Një automjet është grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 13 në qytetin e Durrësit. Makina e grabitur është në pronësi të shtetasit E. F..
Pas marrjes së njoftimit, Policia e qytetit bregdetar kreu hetimet e para dhe identifikoi dhe arrestoi autorin brenda disa orësh.
Në kuadër të operacionit të koduar “Reagimi” është vënë në pranga shtetasi P. H., 26 banues në Ersekë. Gjithashtu, raportohet se është gjetur edhe makina e grabitur nga i riu.
Discussion about this post