GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja në SPAK/ BKT, Raiffeisen dhe Procredit, tre banka në aferën e vjedhjes 40 mln euro

21:22 - 08/12/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja në SPAK/ BKT, Raiffeisen dhe Procredit, tre banka në aferën e vjedhjes 40 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka Kombëtare Tregtare e njohur si BKT, Procredit dhe RaiffesenBank janë identifikuar në dosjen e prokurorisë në skandalin e vjedhjes së afro 40 milion eurove nga qytetarët nëpërmjet skemës së MikroKredive.

weblajm.com ka siguruar dosjen ku thuhet se në BKT 11 mijë llogari kryesisht të pagave të qytetarëve janë sekuestruar.

SPAK ka pranuar tashmë këtë dosje nga Prokuroria e Tiranës dhe pritet shumë shpejt të vijohet me veprime konkrete si arreste dhe sekuestro të aseteve në vlerën e abuzimit të ndodhur në një dekadë. Kjo skemë rezultom e ngritur nga MCA dhe Final dy kompani në hetim.

Pjesë nga dosja për BKT

Qytetarët jane imponuar qe përmes llogarive të sekuestruara bankare ( vetëm në BKT mëshumë se 11,000 llogari bankare tsekuestruara vitin e fundit,) sidomos llogaripage (tě cilat janë mbajtur pa afat tesekuestrura), apo përmes sekuestrimit tëpronave tế paluajtshme, pa asnjë mundësi perpërballimin jetesës së përditshme, janë shtrënguar për të marrë kredi të reja, “për tế ristrukturuar të vJetrën” apo pēr të paguar detyrime në vlera të fryra..

Ndërsa ProcreditBank dhe Raiffesen Bank ka patur një marrëdhënie preferienciale me MCA e cila ka blerë aty kredit e pashlyera.

Pjesë nga dosja:

Institucioni financiar MCA ka ceduar për të blerë në formë portofoli me qindra-mijēra kredi nga bankat e nivelit të dytë,veçanërisht nga “Raiffeisen” dhe ProCredit Bank’ duke i věnë në ekzekutim vetěm něpěrmjet 3 shoqěrive pěrmbarimore tế cituara mẽ sipër dhe duke bashkěpunuar me ish-përmbaruesit e këtyre shoqërive sipas njē skeme të pěrcaktuar, nështrëngimin e debitorëve për marrjen e kredive të reja për të shlyer detyrimet e kushtēzuara nga proceset pěrmbarimore.

Në materialin e siguruar nga weblajm.com thuhet se qytetarëve jo vetëm su hiqej sekuestro pasi shlyenin borxhet por vijohej ende me skemën e bllokimit.

30 milion euro në 2023!

Edhe pas kalimit të pronave me vlera të konsiderueshme në pronësi të shoqërisë MCA dhe Final, detyrimet e qytetarëve ndaj MCA dhe Final jo vetëm nuk janë shuar, por ata vazhdojnë të jenë debitorë, ndaj shoqërive MCA dhe Final, llogaritë e tyre bankare dhe prona të tjera vazhdojnë të jenë të sekuestruara, apo vazhdojnë veprimet përmbarimore, pra pas kalimit të pronësisë, vendosen sekuestro për pasuri të tjera.

Sipas informacionit të marrë nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, që administron aktualisht shoqërinë MCA dhe Final, rezulton se shoqëria MCA të ketë realizuar 2,992,382,782.00 lekë të ardhura deri në fund të vitit 2023 (30 milion Euro vetëm nga mbledhja e detyrimeve të konsideruar si borxh i keq), ndërsa shoqëria Final 679, 629,625 (rreth 6,8 milion Euro – detyrimeve të konsideruara si borxh i keq).

Në përfitimin e paligjshëm të sipërcituar nuk është përfshirë vlera e pasurive të kaluara në pronësi të MCA dhe Final me ankande tërësisht fiktive, sipas vendimit të përmbaruesit për kalimin e pronësisë. Për shkak të numrit shumë të lartë nuk është arritur akoma të përcaktohet në mënyrë të saktë numri i pasurive të paluajtëshme të humbura nga qytetarët në ankade fiktive por sipas informacioni të marrë nga Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, numri i pronave është rreth 1700 pasuri të paluajtëshme.

Në këtë dosje është përfshire dhe rasti i të ndjerit Pal Trashaj vetëflijuar në derën e SPAK.

/Weblajm.com/

Etiketa: BKTKryesore1ProcreditRaiffeisenSpak

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Chelsea me hap kampioni, përmbys Tottenhamin dhe futet në garë për titull

Chelsea me hap kampioni, përmbys Tottenhamin dhe futet në garë për titull

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com