GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Itali/ U kap në anijen me 1 mld euro kokainë, gjykata jep dënimin për shqiptarin

16:24 - 03/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Itali/ U kap në anijen me 1 mld euro kokainë, gjykata jep dënimin për shqiptarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Palermos ka dhënë dënimet për operacionin më të madh antidrogë të regjistruar ndonjëherë në Mesdhe, ku në Porto Empedocle, në Itali, u sekuestruan në vitin 2023, 5 tonë kokainë me vlerë rreth 1 miliardë euro.

Gjyqtari Marco Gaeta dënoi kapitenin rus të anijes Plutus, Viktor Dyachenko, dhe Vincenzo Catalano, komandantin e anijes së peshkimit Ferdinando D’Aragona, me nga 16 vjet burg secili. Tre anëtarë të ekuipazhit gjithashtu u dënuan: tuniziani Kamel Thamlaoui u dënua me 14 vjet burg, ndërsa shqiptari Elvis Lleshaj dhe tuniziani Samj Mejri u dënuan secili me 12 vjet.

Gjykata vendosi gjithashtu gjoba prej 100 mijë euro për dy komandantët dhe nga 80 mijë euro për anëtarët e ekuipazhit. Pas përfundimit të dënimit, kapiteni dhe ekuipazhi do të dëbohen nga Italia.

Kapja e drogës u bë e mundur nga ndërhyrja e Njësisë së Policisë Ekonomiko-Financiare të Palermos. Autoritetet bllokuan kokainën në momentin që po transferohej nga anija Plutus, me flamurin e Palau-s, në peshjarexhën Ferdinando D’Aragona. Ngarkesa e drogës kishte udhëtuar nga Amerika Qendrore, ku nga Santo Domingo, përmes porteve të Trinidad dhe Tobago, Las Palmas në Spanjë, kishte arritur në Ngushticën e Siçilisë.

Droga u sekuestrua teksa anija po përpiqej të vazhdonte rrugën drejt Turqisë.

Etiketa: Italishqiptari ne itali

Lajme të lidhura

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin
Aktualitet

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Para
Grusht shteti në Korenë e Jugut, Presidenti urdhëron ushtrinë të rrethojë Parlamentin

Grusht shteti në Korenë e Jugut, Presidenti urdhëron ushtrinë të rrethojë Parlamentin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive,...

Lexo më shumë
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26
Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

09:18 - 01/02/26
Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

Trashësia arrin deri në 20 cm, rikthehen reshjet e borës në Korçë

09:08 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com