GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha publikon fotot: Ja konflikti flagrant i interesit i Altin Dumanit me Erion Veliajn

15:39 - 13/12/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Noka pyet kreun e SPAK nëse ka masë sigurie dhe hetime për Erion Veliajn? Dumani: S’mund të përgjigjem
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri një sërë denoncimesh këtë të premte, në një konferencë për mediat nga selia blu. Ai publikoi edhe dy foto, që sipas tij, faktojnë konfliktin e interesit që kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

“Kërcënime ndaj punonjësve të administratës për vota”

Berisha publikikoi mesazhin e një punonjësi të bashkisë së Fierit, për të cilin tha se është nën kërcënimin e vendit të punës, për shkak se nuk mbush dot formularin e PS-së për të afërm që jetojnë jashtë Shqipërisë, që të votojnë në zgjedhjet e vitit 2025.

Kryedemokrati u ka bërë thirrje degëve të PD-së që të organizojnë protesta para ambasadave të Shqipërisë, pasi këto institucione janë duke kryer veprimtari elektorale të ethshme për partinë në pushtet dhe Edi Ramën.

Situata në shkolla

Në konferencë, Berisha ka denoncuar edhe situatën sipas tij dramatike të sigurisë në shkolla. Berisha tha se narkoshteti ka futur krimin dhe drogën në klasa.

Ai denoncuar gjithashtu se shkollat dhe policia po fshehin ngjarjet e rënda që ndodhin nëpër shkolla.

Kontrollet e BKH te qendra e bashkëshortes së Veliajt

Lideri i opozitës foli sërish për kontrollin e BKH tek “Harabeli” i bashkëshortes së Veliajt. Ai u shpreh se “informova publikun se janë gjetur 230 mijë, natyrisht e ndryshoj shifrën që të mbroj sadopak burimin, por janë gjetur 220 mijë euro, por janë gjetur thasë me fatura 200 mijë, 300 mijë, 400 mijë, që vetëm Velica dhe Lalë Vjedhësi e dinë se çfarë janë ato”.

Në vijim të denoncimeve për aferat e kreut të bashkisë së Tiranës, kreu demokrat deklaroi para gazetarëve se “nuk ka ndodhur kurrë, përveçse në këtë qeveri, që familjarët e qeveritarëve të fitojnë tendera të lidhura me sektorin publik. Kurrë, asnjë!’

“Lidhja Dumani-Veliaj përmes kushëririt të gruas”

“Altin Dumani nuk i zbuloi kurrë lidhjet e tij dhe konfliktin flagrant të interesit që ka me Erion Veliajn nëpërmjet të dashurit kushëri, Klajdi Meçaj, kushëri i parë i gruas, drejtor në bashki”, u shpreh kreu demokrat gjatë konferencës në selinë e PD ku denoncoi sërish kreun e SPAK për konflikt interesi me Erion Veliajn.

“Të dashur qytetarë, një javë më parë unë publikova një status me dy foto në të cilën informova publikun se Altin Dumani banonte në shtëpinë e dajës së gruas së tij, Anastas Meçaj. Po nuk është vetëm kjo, dhe nuk janë vetëm misteret e asaj shtëpie të habitshme, se kjo shtëpi është përveç atyre tre shtëpive të tjera. Po, po! Kjo, thotë, është shtëpia e vjehrrit. Ky Anastasi është daja i bashkëshortes. Djali i dajës së bashkëshortes, Klajdi Meçaj, që unë i postova fotografinë, që është personi këtu me Edi Ramën, është drejtor në Bashkinë e Tiranës, ose ka qenë gjer së fundmi drejtor në Bashkinë e Tiranës, engjëlli mbrojtës i Erion Veliajt pranë Altin Dumanit”, tha Berisha për mediat.

“Çfarë është ky Klajdi? Klajdi është kushëriri i parë i bashkëshortes së Altin Dumanit. Mediat e qeverisë kërkonin me çdo kusht ta zhvlerësonin këtë fakt se kjo nuk është gjë, kjo nuk është e vërtetë. Tani BKH-ja digjitale çon fotografinë tjetër shkatërrimtare, përfundimtare. Ky është Dumani me bashkëshorten në ditëlindjen e vet, ku Klajdi poston këtë fotografi. Pra, vartësi i Erion Veliajt i uron burrit të kushërirës, Altinit, gëzuar 50-vjetorin e ditëlindjes së tij”, shtoi ai.

Në qoftë se më parë kemi akuzuar Krajën si një njeri që bllokonte hetimet për 3 vite me radhë për arsye se kishte nipin dhe mbesën punonjës në Bashkinë e Tiranës, të paktën ai, për faqe të zezë, tre javët e fundit u detyrua të japë dorëheqjen. Kurse Altin Dumani nuk i zbuloi kurrë lidhjet e tij dhe konfliktin flagrant të interesit që ka me Erion Veliajn nëpërmjet të dashurit kushëri, Klajdi Meçaj, kushëri i parë i gruas, drejtor në bashki. Ja ku është”, tha më tej Berisha.

Etiketa: Altin DumaniErion VeliajKryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
I dënuar për vrasjen e 4 policëve në ’97, izolohet në “41-Biss” Fran Marashi

I dënuar për vrasjen e 4 policëve në '97, izolohet në "41-Biss" Fran Marashi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

Stuhia “Byron” vazhdon të godasë Greqinë me reshje të dendura dhe stuhi të forta, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të...

Lexo më shumë
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com