GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Behgjet Pacolli tregon historinë me Anna Oxën: Ajo ka qenë dashuria e jetës!

12:59 - 29/11/24
në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Behgjet Pacolli tregon historinë me Anna Oxën: Ajo ka qenë dashuria e jetës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni dhe politikani nga Kosova, Behgjet Pacolli ka zbuluar disa detaje lidhur me bashkëjetesën dhe ndarjen e tij me këngëtaren italiane, me origjinë shqiptare, Ana Oxa.

Në një rrëfim që ka dhënë në emisionin “Mirëmbrëma yje”, Pacolli zbuloi detaje nga bashkëjetesa e tyre dhe arsyen e ndarjes. Këtë të fundit ia “faturoi” dy familjeve të çiftit.

Por gjithsesi edhe sot, tregon se këngëtarja Oxa ishte ishte dashuria më e madhe në jetën e tij. Lidhja e tyre nisi në vitin 1999 dhe përfundoi në 2002-in, por nga dashuria e tyre nuk erdhi në jetë asnjë fëmijë. Edhe ky, sipas tij, një shkak për ndarjen e tyre.

“Çdokush normal e kishte tejkaluar atë krizë. Unë jam njohur me Ana Oxën dhe kam konsiderata shumë të mëdha për personalitetin e saj. “Po” e prerë, kryefortë, por shumë humane. E sjellshme dhe e thjeshtë. Sa kemi qenë bashkë, asnjë grua nuk është futur në kuzhinën tonë. Ajo më ka pas pyetur njëherë për të pasur një fëmijë. Kemi shkuar kudo për këtë gjë. Deri në Amerikën e Jugut. Unë kam ardhur shpesh në Kosovë, nuk dua t’ja lëj motrave as nënave tona. I thoshin ‘çfarë grua je, nuk ia bën një fëmijë vëllait’. Kjo qasje në këtë drejtim, presioni për një fëmijë ka qenë shumë… Kjo ishte një! Kjo tregon një me kohë një frustrim,është mendimi im, nuk ma ka thënë ajo por e mendoj unë. Nis edhe lexon disa libra të këtyre sekteve indiane. I lexon dhe e sheh se po i grumbulloheshin ato libra. Njëherë unë shkoj, më thotë kur të vish nuk jam në shtëpi, se jam në një takim. Ishte në një meditim.

Ajo më ka penguar. Ka ardhur në shtëpi dhe kjo ka qenë hera e parë që kemi ngritur zërin. Edhe motrat e saj filluan që të ndërhynin. Ndërhyrja erdhi si rezultat i asaj që bisedonin në mungesën time. I them në një moment, shikoni punët e tuaja, nëse jo, dera është e hapur. Kur e kam thënë këtë nuk e kanë kapërdirë dot. Mu kundërvunë me zë të lartë. Aty Ana ka mbetur mes familjes dhe meje. U rebelova dhe unë i thashë që kjo jetë kështu nuk më intereson. Edhe shkova në Itali, rezervova një kështjellë për meditim. Në atë moment thonë që menduan se ika nga shtëpia. Ana ishte ajo që nuk mendoi pak, por mendoi se më la, iku! Ne e kishim dhe një shtëpi tjetër në Monza.

Ajo nga Lugano, shkon në Monza. Dikush prej motrave e lëshon fjalën se mori fund aventura. Dhe nisin mediat të shkruajnë. Nisën gazetarët që të telefononin. Motra vetë më tha ‘ti nuk ke pse telefonon më?’, i them ‘epo Zoti qoftë me ju’. Ajo asnjë gjë nuk ka pretenduar nga pasuria ime. Vetëm unë prej asaj, e kam bërë gjestin tim. Dhe kurrë nuk ia kam dëgjuar zërin se ka thënë kështu, apo ashtu. Kur kemi shkuar tek gjykatësi, kemi dalë për një kafe dhe na kanë dalë lotët. Ajo vjen dhe e merr një shtëpi afër nesh, edhe sot aty jeton në Zvicër. Jam takuar shumë shpesh me të. Rrinë e dalin së bashku dhe kjo është historia me Anën. Ka tentuar që të ketë disa lidhje, por nuk është martuar më. Ato vite që kam qenë më të, kam pasur një jetë shumë të bukur me të. Kam qenë i mbushur. Më duhej një partner intensiv që më përbush në jetë. Ka qenë interesante edhe të vuaja pak për këtë. Kur është vuajtja për një kauzë shpirtërore, është një vuajtje e mirë. Ajo ka qenë dashuria e jetës. Më e madhja, më e këndshmja. Nuk ia heq asnjë pikë!,”-tregoi Pacolli.

Etiketa: anna oxaBehgjet Pacolli

Lajme të lidhura

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ
Art & Kulturë

Padre Guilherme vjen në Tiranë! Ditën bekon besimtarët si prift, natën e ‘djeg’ si DJ

14:18 - 05/02/26
“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)
Aktualitet

“Më lini të dal!”/ Suanita tensionohet në dhomën e rrëfimit dhe kërkon të largohet nga BBVK, Ulerimat… (VIDEO)

17:30 - 30/01/26
VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës
Aktualitet

VIDEO/ Finemi dhunon Lim Hotin në mes të rrugës

16:11 - 21/01/26
Para
U godit disa herë me thikë në sherrin ku u vra Martin Cani, del nga spitali Luis Meçja

U godit disa herë me thikë në sherrin ku u vra Martin Cani, del nga spitali Luis Meçja

Discussion about this post

TË FUNDIT

E tmerrshme në Vlorë, humb jetën 4-vjeçari, dalin dyshimet e para, mendohet se…
Aktualitet

E tmerrshme në Vlorë, humb jetën 4-vjeçari, dalin dyshimet e para, mendohet se…

16:13 - 07/02/26

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar në qytetin e Vlorë, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç ka humbur...

Lexo më shumë
Vendimi i fundit për Brojën, trajneri i Bërnlit befason sulmuesin e Kombëtares

Vendimi i fundit për Brojën, trajneri i Bërnlit befason sulmuesin e Kombëtares

16:07 - 07/02/26
Trita Hospital – Zbulohet klinika ku humbi jetën biznesmeni italian, shkoi për të zvogëluar stomakun, por i morën jetën

Trita Hospital – Zbulohet klinika ku humbi jetën biznesmeni italian, shkoi për të zvogëluar stomakun, por i morën jetën

15:58 - 07/02/26
“Pse nuk vjen Berisha të na mbështesë”- Protestuesit e Rrjollit: Na thërret në protestë më 10 shkurt, por ai është….

“Pse nuk vjen Berisha të na mbështesë”- Protestuesit e Rrjollit: Na thërret në protestë më 10 shkurt, por ai është….

15:33 - 07/02/26
Berisha: 10 Shkurti është dita e guximit qytetar, deri në rrëzimin e kësaj organizate kriminale

Berisha: 10 Shkurti është dita e guximit qytetar, deri në rrëzimin e kësaj organizate kriminale

15:01 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com