GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Trump: Do deportojmë emigrantët e jashtëligjshëm

22:32 - 08/12/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Triumf i jashtëzakonshëm i Trump”, Salianji jep mesazhin nga qelia: Lufto dhe fito
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara në NATO nuk është i garantuar. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump në një intervistë për NBC News.

Ai tha se SHBA do të luajë rolin e saj në Aleancë, vetëm nëse vendet e tjera kapin shifrën 2% të shpenzimeve të mbrojtjes. Trump tha gjithashtu se do të falë të dënuarit për sulmin e 6 janarit në Kapitol, pasi sipas tij këta njerëz “po jetojnë në një ferr”. Siç ka theksuar gjatë fushatës Trump, konfirmoi se ka në plan të deportojë miliona emigrantë pa dokumente.

“Epo, unë mendoj se duhet ta bëjmë, dhe është e vështirë, është një gjë shumë e vështirë për ta bërë. Por duhet të kemi rregulla, ligje. Ata erdhën ilegalisht. Para së gjithash, ata po na kushtojnë shumë. Por ne do të fillojmë me kriminelët dhe më pas me të tjerët dhe do të shohim se si do të shkojë”, ka thënë ai.

Politika e Trump për dëbimet mund të ketë përjashtime. Qëndrimi mund të garantohet për ata që kanë shkuar ilegalisht në SHBA kur kanë qenë fëmijë dhe tashmë jetojnë dhe punojnë atje prej vitesh.

Për këtë, Trump shprehu edhe gatishmërinë për të punuar me demokratët. Por në ndryshim nga qëndrimet e tij të hershme më të ashpra, Trump tha se nuk do të vendosë kufizime për pilulat e abortit.

Trump tha gjithashtu se do të përmbushë premtimet e tij të fushatës dhe do të vendosë tarifa për partnerët tregtarë të SHBA, si Kina, Meksika apo Kanadaja.

Por ai nuk la të kuptohej nëse familjet amerikane do të prekeshin apo jo nga kjo masë, duke thënë se nuk mund të garantonte asgjë.

Edhe njëherë ai iu rikthyer qëndrimit të tij se zgjedhjet e vitit 2020, ku ai humbi përballë Joe Biden, ishin të manipuluara dhe e fajësoi presidentin në detyrë për përçarjen politike të vendit.

Sa i përket luftës në Ukrainë, Trump tha se po përpiqet të gjejë një zgjidhje për t’i dhënë fund, por Kievi duhet të mos pres ndihmë të madhe nga SHBA.

Në ndryshim nga administrata e tij e parë, ku familjarë të tij kishin poste, këtë herë do të jetë ndryshe. Vajza e tij Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner kishin të dy poste në mandatin e kaluar të Trump.

Presidenti i zgjedhur kishte edhe një mesazh për ata që nuk e votuan, të cilët tha se do i trajtojë po aq mirë sa ka trajtuar mbështetësit e tij.

Etiketa: Donald TrumpEmigrantëSHBA

Lajme të lidhura

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Para
Rrëzoi Bashar al-Assadin, kush është lideri rebel sirian Abu Mohammed al-Jawlani

Rrëzoi Bashar al-Assadin, kush është lideri rebel sirian Abu Mohammed al-Jawlani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e regjistruar pasditen e sotme në zonën e Kamzës, ku një 30-vjeçare ka mbetur...

Lexo më shumë
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com