GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fjalimi i parë pas lirimit/ Berisha kërkon qeveri teknike: Rama dhe Soros dështuan në planin për shkatërrimin e opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi qeveri teknike në fjalimin e parë të mbajtur pasi u lirua nga Gjykata e Posaçme, me një vendim të marrë më herët gjatë ditës.

14:03 - 27/11/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Fjalimi i parë pas lirimit/ Berisha kërkon qeveri teknike: Rama dhe Soros dështuan në planin për shkatërrimin e opozitës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë nga arresti dhe është pritur me brohoritma poshtë banesës në rrugën “Mustafa Matohiti” nga militantët e PD.  Mbështetës të Berishës u mblodhën edhe në selinë blu, ku e pritën kryedemokratin me entuziazëm. Në një prononcim për mediat jashtë selisë, Berisha, duke komentuar vendimin e lirimit,  tha se “piramida më e madhe e mashtrimit në historinë e drejtësisë europiane pas Luftës së Dytë Botërore mori sot goditjen më fatale”.

“Sot, Shqipëria u ndriçua nga rrezet e para të rikthimit në bazë të demokracisë. Sot, dita kur mostrat e demokracisë Edi Rama dhe Gjorgj Soros dështuan përfundimisht në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare me grushtin e shtetit, që i bën asaj. Sakrifica e 130 ditëve triumfoi dhe u shpërblye. Sot është një ditë e mirë për shqiptarët, një ditë shprese”, u shpreh kryedemokrati.

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji dhe Kushtetua, ka fituar Shqipëria”, theksoi. “Tani e tutje veprimi do jetë kryefjala e Sali Berishës”, tha kryedemokrati, i cili u zotua se do do të vijë në pushtet. “Na izoluan, por sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kemi pasur ndonjëherë! Me dy rezoluta nga shumica e partive politike më të fuqishme të planetit që dënojnë narkoshtetin shqiptar“, tha.

Më tej gjatë fjalimit të tij, falenderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur. Kryedemokrati përsëriti se akuzat e ngritura ndaj tij në çështjen “Partizani” janë mashtrime. “Mashtruan se Sali Berisha është i korruptuar. Po hetimi trevjeçarë nxori se Berisha u arrestua pikërisht se mbrojti interesin kombëtar, u arrestua pikërisht se ishte antikorrupsioni i shqiptarëve. Sepse provat e vetme që gjetën ishin bamirësi të vajzës sime ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe dhe pagesat që ajo kishte bërë për shërbime mjekësore për mua, të gjitha të deklaruara. U përpoqën të blejnë heshtjen e Sali Berishës, po këtu tani u bënë qesharakë me veten e tyre. A mund të blihet heshtja e Sali Berishës? Kurrë”.

Në fund, Berisha i bëri apel kundërshtarit të tij politik, kryeministrit Edi Rama të pranojë kërkesën e opozitës për formimin e qeverisë teknike.

“Kam dhe një fjalë të fundit për autorin kryesor të këtij grushti shteti që iu bë opozitës shqiptare. Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd! Se vetë Zoti e ka thënë, që të kthehem unë, pastroni shtëpinë. Ne do pastrojmë shtëpinë tonë me ndihmën e Zotit, besimin e pakthyeshëm në vlerat dhe parimet tona! Krijo qeverinë teknike se mosbindja civile është gati në radhë. Këta burra e gra, djem dhe vajza do kenë liderin e tyre me vete. Këto shqiptarë duan përgjigje nga ty! Sepse piramida jote e mashtrimit sot u shkërmoq përfundimisht. Do përgjigjesh si puçist për grushtin e shtetit që bëre kundër opozitës! Do përgjigjesh për një vit që e ke lënë ata me kryetar të izoluar. Do përgjigjesh për atentatin që organizove kundër tij me qëllim që ta heshtje. Do përgjigjesh për 2 vite që grabite flamurin e PD. Prandaj ke vetëm një rrugë. Qeverinë teknike! Dhe të shkojmë në zgjedhje të lira”, tha Berisha, i cili u bëri apl qytetarëve ti bashkohen aksionit opozitar.

Lexo edhe:

Lirohet Sali Berisha, bie masa e arrestit shtëpiak

Etiketa: Kryesore1PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
Para
Më datë 4 nëntor 2024, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, në varësinë e ministrit Gonxhe, ka  publikuar kontratën e tenderit me objekt  “

Blendi Gonxhe “lufton” mushkonjat në dimër, i fal 100 MLN lekë Flutura Nuredinit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera
Breaking Views

Teuta mposhtet në Shkodër, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

Vllaznia vijon marshimin në kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane duket se e ka lënë prapa krahëve momentin e vështirë të kaluar...

Lexo më shumë
Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

Tirana befason kampionët e Egnatias në shtëpinë e tyre…

19:04 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com