GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

650 mln euro para publike shkojnë te bizneset që janë në pronësi të zyrtarëve të lartë

12:13 - 15/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
PD: Rama nënshkruan kontrata për të konsoliduar pushtetin e tij dhe jo për të luftuar korrupsionin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me investigimin e emisionit “Vetting”, ku janë bërë publike shkeljet dhe abuzimet me Prokurimet Publike.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli thotë se 650 milionë euro fonde publike janë në dorë të një grupi kompanish. “Kompanitë e përfshira në tenderat me vlerat më të larta, të zhvilluara me procedurë të kufizuar apo negocime të drejtpërdrejtë, dhe jo vetëm, janë në pronësi të familjarëve të zyrtarëve të lartë dhe me lidhje e përfitime të dyshuara të këtyre të fundit nga zhvillimi i procedurave të prokurimit, si rasti i kreut të KPP”, tha ndwr tw tjera ajo.

Vangjeli thotë se KLSH ka identifikuar dëmin prej 2 miliard e 550 milion euro shkaktuar nga shkeljet gjatë procesit të prokurimit vetëm për 4 vitet e fundit , ‘shifër kjo që do të dalë nga xhepat e shqiptarëve të thjeshtë.

Deklarata:

Partia Demokratike falënderon dhe inkurajon emisionin investigativ ‘Vetting’ për pasqyrën transparente të gjendjes reale të zhvillimit të procedurave të prokurimit në vend, si dhe çdo denoncues të shkeljes së ligjit.
Kujtojmë se denoncimet e vazhdueshme të PD për këtë qëllim i vërtetojnë raportet e auditimit të KLSH apo kritikat e organizatave ndërkombëtare të reflektuara edhe në progres-raportin e fundit të Bashkimi Europian.
KLSH ka identifikuar dëmin prej 2 miliard e 550 milion euro shkaktuar nga shkeljet gjatë procesit të prokurimit vetëm për 4 vitet e fundit , shifër kjo që do të dalë nga xhepat e shqiptarëve të thjeshtë.
Sipas analizës së emisionit investigativ “Vetting” në bashkëpunim me Open Procurement dhe ekspertë të fushës, procedurat me vlerën më të madhe monetare për periudhën 2020-2023 në shumicën prej tyre janë kryer pa garë, pasi kompanitë ofertuese janë skualifikuar ose ka pasur pjesëmarrëse vetëm një ofertues duke monopolizuar fondet publike, tek një grusht kompanish dhe duke lënë jashtë procesit të prokurimit shumicën e operatorëve të tregut e aq më shumë kompanitë e huaja.
Nga të dhënat e përpunuara nga “Open Data Albania”, rezulton se vlera totale e tenderave me flamur të kuq është 72,3 miliardë lekë.
Në 4 vite 650 milionë euro fonde publike janë paguar në favor të një grupi kompanish shpallur si fituese pa garë, të cilat fitojnë në mënyrë të përsëritur shumicën e tenderave dhe automatikisht gjenerojnë pjesën më të madhe të të ardhurave nga institucionet publike.
Nga raportet e Agjencisë së Prokurimeve Publike evidentohet se vetëm për vitin 2023 janë realizuar 1218 procedura tenderash me vetëm një ofertues pjesëmarrës në garë dhe 24 % e procedurave kanë dështuar.
Sipas ekspertëve arsyeja reale e dështimit është sepse nuk janë shpallur fitues operatorët që autoritetet duan.
Këtë e tregon fakti që kompanitë e përfshira në tenderat me vlerat më të larta, të zhvilluara me procedurë të kufizuar apo negocime të drejtpërdrejtë, dhe jo vetëm, janë në pronësi të familjarëve të zyrtarëve të lartë dhe me lidhje e përfitime të dyshuara të këtyre të fundit nga zhvillimi i procedurave të prokurimit, si rasti i kreut të KPP .
Drejtues të institucionesh shtetërore si rasti Myzyri i KPP-së, guxojnë të prodhojnë edhe raste të paprecedentë duke urdhëruar edhe pezullimin e zbatimit të vendimit të gjykatës së Apelit i formës së prerë dhe i detyrueshëm për zbatim.
Nga ana tjetër, vetë strukturat shtetërore që kanë detyrë të hetojnë zbatimin e ligjit në fushën e prokurimit publik si APP-ja, nuk kanë kryer hetim administrativ për tendera të caktuar edhe pas ankesave e kundërshtimeve dhe mbi të gjitha identifikimit të shkeljeve nga vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Sektori i Monitorimit të Koncesioneve dhe Procedurave në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë pranë APP-së mund të kryejë hetim administrativ, për këto procedura pas fazës së nënshkrimit të kontratës.
Por kjo nuk ka ndodhur, as për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, as për koncesionin rrugor “Milot-Thumanë”, as për koncesionin e rrugës “Kashar-Pezë-Lekaj” as për koncesionin e rrugës “Lekaj-Konjat-Fier”.
Sipas raportit të auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me veprimtarinë e Agjencisë së Prokurimeve për periudhën 2021-2023 jo vetëm që nuk është kryer asnjë hetim administrativ për këto koncesione, por edhe vetë APP-ja nuk ka plotësuar stafin për këtë sektor dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë dokument, që kjo agjenci të dëshmojë arsyet se pse nuk janë realizuar këto verifikime duke ngritur dyshime se bllokimi i verifikimit të kontratave koncesionare ka qenë i qëllimshëm.
Duke sjellë në kujtesën tuaj se në vitet 2010, Kombet e Bashkuara renditën Agjencinë e Prokurimit Publik në Shqipërinë e qeverisjes Berisha, si fitues të vendit të dytë në botë për Çmimin e Shërbimeve Publike në kategorinë “Përmirësimi i transparencës, përgjegjshmërisë dhe përgjegjshmërinë në Shërbimin Publik”, për shkak të rezultateve të arritura nga zbatimi i sistemit të prokurimit elektronik, ju sigurojmë se Partia Demokratike nuk do ndalet së denoncuari sistemin e mbyllur, e kontrolluar, jo transparent dhe pa garë, duke sjellë si pasojë jo vetëm shkeljet ligjore por keqmenaxhimin dhe vjedhjen e fondeve publike gjatë qeverisjes Rama.
Etiketa: eurokompaniKryesore1zyrtare

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Dyndje në pediatrinë e Elbasanit, rreth 100 fëmijë paraqiten çdo ditë tek mjekët

Dyndje në pediatrinë e Elbasanit, rreth 100 fëmijë paraqiten çdo ditë tek mjekët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com