GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Xhaçka”/ Bardhi letër Spiropalit, kërkon rivotim në Kuvend. Vë në dijeni dhe ambasadat

17:12 - 13/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Xhaçka”/ Bardhi letër Spiropalit, kërkon rivotim në Kuvend. Vë në dijeni dhe ambasadat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazment Bardhi, në emër të grupit parlamentar të PD-së, i është drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ku i kërkon që të rivotojnë në Kuvend mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtuese, pas mbërritjes së raportit nga Komisioni i Venecias.

Përmes letrës, e cila iu është dërguar edhe selive të ambasadave perëndimore në Tiranë, Bardhi shkruan se qëndrimi i mazhorancës është jo vetëm i papranueshëm, por jashtë çdo logjike njerëzore dhe politike dhe po jepet shembulli i paprecedent në një vend demokratik.

“Qëndrimi personal i Kryetares së Kuvendit dhe i mazhorancës socialiste, pas publikimit të Opinionit të Komisionit të Venecias, është jo vetëm i papranueshëm, por jashtë çdo logjike njerëzore dhe politike. Ju po sajoni/deformoni qëndrime që nuk gjejnë asnjë mbështetje, në asnjë fjali dhe në asnjë paragraf të Opinionit të Komisionit të Venecias. Ju po bëni interpretimin sipas asaj që ju do të dëshironit të shprehej Komisioni i Venecias dhe jo sipas asaj që është shprehur qartësisht Komisioni i Venecias. Ju nuk po i përmbaheni zotimit tuaj publik që do të vepronit sipas Opinionit të Komisionit të Venecias dhe do ta zbatonit atë. Ju po tregoni se investuat kot Komisionin e Venecias dhe nuk po e respektoni autoritetin e tij. Ju po jepni shembullin e paprecedent në një vend demokratik, që nëse nuk pëlqehen vendimet e gjykatave atëherë ato mund të mos zbatohen.” – shkruan kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Bardhi kërkon që të nisin procedurat parlamentare, në seancën më të parë plenare, për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe dorëzimin e Xhackës tek drejtësia.

Kujtojmë se PD e kërkoi edhe në seancën plenare të djeshme që të futej në rendin e ditës votimi i mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtuese, por u refuzua nga mazhoranca e cila e vazhdon ende “mburojën” për mandatin e ish-ministres së Ramës.

Në raportin e ardhur nga Komisioni i Venecias theksohej qartë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme me detyrim nga të gjitha autoritetet dhe nuk mund të rrëzohen me shumicë parlamentare.

Kujtojmë se çështja “Xhaçka” është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita, e cila pretendon se deputetes socialiste duhet t’i hiqet mandati me argumentin e konfliktit të interesit, për shkak të dhënies së statusit “investitor strategjik” bashkëshortit të saj, Artan Gaçi, në kohën kur ajo mbante postin e ministres.

Deputetët e Partisë Socialiste me urdhër të kryeministrit Edi Rama kanë votuar dy herë kundër vendimit të Kushtetuese për të shqyrtuar mandatin e Xhaçkës, duke mbrojtur kështu kolegen e tyre.

Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën, duke përfituar si deputete të mira publike, që kur bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, fitoi të drejtën e përdorimit të bregdetit për 30 vite falë një vendimi qeverie.

Më konkretisht në mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Gjilekë të Himarës për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Në atë kohë, Olta Xhaçka mbante postin e ministres së Jashtme. Sipas këtij vendimi, kompanisë  ‘AGTTC Hotel Management’ i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Rasti është kthjellësisht i pastër dhe për precedentë të tillë Kushtetuesja i ka hequr më parë mandatin e deputetit, Ilir Beqjas dhe Koço Kokëdhimës.

Etiketa: Gazment BardhiOlta XhackaPD

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
“Oficerët e shkollës i njoftuam për fotot tona që shpërndaheshin në rrjet”/ 17-vjeçari i plagosur: Ndihem në rrezik!

“Oficerët e shkollës i njoftuam për fotot tona që shpërndaheshin në rrjet”/ 17-vjeçari i plagosur: Ndihem në rrezik!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com