Vendimi/ 200 milionë paund kokainë fshehur në banane, burg për 4 shqiptarë dhe një bullgar

Katër shqiptarë dhe një bullgar u dënuan me dhjetra vite burg nga një Gjykatë në Britaninë e Madhe lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Sasia e drogës për të cilën u arrestuan bullgari dhe shqiptarët kishte vlerë tregu 200 mln paund. Kokaina ishte e fshehur në një ngarkesë bananesh dhe ishte më e madhja e kapur në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021.

Petko Zhutev ishte përgjegjës për dërgimin e drogës kolumbiane në një magazinë në Londër në shkurt 2021 – pa e ditur se ajo ishte kapur tashmë nga zyrtarët kufitarë në Portsmouth.

Zhutev, 39 vjeç, i cili hyri në Mbretërinë e Bashkuar nga Bullgaria në janar 2021, pranoi importimin e një droge të klasit A.

Të martën, ai u burgos në Old Bailey me 27 vjet burg së bashku me 4 persona të tjerë.

Erik Muci, 45 vjeç, nga Haynes Road, Hornchurch, dhe Olsi Ebeja, 40 vjeç, nga Malta Street, Islington, u shpallën fajtorë për import në përfundim të rigjykimit dhe u dënuan përkatësisht me 33 vjet dhe 17 vjet burgim.

Muci, i përshkruar nga një gjykatës si një “organizator kryesor”, u dënua me 26 vjet burg për importimin dhe 7 vjet të tjerë për furnizim me drogë të klasit A, pasi policia gjeti 33 kg kokainë nga një pronë në Caledonian Road, në veri të Londrës.

Gjykatësi Trowler tha se Muci, i cili kishte punuar si hidraulik kur mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar si refugjat nga Shqipëria.

Bruno Kuci, 32 vjeç, i lindur në Shqipëri shkoi në Mbretërinë e Bashkuar në dhjetor 2020, dhe Gjergji Diko, 34 vjeç, nga Beckton perëndimor, u arrestuan me Zhutev, ndërsa pranuan fajësinë për akuzat për import.

Kuci, i cilësuar si një “anëtar i besuar i operacionit”, u burgos me 21 vjet dhe Diko, i cili gjithashtu u transferua në Britaninë e Madhe nga Shqipëria dhe kishte punuar si mekanik, me 18 vjet.

gijotina.com/

Lajme të lidhura

Para

Discussion about this post

TË FUNDIT