GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha: Më 9 shtator vendosa ta ndaj të shkuarën nga e ardhmja

15:49 - 29/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha: Më 9 shtator vendosa ta ndaj të shkuarën nga e ardhmja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha nga Dibra në takimin me demokratët anëtarë dhe simpatizantë se nuk mund të ketë dy të vërteta, në deklaratat e ish kryeministrit Sali Berisha.

“Nuk mund të ketë dy të vërteta, ose siç e ka thënë vet Sali Berisha, Edi Ramës i duhen 3 jetë për të bërë atë që kam bërë unë me ndihmën e demokratëve, me demokratët, për demokratët dhe për shqiptarët, ose unë jam tradhtar dhe besëprerë” – tha Basha.

Ajo që i ndan këto dy deklarata nga i njëjti person, sipas Bashës është pikërisht data 9 shtator, kur kreu i PD njoftoi vendimin e tij për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD Sali Berishën.

“9 shtatori është dita kur unë kam vendosur pas muajsh të tërë përpjekjesh, ta ndaj të shkuarën nga e ardhmja. Kam vendosur ta mbaj Partinë Demokratike në krah të SHBA-së dhe SHBA-të në krah të Partisë Demokratike. Kam vendosur pra të mbroj Partinë Demokratike, investimin e demokratëve, të gjithë ju që jeni në këtë sallë , atyre që janë jashtë kësaj salle, dhe të qindra të tjerëve që nuk janë mes nesh sepse janë në emigracion, apo dhe të atyre që nuk jetojnë më por te cilave iu kemi borxh ta mbajmë Partinë Demokratike të fortë, ta mbajmë të madhe, ta mbajmë të bashkuar deh ta bëjmë një orë e më parë drejtuese të fateve të vendit” – tha Basha.

Basha theksoi se fitorja që Partia Demokratike dhe Shqipëria meriton, është sot më pranë.

“Dhe përveç atyre që luftojnë për karriget e tyre dhe atyre që janë ende fatkeqësisht të verbuar nga emocionet dhe nuk arrijnë ende të vendosin interesin e përgjithshëm të demokratëve dhe të shqiptarëve, mbi interesat e një personi, të gjithë të tjetër po e kuptojnë, se fitorja që Partia Demokratike dhe Shqipëria meriton, është sot më pranë.

Se pengesat që kemi pasur janë më të kapërcyeshme dhe se aleancat tona janë më të forta dhe vizioni i ynë më i qartë për të larguar regjimin dhe për të sjell Partinë Demokratike në pushtet.

Kjo e ardhme ka trajtat e demokratëve të sakrificës, jo e atyre privilegjeve. Të themeluesve që kurrë nuk u ndanë në asnjë betejë, të të rinjve demokrat që me vetëdije vendosën që Partia Demokratike nuk duhet t’i braktis vlerat e saj pro perëndimore” – u shpreh kryedemokrati.

Basha gjithashtu tha se Partia Demokratike nuk është dhe nuk do të jetë pronë private e askujt, por vetëm pasuri e demokratëve dhe Shqipërisë. Sipas tij, demokratët kanë vetëmj një qëllim dhe ai është largimi i Edi Ramës dhe qeverinë e tij të korruptuar.

“Që Partia Demokratike nuk është dhe do të jetë pronë private e askujt, por pasuri e të gjithë demokratëve, pasuri e shqiptarëve, pasuri kombëtare. Jemi shumë më shumë se kaq. Jemi instrumenti për të ndryshuar Shqipërinë, jemi instrumente për të përmbysur këtë të keqe. Jemi instrumenti për të larguar atë, për ta çrrënjosur nga Bashkia e Dibrës, në atë të Sarandës dhe mbi të gjitha në Tiranë.

Dhe që ky instrument të jetë 100% i fokusuar në detyrën e madhe kombëtare që ka përpara, tani është momenti t’i themi ndal çdo retorike përçarëse. E kam thënë kudo ku më kanë pyetur dhe duhet ta përsëris edhe sot, demokratët nuk janë të përçarë. Ne ndajmë një qëllim: Largimin e Edi Ramës. Retorika përçarëse është ajo që jep përshtypjen që ka një përçarje në radhët tona, por jam i sigurt se po t’i pyes, jo vetëm ju që jeni në këtë sallë por të gjithë demokratët e Dibrës, gjithë demokratët e Shqipërisë, të gjithë ata demokratë të sakrificës, që japin e do të japin pa pyetur se çdo të marrin në këmbim por sepse besojnë tek Partia Demokratike, besojnë tek liria, besojnë tek demokracia, besojnë tek Shqipëria.

Dhe po ti pyesim të gjithë, po ti pyesim të gjithë këta demokratë të sakrificës , jo ata pak të kolltukëve , jo ata pak të karrigeve , jo ata pak të pazareve të dukshme e të padukshme me pushtetin . Po ti pyesim të gjithë së bashku a kemi vetëm një qëllim? A kemi vetëm një mision? Atëherë përgjigja është pa ekuivok, po. Qëllimi ynë është të shpëtojmë Shqipërinë , misioni ynë është ta bëjmë Shqipërinë europiane, të jetueshëm, të zhvilluar e ti mundësojmë bijve dhe bijave tanë të jetojnë këtu me dinjitet e duke patur të njëjtin qëllim e të njëjtin mision, duke pasur të njëjtin kundërshtar, detyra e parë dhe kryesore që lind jo vetëm nga lidershipi I partisë por nga çdo anëtar I Partisë Demokratike është ta jetësojmë këtë dhe që ta jetësojmë duhet të hedhim hapat e parë në drejtim të atyre, zemërimi I ligjshëm I të cilëve është përdorur për ti hutuar e çuar në rrugën e gabuar, siç tha njëra nga parafolëset. Askush nuk është I tepërt në Partinë Demokratike” – tha Basha.

Etiketa: e ardhmjae shkuaraLulzim Bashashtator

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Arteta nuk e përjashton si mundësi, Arsenali gati të rikthejë Xhakën si kapiten

Xhaka, për Arteta-n: Ai më bëri lider

Discussion about this post

TË FUNDIT

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

I riu, shtetasi me iniciale, A.S., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...

Lexo më shumë
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com