GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lideri i rebelëve mban fjalën e parë pas rrëzimit të regjimit të Assad: Sot shpërblehemi të gjithë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lideri i rebelëve mban fjalën e parë pas rrëzimit të regjimit të Assad: Sot shpërblehemi të gjithë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësi i rebelëve në Siri, Abu Mohammed al-Jawlani në Damask, u është drejtuar qytetarëve në xhaminë Umajad në qendër të qytetit.

Gjatë fjalës së tij ai tha se regjimi i Assad burgosi padrejtësisht mijëra njerëz, dhe se sot të gjithë sirianët shpërblehen me këtë fitore ndaj diktaturës.

Në daljen e tij të parë publike që kur ushtarët hynë në periferi të Damaskut, ai u tha mbështetësve se fitorja e rebelëve ishte “për të gjithë kombin” dhe se Assad e kishte bërë Sirinë “terren për lakminë e Iranit”.

“Çlirimi ka ndodhur pavarësisht hundës së atij tirani,” tha ai për Assadin.

Ai shtoi se Siria do të “shërohet plotësisht” nga efektet e luftës. “E ardhmja është e jona,” u tha ai mbështetësve.

Rebelët sirianë deklaruan sot se rrëzuan nga pushteti presidentin Bashar al-Assad, pasi morën kontrollin e Damaskut të dielën, duke e detyruar atë të arratiset dhe duke i dhënë fund sundimit autokratik të familjes së tij pas më shumë se 14 vitesh luftë civile.

Sirianët dolën në rrugë të dielën duke festuar fundin e sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad, pas një përparimi të befasishëm të rebelëve që në pak ditë arritën në kryeqytet duke ngritur tani pikëpyetje për të ardhmen e vendit dhe rajonit më të gjerë.

Turmat u mblodhën në sheshet qendrore të Damaskut duke valëvitur flamurin sirian, skena që ngjasonin me ditët e para të kryengritjes së Pranverës Arabe, përpara se të niste një shtypje brutale nga ana e qeverisë që e zhyti vendin në një luftë civile gati 14-vjeçare.

Etiketa: AssadSiri

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Superliga, Vllaznia fiton me përmbysje mes rrebeshit në “Loro Boriçi”

Superliga, Vllaznia fiton me përmbysje mes rrebeshit në “Loro Boriçi”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarret pushtojnë vendin, Rama ikën me pushime, filmohet duke lundruar me skaf në Dhërmi
Breaking Views

Zjarret pushtojnë vendin, Rama ikën me pushime, filmohet duke lundruar me skaf në Dhërmi

17:29 - 04/08/26

Kryeministri i vendit, Edi Rama është shkëputur nga rutina e përditshme dhe ka nisur pushimet në bregdetin e Dhërmiut. Siç...

Lexo më shumë
Zjarri në shtëpinë dykatëshe në Lushnje, dyshohet se shkaku ishte defekti në kondicioner

Zjarri në shtëpinë dykatëshe në Lushnje, dyshohet se shkaku ishte defekti në kondicioner

17:10 - 04/08/26
Ekstradimi i Ermal Beqirajt, Ministria e Drejtësisë akoma duke përkthyer kërkesën që do t’i dërgojë Francës

Ekstradimi i Ermal Beqirajt, Ministria e Drejtësisë akoma duke përkthyer kërkesën që do t’i dërgojë Francës

16:58 - 04/08/26
Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, mbi 14 milionë tentativa sulmesh në 6 muaj

15:24 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com