GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Media greke shkrim racist për shqiptarët që festuan në Athinë, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Media greke shkrim racist për shqiptarët që festuan në Athinë, nuk respektojnë as bukën që hanë në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një media greke ditën e sotme i ka kushtuar një shkrim festimeve të të rinjve shqiptarë në Greqi. Newsbomb.gr ka publikuar një shkrim racist për të rinjtë shqiptarë që festuan Ditën e Pavarësisë mbrëmjen e djeshme (28 nëntor) në sheshin Sintagma të Athinës.

Në shkrim thuhet se shqiptarët ishin organizuar për këtë manifestim, i cili vjen vetëm pak kohë pas arrestimit të Fredi Belerit dhe mitingjeve të Edi Ramës në Greqi.

Më tej, në artikull shkruhet se nëse grekët do të kishin festuar në Shqipëri, do të ishin tërhequr zvarrë me dhunë, ndërsa pretendon se të rinjtë shqiptarë thirrën “UÇK” dhe “Shqipëri Etnike”.

Duke e cilësuar një festë propagandë të mirëmenduar nga Tirana, gazeta greke pretendon se të rinjtë shqiptarë “prishën imazhin” sepse në atë moment po ndizeshin dritat e bredhit përpara Parlamentit grek.

‘Skenat që u zhvilluan mbrëmjen e së enjtes në sheshin Sintagma janë të paimagjinueshme. Grupe të organizuara shqiptarësh që jetojnë në Greqi mbërritën me makinat e tyre në Syntagma , teksa valëvitnin flamujt shqiptarë nga dritaret e tyre gjatë gjithë rrugës! Me të mbërritur në Sintagma, ata u ngjitën në pjesën e sipërme të sheshit, përballë Parlamentit Helen, shpalosën flamujt e tyre dhe brohoritën parulla për… Kombin e tyre. Vihet re se në të njëjtën kohë është ndezur pema e Krishtlindjeve në sheshin Sintagma me shqiptarët që përpiqen të mbulojnë muzikën me zërin e tyre. Madje, ata arritën deri aty sa të thërrisnin edhe parulla për UÇK-në, ndërsa mes tyre kishte edhe më provokues që valëvitnin pankarta me… Shqipërinë e Madhe! Nuk e respektojnë as bukën që hanin e hanë në Greqi! Fjala turp nuk mjafton për të përshkruar imazhet specifike dhe tolerancën e propagandës së zezë të shqiptarëve”,  përfundon artikulli.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën
Breaking Views

Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën

20:31 - 06/10/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

20:28 - 06/10/26
Formacionet Zyrtare, si rreshtohen skuadrat në sfidën Shqipëri-San Marino
Breaking Views

Formacionet Zyrtare, si rreshtohen skuadrat në sfidën Shqipëri-San Marino

20:22 - 06/10/26
Para
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit, 30 Nëntor 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën
Breaking Views

Kurti me ofertë të re për PDK-në: Kalojmë projektligjin e Speciales, nëse ata votojnë Konjufcën

20:31 - 06/10/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një propozim të ri për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), në përpjekje për...

Lexo më shumë
Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

20:28 - 06/10/26
Formacionet Zyrtare, si rreshtohen skuadrat në sfidën Shqipëri-San Marino

Formacionet Zyrtare, si rreshtohen skuadrat në sfidën Shqipëri-San Marino

20:22 - 06/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj, mesazh për studentët

“Protestojmë për të ardhmen dhe jo për parti”, Lush Susaj, mesazh për studentët

20:10 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com