GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

GjKKO “rrëzon” kërkesën e burrit të Olta Xhaçkës për heqjen e sekuestros nga prona prej 5512 m2 në Himarë

18:48 - 17/12/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
GjKKO “rrëzon” kërkesën e burrit të Olta Xhaçkës për heqjen e sekuestros nga prona prej 5512 m2 në Himarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e posacme i ka rrëzuar kërkesën e Artan Gaçit, burrit të Olta Xhackës për heqje të sekuestros së pronës së dyshuar të falsifikuar me një sipërfaqe prej 5512 metër katror e  ndodhur në Gjilekë Himarë.

Gjyqtari Erjon Çela nuk i ka pranuar kërkesën e Gaçit ku sipërfaqen e tokës së tij e kishte në emër të kompanisë nën zotërim AG.TCC Shpk.

Kjo sipërfaqe toke dyshohet se u përfitua nga dokumentat e falisfikuara ku prej këtij përfitmi Artan Gaçi fitoi statusin e investitorit strategjik.

Sipas SPAK ish kryetari i komanduar i Himarës Jorgo Goro në bashkëpunim dhe me zyrtarë të asaj kohe, 5512 m2 tokë bujqësore me dokumente të falsifikuara e kanë tjetërsuar nga tokë shteti në tokë private, e konkretisht në pronësi të Foto Mëhillit i cili ishte i ati i Stavri Mëhilli.

Pikërisht kalimi i pronës tek Stavri Mehilli, i dha këtij të fundit të drejtën edhe për ta shitur ku nga hetimet ka rezultuar se 10 ditë më pas pikërisht më 25 shkurt në llogarinë e Stavri Mëhillit kanë kaluar 12,677,600 lekë nga ‘AGTTC Hotel Management kompani kjo në emër të Artan Gacit.

Nga të dhënat e siguruara rezulton që Stavro Mëhilli e ka shitur 12,677,600 lekë sipas kontratës nga të cilat kësti i parë në vlerën 3.000.000 lekë është likuiduar në datë 25.07.2019, nëpërmjet  një transaksioni bankar dhe kësti i dytë në vlerën 9.677.600 lekë është  likuiduar në datë 25.02.2020.

Aktualisht prona figuron e regjistruar ne emër/pronësi të shoqërisë “AG. TCC” shpk shprehet SPAK.

Po ashtu më 28 mars 2024 Gjykata e Posaçme ka vënë nën sekuestro dhe siperfaqen tjetër prej 5080 metra katror e cila rezulton në kufi me sipërfaqen tjetër prej 5512 m2.

Olta Xhaçka ishte një nga ministret më të preferuara nga kryeministri, Edi Rama prej 3 mandatesh, aq sa mund të thuhet se ndër të tjerë kolegë të saj, ishte më jetëgjata në shtrirje kohore, në kabinetet ministrore socialiste, që nga ardhja e tyre në pushtet në vitin 2013.

Fillimisht në mars të vitit 2017, ajo u emërua Ministre e Mirëqenies Sociale dhe e Rinisë, për tu katapultuar shpejt brenda disa muajsh, në shtator të këtij viti, në krye të dikasterit të Ministrisë së Mbrojtjes.  Post të cilin e mbajti për afro më shumë se tre vite, deri më 31 dhjetor 2020, për t’u emëruar në janar të vitit 2021 si Ministre e Punëve të Jashtme.

Këtë detyrë ajo e mbylli në shtator të vitit 2023, pas zërave se kryeministri Rama nuk e donte më në kabinetin e tij, për shkak të implikimit të familjarëve të saj në një aferë që lidhet me atë që sot njihet si investitori strategjik. Aferë që tashmë ka përfunduar në duart e SPAK, Prokuroria e Posaçme.

Artan Gaçi ka përfituar statuse të rëndësishme si biznesmen i përkëdhelur nga fati, që arrin jo vetëm ti varë vetes në qafë medaljonin e kushtueshëm të ‘investitorit strategjik’, nga vetë kryeministri Rama, pavarësisht se bashkëshortja e tij ishte ende në një detyrë të lartë zyrtare dhe ky ishte një konflikt i pastër interesi. Gaçi shkon deri aty sa të provojë të shkelë edhe ligjin, duke u futur në një histori të ndërlikuar falsifikimi prone, që mund ti kushtojë shumë në vazhdim dhe të përballet sot me SPAK.

