GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Erion Veliajn po e mban në këmbë SPAK-u”/ Çfarë ndodhi në protestën para Bashkisë së Tiranës

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë, Video
Kohë leximi: 3 min
A A
Dorëheqje dhe arrestim, qytetarët duan ‘kokën’ e “hajdutit Veliaj”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Opozita mbajti paraditen e kësaj të mërkure protestën e përjavshme përpara bashkisë së Tiranës, ku përsëriti kërkesat për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe arrestimin e tij.

Kryebashkiaku u cilësua koka e aferës së inceneratorit të Tiranës dhe drejtuesi i bandës së drejtorëve hajdutë. Në protestë u hodhën akuza ndaj SPAK se pavarësisht provave, Veliaj po mbrohet nga prokuroria.

Protestuesit respektuan me një minutë heshtje Arben Tafajn, i cili ndërroi jetë një ditë më parë. Kërkesa për nderimin e tij u bë nga  Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Më pas në fjalën e tij, Blushi tha se tani është koha për protesta para SPAK.

“Kjo është e vetmja ditë në javë kur ai nuk ka mundësi të vjedhë, pasi nga frika e protestës ai e braktis këtë godinë. Ne jemi këtu çdo javë dhe kërkojmë drejtësi”. Ai i ftoi qytetarët që më 6 dhjetor në ora 12:00 të protestojnë përpara SPAK, institucionit që sipas tij “sot mban në këmbë Erion Veliajn dhe pushtetin e Edi Ramës”.

Koordinatori politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Klevis Balliu, preku problemin e ndotjes. Ai u shpreh se Tirana sot është qyteti më i ndotur në Europë. Balliu tha se “qytetarët paguajnë taksa dhe sërish kazanet e plehrave janë plot”.

“Bashkia Tiranë ka 500 milionë euro në vit buxhet, janë taksat që paguajnë qytetarët. Qytetarët paguajnë taksa dhe kazanët e plehrave nuk pastrohen. Në Tiranë kanceri gjen aleat. Aleati i kancerit është Erion Veliaj, sepse ndotja e kryeqytetit është realitet kudo edhe në spitale”, tha Balliu.

Pjesë e protestës ishte edhe aktori Mehdi Malkaj, i cili gjatë fjalës së tij u bëri thirrje të gjithë pensionistëve të ngrihen dhe të protestojnë kundër padrejtësive dhe abuzimeve.

Aktori tjetër Neritan Licaj kujtoi dhunën e pushtetit në shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Aktrja Juli Emiri, u shpreh se ky pushtet nuk lufton për mirëqenien e qytetarëve, por për të rritur pasurinë e tyre.

Këshilltari demokrat në Bashkinë Tiranë Dorian Teliti u ndal te votimi i djeshëm i socialistëve në Kuvend, që rrëzuar amendamentet e opozitës në projektligjin për buxhetin 2025.

“Kartonat e mazhorancës, plot 75 prej tyre ngaqë nuk kanë dalë nga vota e ndershme e qytetarëve,  por kanë dalë nga krimi e korrupsioni i thanë dje jo vendosjes së minimumit jetik në vend”, tha ai.

Koordinatorja për Departamentet në Partinë Demokratike, Silvi Bardhi, u shpreh se korrupsioni ka pushtuar jo vetëm Bashkinë e Tiranë, por të gjitha bashkitë e vendit nën drejtimin e socialistësve.

Aktivistja Adriana Kalaja e quajti Erion Veliaj “bandit” dhe solli në vëmendje paditë ndaj saj nga kryebashkiaku.

“Të nesërmen, kur unë kallëzova në SPAK një kriminel, një hajdut si Arjola Xoxa që çuditërisht na u bë dhe artiste, ky bastardi shkon në Gjykatën Administrative dhe thotë: ‘Adriana Kalaja do të më paguajë 300 mijë lekë sepse ka dëmtuar bashkinë gjatë protestave’. Në fakt, mua më bëhet qefi sepse i shikohet çfarë halli i madh i ka zënë. Më bëhet qefi sepse edhe ata vetë e dinë që nuk i shpëton as Altin Dumani, dhe askush, sepse do japin llogari para ligjit”, tha ajo.

Protesta zgjati gati një orë dhe nga mikrofoni i tubimit u premtua se do të protestohet deri në arritjen e objektivave.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajKryesore1protesta te bashkiaproteste

Lajme të lidhura

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26
Para
U mor i pandehur, Dogjani: Sulm politik sepse denoncova grabitjen e pronës publike

U mor i pandehur, Dogjani: Sulm politik sepse denoncova grabitjen e pronës publike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Lexo më shumë
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş