GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Çështja Xhaçka”, PS e lexon opinionin e Komisionit të Venecias sipas oreksit të saj

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ngel” për në vjeshtë mandati i Xhaçkës, Kushtetuesja i kërkoi Kuvendit t’i dërgojë mocionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mazhoranca socialiste vijon të mbrojë deputeten dhe ish-ministren e PS Olta Xhaçka edhe pas opinionit të Komisionit të Venecias.

Në një interpretim të “çështjes Xhaçka”, të depozituar në Venecia nga Kuvendi me iniciativën e PS, komisioni shprehet se të gjitha autoritetet e kanë detyrim të zbatojnë në mënyrë efektive vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Venecias, këto vendime nuk duhet të kushtëzohen me votim apo shumicë parlamentare.

Por, edhe pas këtij konstatimi, Partia Socialiste vijon ta mbrojë deputeten Xhaçka.

E para që e artikuloi këtë qëndrim ishte deputetja socialiste Klotilda Bushka. Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, ajo i bëri një rezyme konfliktit të krijuar nga mazhoranca me Kushtuesen pasi po refuzoni të zbatojë vendimin e gjykatës. Më tej, pretendoi se Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë socialistëve teksa u shpreh se komisioni artikuloi në opinion se “Kuvendi nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar”.

Në fakt, Komisioni i Venecias shprehet se “Kuvendi nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por mund të votojë vetëm për çështje që bien brenda kompetencave të tij”, pasi saktëson qartë se “kur një vendim i Gjykatës Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizuese të kompetencave vendimmarrëse të Kuvendit, ky i fundit duhet të miratojë një vendim në përputhje me vendimin e Gjykatës dhe të votojë për çështjen e kufizuar siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, dhe jo për mundësinë e referimit të çështjes sërish në Gjykatë”.

Gjithashtu, Bushka deklaroi se “Venecia konfirmoi qëndrimin e mazhorancës se sipas jurisprudencës së GJK shqiptare, Kuvendi dërgon për shqyrtim në GJK çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të një deputeti, vetëm kur konstatohet kur jemi para rastit të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, pra kur vetë deputeti përdor pasuri të shtetit dhe përfiton prej tyre, ndërsa rastet e tjera, Kuvendi i shqyrton vetë”.

Në të njëjtën linjë është dhe qëndrimi i kryeparlamentares Elisa Spiropali, e cila shprehet se “Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar dhe kjo nga ne është lexuar jo thjesht si ndërhyrje në pavarësinë e Kuvendit, por në radhë të parë si një vendim i pazbatueshëm për shkak të pamundësisë së një rregulli që i imponon deputetit se si të votojë”.

Qëndrimi nga PS pas publikimit të opinionit të Venecias, konfirmon angazhimin e mazhorancës për të vijuar mbrojtjen me këmbëngulje të mandatit të Olta Xhaçkës.

Etiketa: Klotilda BushkaKryesore1Olta XhackaPS

Lajme të lidhura

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe
Aktualitet

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

09:09 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?
Aktualitet

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Aktualitet

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26
Para
FSHF prezanton Albanin, maskotën e Kombëtares shqiptare për EURO 2025 U17

FSHF prezanton Albanin, maskotën e Kombëtares shqiptare për EURO 2025 U17

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe
Aktualitet

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

09:09 - 02/08/26

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e djeshme një magazinë bujqësore në fshatin Veterik të Bashkisë Berat. Sipas të dhënave paraprake,...

Lexo më shumë
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26
Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

08:04 - 02/08/26
Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

Ramës nuk i del e keqja: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët!

07:43 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com