GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Salianji mesazh nga burgu në 34-vjetorin e PD-së: E nesërmja për demokratët është betejë

20:31 - 11/12/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Salianji mesazh nga burgu në 34-vjetorin e PD-së: E nesërmja për demokratët është betejë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një mesazh i Ervin Salianjit nga burgu u transmetua në ceremoninë e 34-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike. Ai theksoi se do donte të ishte me ta në këtë ditë të rëndësishme, duke vënë theksin se demokratët duhet të jenë në betejë.

Salianji theksoi se duhet të zotërojnë rrugët, të jenë në qëndresë, rezistencë dhe protestë.

Mesazhi i plotë:

Demokrate e demokratë,

Miq, shokë,

Bashkëpunëtorë e kolegë,

I nderuar z. Berisha, Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Dua t’ju përshëndes sot nga zemra çdo demokrat, të reja e të rinj, gra e burra në të gjithë Shqipërinë, me të cilët kemi vite që luftojmë e bëjmë beteja.

Jeni ju demokratët e palodhur që i keni dhënë dhe i jepni shpirt kësaj partie, kësaj force politike.

Do doja të isha sot aty me ju, e qoftë dhe për disa orë  t’i gëzoheshim bashkë rrugës që demokratët ndërtuan për shqiptarët. Fatkeqësisht Shqipëria sot është larg asaj që mendohej kur Partia Demokratike u krijua.

E duke e ditur këtë e nesërmja për ne demokratët është sërish betejë  ku duhet të zotërojmë rrugët, në qëndresë, rezistencë e protestë pikërisht sepse shqiptarët fatkeqësisht çdo ditë e më shumë marrin rrugët për shkak të keq qeverisjes.

Nga ku unë jam, është vështirë të veprosh, por bëhet shumë e qartë se çfarë duhet të mendosh e ndërtosh.

Është kaq e qartë që goditjet, presionet, represionet janë reflektimi i zi i gropës ku janë zhytur mes vetes socialistët  e pushtetit e ku me këto forma e metoda të represionit kërkojnë të mbajnë pushtetin me forcë e me dhunë pasi nuk kanë asgjë që ti ofrojnë qytetarëve.

Pasi bënë pakt me djallin dhe e shitën Shqipërinë në krim e korrupsion sot përpëliten në frikë ë në mjerim.

Është e qartë çdo çast që shqiptarët edhe kur na gjykojnë edhe kur na kritikojnë e bëjnë  nën ankthin që presin që në të veprojmë.

Të jemi më shumë , më të fortë sepse nga ne varet jeta e të gjithëve. Mos presim mbështetje nga ata që forcë nuk kanë, as mirëkuptim nga ata që fuqitë i kanë lënë.

Është e qartë që Ata na presin, që qytetarët na presin e ne boll kemi pritur! Sepse sot më shumë se kurrë jemi politikisht më të rritur, më të fortë, më të bashkuar!

Kur e kam nisur rrugëtimin tim në këtë forcë politike  që ne gjimnaz me angazhimet që një i ri mund të ketë nuk e kam menduar që sot në fund të vitit 2024 do ju përshëndesja nga një kabinë telefonike e burgut të Fierit ku po mbahem i dënuar për shkak të një denoncimit një konference për shtyp, të një dëshmie e fajtuar, e provuar si e vërtetë ç’ka solli brenda disa orësh dorëzimin e një trafikanti ndërkombëtar droge të lidhur me qeverinë në burgun e Italisë.

Kjo nuk flet vetëm për mua por për ditët e vështira në të cilat Shqipëria po kalon dhe kur ka Shqipëria ditë të këqija kur kjo ndodh janë gjithnjë demokratët që duhet të gjejnë zgjidhjen, janë gjithnjë demokratët, që duhet të japin shpëtimin.

Dua të nxis sot të gjithë miqtë e mi, të angazhohen më shumë se asnjëherë më parë, për ta sjellë ndryshimin që i duhet vendit. Çdo minutë, çdo orë me pasion e përkushtim. Zgjedhjet po vijnë.

Ne do të jemi bashkë për ta festuar triumfin e të mirës mbi të keqen. Asgjë nuk i ndal demokratët.

Zoti i bekoftë demokratët! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

gijotina.com/

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1

Lajme të lidhura

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit
Breaking Views

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Para
Erion Veliaj shtron darkën e Vitit të Ri, e braktisin ambasadorët

Erion Veliaj shtron darkën e Vitit të Ri, e braktisin ambasadorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen
Aktualitet

Tension në gjyqin me dyer të mbyllura, Erion Veliaj refuzon avokaten: Nuk e njeh dosjen

11:43 - 01/02/26

Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht...

Lexo më shumë
Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com