GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U mor i pandehur, Dogjani: Sulm politik sepse denoncova grabitjen e pronës publike

13:41 - 04/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U mor i pandehur, Dogjani: Sulm politik sepse denoncova grabitjen e pronës publike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë  pasi SPAK e mori të pandehur për veprën penale të deklarimi të rremë të pasurisë dhe dosjen e tij e ka kaluar për gjykim, deputeti demokrat Asllan Dogjani, ka reaguar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së duke e cilësuar sulm politik.

Dogjani ka deklaruar se sulmi i ka ardhur, pasi ka denoncuar vjedhjen e pronës publike në mes të Tiranës.

“Është sulm ndaj meje dhe deputetëve me qëllim për ta bërë pis dhe opozitën se; ne jemi të gjithë njësoj. Dhe meqë jemi të gjithë njësoj, vjedh Edi Rama dhe po ashtu ne. Ne nuk jemi hajdutë. SPAK duhet të merret me ata që vjedhin”, thekson ndër të tjera Dogjani.

Deklarata e Dogjanit:

Duke të falënderuar, desha të ndaj me kolegët edhe rastin tim ta bëj transparent edhe me ju, lidhur me një ndjekje penale politike të drejtuar politikisht ndaj meje nga Edi Rama se kam denoncuar në mënyrë të vazhdueshme korrupsionin dhe krimin e kësaj qeverie.

Shkuarja ime në SPAK është bërë për këtë qëllim dhe bëhet fjalë një shtëpi që unë jetoj me tre kalamajtë e që prej vitit 2006. Pra, shikojeni ku ka rënë niveli i SPAK. Në vend që të merret me hotelet, vilat e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, korrupsionin, miliardat, grabitjen e pronës publike, portin e Durrësit apo deputetët që kanë marrë prona publike dhe janë në SPAK, ndaj meje nisi një hetim dhe oburra ta çojmë në SPAK pa asnjë lloj prove, në kundërshtim me çdo procedurë.

Kjo sepse kam denoncuar grabitjen e një prone publike në mes të Kryeqytetit, para pallatit tonë nga ky ndërtues që është dirigjuar nga Rama dhe Veliaj për të bërë kallëzim. Shtëpia ime është me dokument para noterit dhe me një deklaratë të lëshuar nga ky ndërtues sesi është lëshuar për shkak të shërbimeve.

Është sulm ndaj meje dhe deputetëve me qëllim për ta bërë pis dhe opozitën se; ne jemi të gjithë njësoj. Dhe meqë jemi të gjithë njësoj, vjedh Edi Rama dhe po ashtu ne. Ne nuk jemi hajdutë. SPAK duhet të merret me ata që vjedhin.

Ky nuk është sulm ndaj meje, por sulm publik ndaj çdo deputeti të opozitës që ngre zërin ndaj krimeve dhe korrupsionit.

Më motivon më shumë dhe do vazhdoj të denoncoj çdo ditë dhe nuk më frikësojnë dot as Edi Rama dhe askush, për shkak të ngritjes së zërit. Do bëjë çdo gjë që SPAK të merret me ligjin dhe jo të dirigjohet dhe mos marrë urdhra politikë nga Edi Rama.

Etiketa: dogjanii pandehursulm

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Berisha: Rastin e Ilir Metës dhe Ervin Salianjit do i çojmë në institucionet ndërkombëtare

Berisha: Rastin e Ilir Metës dhe Ervin Salianjit do i çojmë në institucionet ndërkombëtare

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com