GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Incidenti me Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim. Presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Incidenti me Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim. Presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rei Manaj është bërë protagonist siç nuk do të dëshironte në kampionatin turk sot në ndeshjen mes Sivasporit të tij dhe Gallatasarajit. Sulmuesi shqiptar ka dëmtuar në fundin e sfidës Barish Alper Jillmaz, me një ndërhyrje për të cilin ai mori vetëm kartonin e verdhë, pavarësisht protestave të lojtarëve të Gallatasarajit teksa panë shokun e tyre të skuadrës të largohej me barelë.

Episodi në fjalë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe ka sjellë reagime të shumta, pasi është vlerësuar si i pakuptimtë vendimi i gjyqtarit për të mos i dhënë kartonin e kuq Manajt pas një ndërhyrje të tillë që dëmtoi futbollistin e përfaqësueses turke. Edhe Federata ka dalë me një njoftim zyrtar, duke bërë të ditur se ka hapur hetim për këtë ngjarje.

“Ndjejmë keqardhje për dëmtimin e pësuar nga Barısh Alper Jillmaz, një lojtar me vlerë për Gallatasarajin dhe ekipin tonë kombëtar, si pasojë e një ndërhyrje josportive në ndeshjen e luajtur sot Sivaspor-Gallatasaraj.

Federata dëshiron të informojë opinionin publik se ky incident i trishtë do të hetohet në detaj dhe do të bëjmë çdo përpjekje për t’u siguruar që përgjegjësit të marrin ndëshkimin e nevojshëm disiplinor. Shëndeti dhe siguria e çdo lojtari që është pjesë e futbollit turk, është prioriteti ynë”, shkruhej në këtë komunikatë.

Por përveç kësaj, ka qenë presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Ibrahim Haçiosmanoglu, ai që pa paralajmëruar për sanksione ndaj gjyqtarit Turgut Doman që nuk nxori kartonin e kuq ndaj Manajt.

“A keni parë ndonjëherë një gjë të tillë në jetën tuaj? Ne nuk do të lejojmë askënd të luajë me dinjitetin dhe nderin tonë. Qoftë ky një gjyqtar apo kushdo tjetër… Nuk kam parë ndonjëherë diçka më të turpshme. Nuk është e mundur të aprovosh vendime që merren kundër krenarisë tonë, një lojtari të ekipit kombëtar. Do të bëjmë çfarë është e nevojshme”, theksoi ai në një mesazh të shkurtër për mediat.

Etiketa: ManajRey Manaj

Lajme të lidhura

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki
Breaking Views

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

20:32 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt
Sport

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Para
“Triumf i jashtëzakonshëm i Trump”, Salianji jep mesazhin nga qelia: Lufto dhe fito

Trump: Do deportojmë emigrantët e jashtëligjshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com