GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

“Pagova kafe dhe raki”/ Fushata me lekë xhepi rrezikon me gjoba 41 ish-kandidatë të zgjedhjeve vendore

20:28 - 03/12/24
në Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pagova kafe dhe raki”/ Fushata me lekë xhepi rrezikon me gjoba 41 ish-kandidatë të zgjedhjeve vendore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të paktën 41 ish-kandidatë për kryetarë bashkie rrezikojnë gjoba të mëdha nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.  Ata kanë paguar nga xhepi i tyre shpenzimet për fushatën, duke mos e ditur që çdo qindarkë duhet të kalonte përmes një llogarie të posaçme për procesin zgjedhor.

Një prej 41 ish- kandidatëve në zgjedhjet për bashkitë, i cili rrezikon të gjobitet, sepse gjatë fushatës së vitit 2023 tregon se përdori para nga xhepi i tij për postimet në Facebook apo për shpenzime të tjera me elektoratin.

“Janë lekë që m’i kanë dërguar njerëz të gjakut tim lekë. Pagova FB. Ju nuk e patë administratën në terren dhe as hedhjen e asfaltit gjatë fushatës, por na shihni neve, nuk jua kam borxh”, tha ish-kandidati.

Në masë dërrmuese, KQZ kërkon t’i gjobisë ish-kandidatët, sepse ata nuk e kanë ditur që edhe paratë personale, nëse do t’i përdornin për fushatë, duhet t’i kalonin në llogarinë e posaçme për qëllime elektorale, të kontrolluar nga institucioni që menaxhon zgjedhjet.

Kandidati: Pagova kafe-raki…..në lokale, ne s’na flisnin me gojë, jo të na jepnin lekë!

Anëtari i KAS, Koli Bele: Bëhet fjalë kur mblidhen 20 burra tek klubi i fshatit, pinë apo hanë diçka.

Anëtari i KAS, Ledio Braho: Domethënë këta tek klubi i fshatit duhet të shkojnë atje me formular me vete!

Anëtarët e Komisionit të Sanksioneve në KQZ, e kritikuan administratën se nuk ju ka shpjeguar kandidatëve se edhe paratë nga xhepi i tyre duhet të deklaroheshin, ashtu si çdo financim tjetër,  partiake apo nga persona të tjerë dhurues.

Rusmali: Shpjegojuani njerëzve që s fusin dot dorën në xhepin tuaj për fushatë!

KAS do të marrë një vendim gjatë javës nëse do t’i gjobisë apo jo 41 kandidatët, 32 nga opozita dhe 9 të socialistëve. Ilirjan Celibashi ka kërkuar penalizim të tyre nga 72 mijë deri në 720 mijë lekë të reja. Shumica e atyre që rrezikojnë, i kanë humbur zgjedhjet.

gijotina.com/

Etiketa: gjobaKQZ

Lajme të lidhura

Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Shqipëria shpallet “kampione” në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit

08:00 - 15/04/26
Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig, të dyshuar për rrëmbimin e një biznesmeni
Aktualitet

Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig, të dyshuar për rrëmbimin e një biznesmeni

00:03 - 15/04/26
VIDEO/ Barcelona humb magjinë në Madrid, Atletico në gjysmëfinale, PSG likujdon Liverpool-in
Breaking Views

VIDEO/ Barcelona humb magjinë në Madrid, Atletico në gjysmëfinale, PSG likujdon Liverpool-in

23:24 - 14/04/26
Para
(VIDEO) Qazim Laçi protagonist me Spartën e Pragës, shënon nga goditja e lirë

(VIDEO) Qazim Laçi protagonist me Spartën e Pragës, shënon nga goditja e lirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Shqipëria shpallet “kampione” në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit

08:00 - 15/04/26

Në 10 vitet e fundit Shqipëria i është afruar BE-së me çmimet e larta më shpejt se çdo vend i...

Lexo më shumë
Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit

Fasada që digjen dhe shtet që do fasadën, vetëm neveri për abuzuesit

07:55 - 15/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

07:45 - 15/04/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 15 Prill 2026

07:40 - 15/04/26
Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig, të dyshuar për rrëmbimin e një biznesmeni

Djemtë e pronarit të UBA Bank dhe ortakut të Eurosig, të dyshuar për rrëmbimin e një biznesmeni

00:03 - 15/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com