GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Siguria energjetike/ Raporti: Shqipëria ende nuk ka një plan gatishmërie

08:21 - 13/12/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Siguria energjetike/ Raporti: Shqipëria ende nuk ka një plan gatishmërie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kriza e energjisë që nisi në fund të verës 2021 dhe kulmoi në vitin 2022 u bë dhimbja e kokës e shumë vendeve përfshirë Shqipërinë e cila u detyrua të paguante disa qindra milionë euro në importe. Njëkohësisht ajo kohë shërbeu tek një theks i shtuar për diversifikimin dhe rritjen e sigurisë energjetike.

Por raporti i fundit i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë për vendet e Ballkanit Perëndimor vëren se akoma edhe sot vendi ynë nuk ka një raport gatishmërie për rastet e emergjencës. Treguesi i sigurisë energjetike rezulton në total me një realizim 8 për qind për Shqipërinë duke renditur edhe arsyet pse masat e mara për të rritur këtë siguri mbeten ende të zbehta.

“Shqipëria nuk ka transpozuar Rregulloren (BE) 2019/941 dhe as ka caktuar autoritetin kompetent për gatishmërinë ndaj rrezikut megjithëse afatet mbaronin respektivisht më 31 dhjetor 2023 dhe 5 janar 2023. Zhvillimi i planit të gatishmërisë ndaj rrezikut nuk është iniciuar. Shqipëria nuk i ka dorëzuar Sekretariatit Deklaratat e Sigurisë së Furnizimit me Energji Elektrike, megjithëse e detyruar nga neni 29 i Traktatit. Gjendja e jashtëzakonshme për Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë që nga viti 2024. Rregullorja (BE) 2017/2196 gjithashtu nuk është transpozuar deri më tani”, thuhet në raport.

Në total vetëm siguria energjetike e lidhur me elektricitetin është vetëm 8 për qind.

Sa i takon sigurisë nga furnizimi me gaz realizimi i këtij treguesi është në nivelin 73 për qind dhe kjo i atribuohet miratimit të kuadrit rregullator.

“Rregulloret e emergjencës së gazit janë vendosur pas ndryshimeve në Ligjin e Gazit në vitin 2021, i cili përfshin aspekte specifike të Rregullores së Sigurisë së Furnizimit me Gaz (BE) 2017/1938. Shqipëria përputhet zyrtarisht me Rregulloren SoS”, thuhet në raport.

Ndërkohë, elementi i tretë siguria e furnizimit me naftë diçka që diskutohet prej vitesh dhe ka të bëjë me planin e rezervave. Ky tregues sipas Sekretariatit vlerësohet në 28 për qind.

“Sistemi aktual i ruajtjes së rezervës së natës Shqipëri rregullohet nga legjislacioni që daton që nga viti 1999 (ndryshuar në 2004) dhe dekretet e qeverisë të viteve 2004 dhe 2007, duke vendosur të gjithë detyrimin e stokut mbi industrinë e naftës. Në vitin 2018, u hartua drafti për krijimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rezervës minimale të sigurisë së naftës dhe produktet e saj. Megjithatë, kjo nuk u miratua gjatë periudhës raportuese. Në vend të kësaj, në vitin 2022,u hartuan tre projekt-rregullore dhe një vendim qeverie për të krijuar një sistem që përputhet me kërkesat e Direktivës duke ruajtur model të bazuar në industri. Megjithatë, procedurat aktuale të emergjencës mbeten të pamjaftueshme për të përmbushur standardet e Direktivës. Shqipëria nuk ka dorëzuar pyetësorin të importit mujor të naftës bruto të furnizimit (COIR) që filloi në janar 2023. Nuk është bërë gjatë periudhës së raportimit, dhe kuadri ligjor i Shqipërisë mbetet i papajtueshëm”, vëren raporti.

/Monitor.al/

Etiketa: energjiKryesore1planraport

Lajme të lidhura

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik
Breaking Views

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25
Rritje për pagën minimale, 50 mijë lekë nga fillimi i vitit të ardhshëm
Breaking Views

Rritje për pagën minimale, 50 mijë lekë nga fillimi i vitit të ardhshëm

18:42 - 19/12/25
Para
Sot do të shembet me eksploziv ura e vjetër e Babrroit, njoftimi për qytetarët

Sot do të shembet me eksploziv ura e vjetër e Babrroit, njoftimi për qytetarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!
Breaking Views

Skandali Balluku/ Porosia e Ramës për Peleshin dhe Ballën: Prisni vendimin e Kushtetueses!

23:12 - 19/12/25

Mazhoranca do ta zvarrisë heqjen e mandatit për Belinda Ballukun deri pas marrjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin...

Lexo më shumë
Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

Dhunë në Vlorë/ Tifozët godasin lojtarët e Teutës, më pas 4 gola dhe nga një pikë

22:44 - 19/12/25
(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

(VIDEO) Eliminohet Interi pas gjuajtjes së penalltive, Imobile heroi i Bolonjës

22:29 - 19/12/25
Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com