e transportit, por vitet e fundit ka një...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 2 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 02/06/26
Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

Ilir Meta lë përkohësisht burgun, niset drejt Skraparit për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait

07:48 - 02/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Qershor 2026

07:41 - 02/06/26
Një ditë e qetë dimri në Shqipëri, me diell dhe temperatura të buta

Parashikimi i motit për sot, 2 Qershor 2026

07:39 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmadridbet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş