GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Dumani në konflikt interesi me Veliajn, operacioni i sotëm i diktuar nga revolta popullore

14:43 - 06/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Noka pyet kreun e SPAK nëse ka masë sigurie dhe hetime për Erion Veliajn? Dumani: S’mund të përgjigjem
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Operacioni i sotëm i SPAK ndaj familjarëve të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ishte i diktuar nga revolta popullore. Kështu u shpreh kreu i PD-së Sali Berisha në konferencën e së premtes me gazetarët, sipas të cilit protesta e qytetarëve të Tiranës ka qenë e bazuar në fakte dhe dokumente që provonin se Veliaj kishte mashtruar publikisht duke dërguar shkresa në qeveri, në emër të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku merrte përsipër pagesën për djegësin e Tiranës.

“Qytetarët e Tiranës kanë mbi 1 vit që protestojnë para hajdutit më të madh të bashkisë së Tiranës, zyrave të tij, Erion Veliajt. Kjo protestë ka qenë e bazuar në faktin se dokumente zyrtare të pakundërshtueshme, provonin se Erion Veliaj kishte mashtruar publikisht duke dërguar shkresa në qeveri, në emër të Këshillit Bashkia të Tiranës, të pambledhur asnjëherë për atë çështje dhe në emër të Këshillit të Qarkut të Tiranës, të pambledhur asnjëherë për atë çështje, ku merrte përsipër pagesën për djegësin e Tiranës”.

Sipas tij, për këtë akt kriminal të Veliajt, lëshon urdhër-arresti për Arben Ahmetaj, i cili sipas Berishës e kishte kundërshtuar 5 herë kërkesën e Erion Veliajt.

“Por kokën e Arben Ahmetajt e kërkonte në tepsi Linda Rama, dhe Edi Rama dhe urdhri u zbatua. Kjo është e vërteta. Unë kam qenë kritik për Arben Ahmetaj, por nuk mund të pranoj kurrë, që një njeri që e ka kundërshtuar 5 herë koncesionin e djegësit të Tiranës, të arrestohet dhe ai që ka mashtruar 5 herë të vazhdojë të kryejë detyrën. Por, Erion Veliaj i kishte kolegë ata, ishte imun si ndaj Arben Krajës, që nga një anë kishte mbesën, në anën tjetër nipin, të dy në zyrat e bashkisë dhe pas dy vitesh hetim, u kujtua të jepte dorëheqjen nga çështja, se ishte në konflikt interesi. E kuptoni ju apo jo”.

Ai akuzoi edhe kreun e SPAK, Altin Dumani se është në konflikt interesi me Erion Veliajn.

“Por në fakt, jo pa konflikt interesi është edhe vetë Altin Dumani, i cili e ka si nip të gruas, një bashkëpunëtor të ngushtë, një Klajdi Meçe, të Erion Veliajt. Klajdi është një zullumqar i Fresshit. Me të atin në shtëpi, jeton Altini, Altin Zamani. Po, po jetojnë në një shtëpi. Hajde prekeni. Nëse ka akte kriminale të pa konceptueshme, por njeriu që deklaron 1 mijë herë, se ka mbjellë 1 milionë pemë. Njeriu që ka blerë pishën e zakonshme 6400 euro. Të blesh, por as pisha më ekzotike nuk shkon 6 mijë euro. Ky i ka blerë, hajduti që është ministër tani, Gonxhja ka qenë drejtor. Se Mazniku është me kompaninë e Milorancit. Pra të gjitha këto, mjaftonin 10 herë për ta nxjerrë. I kam thënë atij, qytetarët do të ndahen ty, vetëm kur të të varin në shtyllën e turpit të historisë. Leje që nuk u ka hapur derën, kanë ndenjur 2 orë aty, gjersa kanë marrë Dabullën për tu hapur derën. Se ca i lidh me Dabullën, nuk i marr vesh. Dëshmitarë okularë që kanë qenë aty, ka shkuar Dabulla. Gjoja i paskan marrë telefonat. Kur e gjithë Shqipëria fliste për ta, nuk paskan gjetur ata një mënyrë për të pastruar telefonat. Ky është hetimi i Dumanit, ja ku është ky me Edi Ramën. Ka dhe foto të tjera ky Klajdi Meçe. Klajdi është me Erion Veliajn. Dumani banon me të atin e tij në një shtëpi. Seç i lidh, një Zot e di, nuk janë as fqinj, por në një shtëpi.  Pra është një operacion i diktuar nga revolta popullore, mosbindja civile, e cila do të vazhdojë gjersa qytetarët të ‘varin’ në shtyllën e turpit, aty ku e ka vendin, kryehajduti i Tiranës, Erion Veliaj”.

Etiketa: Altin DumaniErion VeliajSali BerishaSpak

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Para
Rumani/ Gjykata anulon zgjedhjet presidenciale, pas akuzave për ndërhyrje ruse

Rumani/ Gjykata anulon zgjedhjet presidenciale, pas akuzave për ndërhyrje ruse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet procesi që ka nisur...

Lexo më shumë
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com