GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

‘Greqia do zgjerohet në 12 milje’/ Berisha zbulon marrëveshjen e Ramës me Greqinë

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Greqia do zgjerohet në 12 milje’/ Berisha zbulon marrëveshjen e Ramës me Greqinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Patrisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te ‘marrëveshja e detit’ me Greqinë, që sipas tij, ajo që do të firmosë kryeministri Edi Rama e zgjeron me 12 milje shtetin fqinj në ujërat e Detit Jon.

‘Marrëveshja që do nënshkruajë Rama është shumë më e pafavorshme se ajo e jona’, deklaroi Berisha gjatë takimit me bashkatdhetarët në Greqi.

Berisha: Mund të them se të gjitha qëndrimet e Edi Ramës janë të papërgjegjshme në raport me fqinjët tanë.

Së pari, ai injoroi totalisht traktatin për shkakun e vetëm se ishte firmosur nga qeveria e PD.

Së pari, qeveria e PD arriti të firmosë marrëveshjen e detit me Greqinë dhe unë u them ju se ajo marrëveshje ishte, siç quhet, fitim-fitim, pra fitonte secila palë.

Ajo ishte një marrëveshje e ndershme, transparente, të cilën Edi Rama e paditi në gjykatë, dhe pasi e rrëzoi në gjykatë për interesa joshqiptare, u soll në mënyrën më të papërgjegjshme me autoritetet greke.

Pasi negociuan katër vite me radhë, një ditë të bukur dalin e u thonë, tani nuk na lë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kush humbi në këtë mes? Humbi Shqipëria.

Pse humbi Shqipëria? Sepse mungesa e plotë e seriozitetit të qeverisë së Tiranës, bëri që qeveria greke, e cila kishte qëndruar për dekada në hapësirën 6 milje të ujërave territoriale, në përputhje me traktatin ndërkombëtar, kaloi në 12 milje. Dhe këtu Greqia nuk shkeli asnjë traktat, përkundrazi Greqia shfrytëzoi atë të drejtë ndërkombëtare që i jep traktati i detit.

Ishin këta që negociuan katër vite dhe thanë se ne nuk na lejon vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Sigurisht asnjë qeveri, edhe unë po të isha, do të bëja të njëjtin vendim. Do merrja të njëjtin vendim.

Atëherë Greqia shfrytëzoi të drejtën e traktatit dhe kaloi në 12 milje.

Kështu që marrëveshja që do firmoset, firmoset në kushte shumë të pafavorshme se marrëveshja e parë.

Kjo për shkak të papërgjegjshmërisë së Tiranës.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin
Aktualitet

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu
Botë

Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

16:25 - 21/08/26
Para
“Politika të ndjekë shembullin e atdhetarëve të 1912”, Presidenti Begaj: Zgjedhjet të jenë shembull i një faqeje të re

"Politika të ndjekë shembullin e atdhetarëve të 1912", Presidenti Begaj: Zgjedhjet të jenë shembull i një faqeje të re

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Rama, jepe dorëheqjen!

16:40 - 21/08/26

Qytetarët do të mblidhen sërish sot në Tiranë, duke vijuar për të 83-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë dhe kastës...

Lexo më shumë
Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

Cërriku kundër hartës së re të Ramës: Këshilli Bashkiak kundërshton bashkimin me Elbasanin

16:34 - 21/08/26
Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

Turqia lëshon një urdhër arresti ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu

16:25 - 21/08/26
Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26
Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

16:03 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com