GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRI/ E ekzekutuan që mos të fliste, zbardhet vrasja me 12 plumba e shqiptarit në Itali

14:42 - 01/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
EMRI/ E ekzekutuan që mos të fliste, zbardhet vrasja me 12 plumba e shqiptarit në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet italiane kanë zbardhur pas rreth 8 vitesh vrasjen e 33-vjeçarit shqiptar Ervin Sadiku, i ekzekutuar më 3 shkurt të vitit 2017 në Bari të Italisë.

Karabinierët e Komandës Provinciale të Barit ekzekutuan urdhër-arrestin me kërkesë të gjyqtarit hetues të Barit.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se në pranga ka përfunduar 37-vjeçari me inicialet C.F., me origjinë nga Bitonto, i hetuar për vrasje me paramendim, posedim i armëve të zjarrit, të rënduara me metoda mafioze.

Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, mbrëmjen e datës 3 shkurt 2017, Edvin Sadiku, 33 vjeç në atë kohë, dhe që besohet se i përkiste klanit Cipriano të Bitontos, ishte përfshirë në një grabitje të armatosur kundër një burri, i cili ishte goditur qëllimisht nga pas me makinë dhe sapo kishte dalë nga automjeti, ishte goditur me kondakun e armës në kokë dhe i kishte marrë makinën.

Menjëherë më pas, grabitësit janë larguar me të dyja makinat, duke arritur në fshatin Binetto, ku 37-vjeçari i arrestuar së fundmi ka zbritur nga makina dhe, duke e zënë në befasi, ka qëlluar të paktën 12 herë me armë zjarri në drejtim të bashkëpunëtorit të tij Evdin Sadiku në qafë dhe kokë. Rezultatet e autopsisë dhe testeve balistike treguan më pas se të shtëna të tjera me armë ishin qëlluar në drejtim të viktimës, pasi kishte rënë në tokë.

Vendimi për eliminimin e Sadikut është marrë nga kreu i organizatës përkatëse kriminale, i arrestuar sot, për të shmangur rrezikun që ai të bashkëpunonte me drejtësinë dhe të bënte deklarata për aktet e përgjakshme të kryera nga drejtuesit e organizatë kriminale.

Rreziku do të ishte marrja e dënimeve të përjetshme, nëse jo edhe zhdukja e klanit të cilit i përkisnin. Për këtë arsye, gjyqtari hetues vlerësoi se ekziston rrethanë rënduese e metodës mafioze dhe synimi për favorizimin e një shoqate mafioze.

Veprimtaria hetimore, e cila çoi në arrestimin e 37-vjeçarit, është pjesë e një konteksti më të gjerë hetimor, i cili përfshiu të gjithë zonën e bashkisë Bitonto.

Edvin Sadiku ishte një person i njohur për policinë italiane. Ai rezulton me disa precedentë për trafik lëndësh narkotike. Në vitin 2012 shqiptari përfundoi në pranga në një operacion të gjerë policor kundër trafikut të drogës dhe armëve, ku u arrestuan 44 persona, mes tyre edhe shqiptarja Eglantina Arapi.

Lajme të lidhura

Raporti i Komisionit Rajonal Antimafia/ ANSA: Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian
Aktualitet

Raporti i Komisionit Rajonal Antimafia/ ANSA: Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian

23:31 - 28/04/26
Rokadë në Policinë e Shtetit, preken disa drejtori dhe komisariate (EMRAT)
Aktualitet

Rokadë në Policinë e Shtetit, preken disa drejtori dhe komisariate (EMRAT)

20:46 - 28/04/26
Mediat zbardhin ngjarjen në Greqi, shqiptari 42-vjeç u qëllua në kokë teksa punonte
Aktualitet

Mediat zbardhin ngjarjen në Greqi, shqiptari 42-vjeç u qëllua në kokë teksa punonte

18:55 - 28/04/26
Para
Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë! Policia drejt vendngjarjes (EMRI)

Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vrarë! Policia drejt vendngjarjes (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Raporti i Komisionit Rajonal Antimafia/ ANSA: Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian
Aktualitet

Raporti i Komisionit Rajonal Antimafia/ ANSA: Ndrangheta dhe mafia shqiptare partnerë në krimin italian

23:31 - 28/04/26

 Italia ka ngritur alarmin për mafian shqiptare në vend. Sipas mediave italiane, raporti i fundit i Komisionit Antimafia në Liguria tregon...

Lexo më shumë
PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja

PSG fiton në thriller-in e 9 golave, Bayerni beson te përmbysja

23:16 - 28/04/26
PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti

PSG-BAYERN/ 5 gola në pjesën e parë në Paris, francezët marrin avantazhin me penallti

22:02 - 28/04/26
Balluku e lavdëron Ramën: Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA

Balluku e lavdëron Ramën: Shqipëria po bëhet pikë referimi për SHBA

20:52 - 28/04/26
Rokadë në Policinë e Shtetit, preken disa drejtori dhe komisariate (EMRAT)

Rokadë në Policinë e Shtetit, preken disa drejtori dhe komisariate (EMRAT)

20:46 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com