GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Buxheti 2025/ PS vendos diktatin e votës, 55 amendamentet e opozitës drejt rrëzimit

12:20 - 03/12/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Buxheti 2025/ PS vendos diktatin e votës, 55 amendamentet e opozitës drejt rrëzimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Socialiste ka rrëzuar me 72 vota kundër dy amendamentet e kryetarit të PD-së Sali Berisha të propozuara nga ai në Kuvend në projektligjin “Per buxhetin e vitit 2025”, që shqyrtohet sot në parlament nen për nen.

Amendamenti i parë për “Pezullimin e të gjitha prokurimeve për investime publike luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të  minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë”, mori 36 vota pro dhe 72 kundër. Amendamenti i dyrë për “Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve”, mori 37 vota pro dhe 72 kundër.

Mazhoranca rrëzoi edhe amendamentin e deputetit Flamur Noka për vendosjen e minimumit jetik 200 euro.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Kociu tha se propozimi është “një propozim aspak serioz dhe nuk mund të vendoset absolutisht apriori, i pastudiuar, i pavlerësuar dhe i pabazuar mbi një metodologji mbi të cilën biem dakord të gjithë”.

Mazhoranca rrëzoi po ashtu amendamentet e 9 deputeteve demokrate për shëndetësinë, me në fokus Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në amendamentin e PD kërkohej “të çelet një fond i posaçëm për blerjen e një pajisje PET Skaner dhe dy pajisje akseleratore në QSUT, Tiranë. Fondi i posaçëm parashikon të përfshijë edhe shpenzimet për mirëmbajtjen e për qellim funksionimin e pandërprerë të pajisjeve. Ky fond detajohet dhe përdoret me vendim të Këshillit te Ministrave”. Po ashtu propozohej rritja e fondeve të ilaçeve të Spitalit Onkologjik, me jo më pak se 15 milionë euro shtesë. Në një tjetër amendament PD kërkonte rritjen me 50% të fondeve për barnat e rimbursueshme me 60 milionë euro shtesë.

Deputetët e opozitës kanë depozituar në total 55 amendamente, të cilat me shumë gjasë do të rrëzohen me forcën e kartonin nga mazhoranca gjatë seancës së kësaj të hëne.

Opozita ka kërkuar gjithashtu përmes amendamenteve rritjen e fondeve për ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit, rritjen e buxhetit për Shëndetësinë, pezullimin e pagesave për koncesionet, etj.

Lexo edhe:

  • “Ju ka rënë çehrja!” Berisha nga Kuvendi: Rama tentoi të eliminonte opozitën, por unë ja ku jam
  • Berisha lë Kuvendin: Mezi qëndrova në foltore nga aromat e parfumeve të luksit
Etiketa: buxheti 2025flamur nokaKryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë
Breaking Views

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
Breaking Views

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Para
Berisha: Pronat e ushtrisë e vendosën Begajn President

Berisha: Pronat e ushtrisë e vendosën Begajn President

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë
Breaking Views

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar...

Lexo më shumë
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com