GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Raporti i KLSH: Inceneratori inekzistent i Tiranës i mori paratë më shpejt nga të gjitha PPP-të

12:55 - 02/12/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratori i Tiranës, SPAK deklaratë zyrtare: Ja skema e abuzimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktualisht janë rreth 15 kontrata të partneritetit Publik -Privat të cilat menaxhohen nga privatët me financime shtetërore. Sipas hulumtimit të KLSH-së mbi pagesat buxhetore ndaj këtyre kontratave rezulton se, koncesioni i inceneratorit të Tiranës ka disbursimin më të shpejtë nga fondet buxhetore në raport me kontratat e tjera.

“Nga analiza e ecurisë së realizimit të shpenzimeve për kontratat koncesionare në raportin e mes-vitit konstatohet se kontrata “Ndërtimi dhe Operimi i Porti Jahteve Orikum – Dukat” për 5 mujorin 2023 është realizuar 9 %; “Ndërtimi dhe Operimi i Rrugës së Arbrit” realizimi është 18 % ndërsa për “Ndërtimi i Shkollave të Arsimit Parauniversitar në Bashkinë e Tiranës” nuk është kryer asnjë pagesë, ndërkohë që për koncesionin e landfillit të Tiranës raportohet se janë paguar 70 % e totalit të pagesave. Të gjitha sa më sipër, shfaqin nevojën e rritjes së vëmendjes së institucioneve shtetërore dhe të autoriteteve kontraktore për një planifikim të studiuar dhe monitorimin të vazhdueshëm dhe të kujdesshëm të shpenzimeve gjatë zbatimit të kontratave koncesionare” referoi KLSH-ja për Kuvendin.

Pagesat e rregullta ndaj inceneratorit të Tiranës një objekt që tashmë nuk ekziston, i klasifikuar për korrupsion të shumëfishtë nga SPAK kanë sfiduar ligjet dhe mbi të gjitha moralin e qeverisjes.

Kontrolli i Lartë i Shtetit gjithashtu vuri në dukje se pagesat ndaj kontratave koncesionare po dalin jashtë kontrollit.

Koncesioni i sterilizimit, i cili ofron shërbimin e furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale sterile dhe furnizim me materiale mjekësore sterile ka marrë financime për vitin 2023 gjithsej në vlerën prej 1,750 milion lekë, 100 % të planifikimit vjetor, i cili është parashikuar në rritje edhe për vitet 2024 dhe 2025.

Nga auditimi i pagesave nga fillimi i koncesionit (2016) dhe deri në vitin 2023 rezulton se është shpenzuar 97 % e fondit limit të përcaktuar në Aneksin 1, Kapitulli iV.1.1 të kontratës koncesionare në një kohë që janë edhe dy vjet për mbylljen e kontratës. Sipas kontratës, nga fondi limit kanë ngelur edhe 384 milion lekë për dy vite në një kohë që shpenzimet mesatare vjetore të viteve të fundit janë mbi 1,700 milion lekë.

Sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga FSDKSH, në lidhje me financimin e Kontratës Koncesionare “Për ofrimin e hemodializës”, ka rezultuar se, pagesat në vlerën prej 849 milion lekë janë kryer mbi bazë e projeksionit dhe mbi projeksionit sipas rajoneve. Për vitin 2023, koncesionari është paguar për shërbim të pakryer dhe mbi projeksionin mujor për 9,241 raste nën projeksion dhe 1,557 raste mbi projeksion, në shumën gjithsej 103.5 milion lekë.

Për kontratën koncesionare të laboratorëve, sipas FSDKSH në vitin 2023 janë shpenzuar 1,725 milion lekë (1,719 milion lekë paraqitur nga MF, pra me një diferencë 6 milion lekë më pak), 112 milion lekë më shumë se në vitin 2022.

Referuar të dhënave mbi shpenzimet e kryera dhe ecurisë së planifikimit afatmesëm të buxhetit për financimin e këtij shërbimi rezulton se, vlera e tij do shkojë më tepër se parashikimi, duke kërkuar çdo vit më shumë angazhim fondesh buxhetore. Nga analiza e të dhënave mbi numrin e ekzaminimeve dhe shpenzimeve të kryera rezulton se ka prirje për rritjen e përvitshme të ekzaminimeve me tarifa të larta, kundrejt atyre me tarifa të ulëta.

/Monitor.al/

Etiketa: Inceneratori i TiranesKLSHKryesore1

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Shpërthimi në veri, Berisha: Serbia po kërkon me çdo kusht destabilizimin e Kosovës

Vrasja në Ndroq, Berisha: U ekzekutua dëshmitari i copëtimit të Jani Prengës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com