GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-kryeministri italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri të kthehen në burgje për shqiptarët

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri i Italisë dhe lideri i Italia viva, Matteo Renzi në një postim në rrjetet e tij sociale ka reaguar sërish lidhur me investigimin e Piranjave për oficerët italiane që do të monitorojnë qendrat e emigrantëve. Renzi shkruan se lidhur me kampet e refugjatëve, opozita italiane duhet të bëjë propozime jo të kritikojë. Mediat italiane raportojnë se Renzi ka propozuar që në qendrat e emigrantëve të vendosen rreth dy mijë të burgosurit shqiptarë që ndodhen aktualisht në burgjet italiane.

POSTIMI:

Opozita duhet të bëjë propozime, nuk mund të kritikojë. Kështu që unë dua të bëj pjesën time për çështjen e qendrës së emigrantëve në Shqipëri. Meloni shpenzon pothuajse një miliard euro për një projekt që nuk qëndron. Ajo qendër emigrantësh nuk do të ndërtohet kurrë. Por paratë tani janë shpenzuar. Propozimi im është i thjeshtë: le të vendosim rreth dy mijë të burgosurit shqiptarë që ndodhen aktualisht në burgjet italiane në qendrën e emigrantëve. Në këtë mënyrë reduktojmë mbipopullimin. Ne ulim kostot. Dhe le të mos mbajmë më karabinierët dhe policët në Shqipëri: këta agjentë duhen në Itali, duhen në rrugët tona. Javën e kaluar programi shqip Piranjat tregoi se çfarë bën vërtet policia në Shqipëri: Kam bërë një intervistë me gazetarin që ka shkruar scoop-in, e cila do të transmetohet në Syri TV. Dhe unë bëra këtë propozim: ta shndërrojmë qendrën e emigrantëve në një burg për shqiptarët e paraburgosur në Itali. Le ta bëjmë tani.

Qendrat pritëse janë bosh, pasi në nëntor emigrantët, dhe pjesa më e madhe e policëve italianë, punonjësve socialë dhe organi drejtues i qendrave në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve u larguan nga Gjadri. Vendimi erdhi pas bllokimit të njëpasnjëshëm të Gjykatës së Romës për mbajtjen e emigrantëve në qendrën e Gjadrit. Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar. Por deri më tani qendrat janë bosh.

Etiketa: Italimarreveshja Rama-MeloniMatteo RenziQendrat e emigrantëve

Lajme të lidhura

Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt
Aktualitet

Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

10:55 - 01/06/26
Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq
Aktualitet

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

10:33 - 01/06/26
Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill
Aktualitet

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
Para
GJKKO rrëzon kërkesën e Suel Çelës për heqjen e masës së sigurisë

GJKKO rrëzon kërkesën e Suel Çelës për heqjen e masës së sigurisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt
Aktualitet

Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

10:55 - 01/06/26

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se reagimet publike për ngjarjet në Zvërnec  e kanë bërë të reflektojë...

Lexo më shumë
Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

10:33 - 01/06/26
Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

09:38 - 01/06/26
Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

09:10 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobetbettilt giriş