Por cila është skema që u përdor për tjetërsimin e pronës dhe kalimin e saj në duart e investitorit strategjik. I pari që trokiti në dyert e Prokurorisë së Vlorës, në vitin 2021, ishte Mihallaq Bonjaku, i cili pretendonte se i ishte vjedhur prona, ose më saktë një pjesë të pronës mbi të cilën Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme Olta Xhaçka, ishte shpallur investitor strategjik dhe kishte nisur ndërtimin e resortit luksoz. Ai tregon se prona e tij ishte rrethuar dhe nuk lejohej të hynte në të.

“Ditët e fundit rrethimi im është prishur pjesërisht dhe brenda sipërfaqes së rrethuar është krijuar një rrethim i ri. Lidhur mbi mënyrën e fitimit të pronësisë si dhe titullit të pronësisë së shtetasit Foto Mëhilli, pretendimi im është se akti i marrjes së tokës në pronësi me nr.9677 që bën fjalë për një sipërfaqe prej 5 512 m2 të familjes Mëhilli, është falsifikuar. Nga krahasimi i  dokumentacionit të listës së përfituesve të tokës bujqësore në fshatin Gjilek, Dhërmi, shtetasi Foto Mëhilli ka përfituar tokë në pronësi me sipërfaqe totale prej 1200 m2, e cila për më tepër ka vendodhje tjetër me atë që ai pretendon sot. Për këtë arsye kam depozituar ndër të tjera edhe dokumentin plan rilevimi, datë hartimi muaji shkurt 2019, ndërsa resorti luksoz, nisi të marrë formë, prokuoria e Vlorës, u mjaftua vetëm me marrjen në pyetje të Mihallaq Bonjakut dhe sekuestrimin e disa dokumentave në institucione, pa mundur të zbulojë përgjegjësit e falsifikimit të kësaj prone”, ka deklaruar Mihallaq Bonjaku në maj të vitit 2021.

Por kur Mihallaq Bonjaku, duket se i kishte humbur shpresat për të marrë drejtësi, Fredi Beleri kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, që ndodhet pas hekurave teksa pret verdiktin e drejtësisë së re, për akuzën e korrupsionit zgjedhor, kallëzoi në SPAK nga brenda qelisë, biznesmenin Artan Gaëi, bashkëshorten e tij Olta Xhacka dhe kryetarin në detyrë të Bashkisë së Himarës Jorgo Goro.

Nga aktet e administruara rezulton se Prokuroria e Posaëme ka regjistruar me datë 6 shtator 2023, (mbi bazën e kallëzimit të Fredi Belerit) procedimin penal nr.189 viti 2023për vepran penale ‘shpërdorim I detyrës’ dhe ‘falsifikimit të dokumentave’.  Prokuroria e Posacme ka regjistruar me datë 19 shtator 2023 procedimin penal 203 mbi bazën e akteve të përcjella nga prokuroria e Vlorës.

Ky procedim i cili është trajtuar më herët nga prokuroria e Vlorës, është regjistruar më datë 21 maj 2021 mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Mihallaq Bonjaku.

“Më datë 19 shtator 2023, prokurori i çështjes ka vendosur bashkimin e dy procedimeve, pasi ka dyshimet se bëhet fjalë për të njëjtin fakt penal, por edhe të dyshimit se vepra penale është kryer nga persona të ndryshëm në bashkëpunim mes tyre”, thuhet në dosjen hetimore.

Pra siç rezulton më lart, Prokuroria e Vlorës, e kaloi çështjen në SPAK, vetëm pas kallëzimit që Fredi Beleri bëri në këtë institucion për të njëjtën çështje. Fredi Beleri ka ngritur pretendimet e tij, se prona në të cilën ish deputeti Artan Gaçi do ndërtonte hotelin luksoz në fshatin Gjilek në Dhërmi, është përfituar përmes një AMTP-je (Akti të Marrjes së Tokës në Pronësi), të falsifikuar.

Kujtojmë se opozita ka kërkuar heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. “Mandati i Olta Xhaçkës duhet të shqyrtohet pa vonesa në Gjykatën Kushtetuese dhe deputetët janë të detyruar ta dërgojnë atë sa më shpejt”. Ky është vendimi i dytë i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatit të ish ministres së Jashtme. Mazhoranca refuzon ta zbatojë vendimin, edhe pas opinionit të dërguar nga Komisioni i Venecias.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Mbylli dosjen 184 të krimit elektoral në Dibër, prokurorja Keshi ngrihet në detyrë

Mbylli dosjen 184 të krimit elektoral në Dibër, prokurorja Keshi ngrihet në detyrë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com