GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tritol te agjencia funerale dhe në derën e shtëpisë, policia e Shkodrës: Autorë, motër e vëlla

në Aktualitet, KRYESORE, Video
Kohë leximi: 2 min
A A
Tritol te agjencia funerale dhe në derën e shtëpisë, policia e Shkodrës: Autorë, motër e vëlla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Motër e vëlla qëndrojnë pas vendosjes së tritolit në derën e shtëpisë së Ardian Fierzës, mëngjesin e 10 nëntorit në Shkodër. Në një njoftim për mediat, policia e këtij qyteti thotë se ka mundur të zbardhë jo vetëm këtë ngjarje, por edhe atë të 29 gushtit, ku të njëjtit person iu vendos tritol në biznesin e tij, një agjenci funerale pranë spitalit të Shkodrës.

Kështu, sipas policisë si ngjarja e nëntorit ashtu sikurse ajo e gushtit kanë të njëjtin autor, një 35-vjeçar i cili është shpallur në kërkim. Ndërsa motra e tij 38-vjeçare, u vu në pranga si bashkëpunëtore në këto ngjarje. Po sipas policisë, shkak për vendosjen e tritolit dyshohet të jetë bërë një konflikt pronësie mes 38-vjeçares dhe Fierzës, për agjencinë funerale.

“Si rezultat i një pune intensive hetimore, të kryer me metoda speciale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i dy rasteve të vënies së lëndës plasëse në biznesin dhe në banesën e Ardian Fierzës. Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv, rezultoi se autori i dyshuar edhe për rastin e dytë të vënies së lëndës plasëse, është shtetasi B. P., 35 vjeç. Në vijim të hetimeve rezultoi se ky shtetas ka bashkëpunuar me motrën e tij, shtetasen L. P., për marrjen e një shume parash nga Ardian Fierza, me të cilin kishte konflikt pronësie për agjencinë funerale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit në parukerinë e 38-vjeçares policia gjeti kanabis, ndërsa në shtëpinë e vëllait të saj u zbulua armë.

“Në vijim të veprimeve procedurale u bë arrestimi i shtetases L. P.(R)., 38 vjeçe, banuese në Shkodër. Gjatë kontrollit në subjektin që administronte (parukeri), shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 0.5 kg lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit B. P., me precedent të mëparshëm për armëmbajtje pa leje, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehura dhe kanë sekuestruar: 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 1 radio dore si e Policisë, 1 laptop, 1DVR dhe 11 celularë. Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit”.

Në ngarkim të 35-vjeçarit, policia e Shkodrës ka ngritur 5 akuza, ndërsa ndaj motrës së tij 3.

“Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasin B. P., për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”,  si dhe për shtetasen L. P.(R)., për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.”

Etiketa: Policia e ShkodresShkodër

Lajme të lidhura

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!
Aktualitet

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit
Aktualitet

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki
Aktualitet

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Para
“Ju ka rënë çehrja!” Berisha nga Kuvendi: Rama tentoi të eliminonte opozitën, por unë ja ku jam

"Ju ka rënë çehrja!" Berisha nga Kuvendi: Rama tentoi të eliminonte opozitën, por unë ja ku jam

Discussion about this post

TË FUNDIT

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!
Aktualitet

6 italianët e dhunuar në Tiranë, policia: Turistët nuk pranuan të bënin kallëzim!

18:27 - 01/08/26

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me videot e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një shtetas italian i...

Lexo më shumë
Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

Egnatia dhe Dinamo në sfidat europiane, UEFA cakton gjyqtarët

18:16 - 01/08/26
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot 1 javë pushime në vit

18:05 - 01/08/26
Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

Bardhi: Si mashtroi Belinda Balluku kur deklaronte se Divjaka dhe Patosi nuk do të shkrihen si bashki

17:20 - 01/08/26
Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

Salianji: Tenderi i avionëve zjarrfikës, aferë korruptive! SPAK duhet të hetojë

16:59 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com