GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bushati: Ka një mbrojtje ndaj Veliajt që të mos i prishë punë organizatës së madhe

16:14 - 18/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Të ardhura dhe korrupsion rekord, Bashkia e Veliajt asnjë investim publik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti Andi Bushati duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha që ka një lloj korrace mbrojtje nga SPAK-u dhe GJKKO ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili sipas tij deri tani po trajtohet mbi ligjin.

Sipas Bushatit Veliaj është i zëvendësueshëm, por ende i duhet Ranmës, pasi ka 13 mijë të punësuar në bashki dhe një pushtet financiar. Bushati theksoi se duket sikur ka një mbrojtje që Veliajt si person mos i prishë punë organizatës së madhe.

“Edhe unë renditem te ata njerëz që them së paku Veliaj s’është si gjithë qytetarët e tjerë, deri tani po trajtohet si një mbi ligjin. Ata që thonë se drejtësia po funksionon, thonë që Veliaj është i parë zyrtar i këtij niveli që i bëhet kontroll banese, që iu bë sekuestro e telefonit, etj. Ka marrë një lloj goditje që e ka masakruar politikisht. Por po të shohim SPAK-un dhe GJKKO-në, duket sikur ka një korracë mbrojtje ndaj Veliajt. Duket sikur Veliaj edhe mund të preket por si hajdut i rëndomtë, që ka pasur marrëdhënie me një trafikant. Veliajt s’iu bë kontroll as për inceneratorin e Tiranës, as 5D, por thjesht se dyshohet se mund të ketë marrë ryshfet nga njerëz që kanë përfituar nga kjo detyre. Duket sikur ka një mbrojtje që Veliajt si person mos i prishë punë organizatës së madhe. Nuk mendoj që Veliaj peshon në zgjedhjet e ardhshme. Ramës patjetër i duhet, me gjithë se e ka të zëvendësueshëm, për pushtetin financiar. Është një bashki që ka punësuar 13 mijë veta, i gjithë 26 mijë vota në Tiranë. Ka një ushtri, pushtet financiar, mund ta ndihmojë Ramën në zgjedhje, megjithëse nuk është i pazëvendësueshëm në piramidën e manipulimit të votave në Tiranë”.

Lidhur me partitë e reja, Bushati thotë se prioritare në Shqipëri nuk është ngritja e alternativave, por krijimi i një fronti të përbashkët për të rikthyer ndershmërinë e votës.

“Ne s’kemi një skenë dy apo tre polare, kemi skenë një polare, skena shqiptare stërdominohet nga Rama. Jemi në një sistem ku rotacioni është i pamundur. Jemi në momentin kur banda e parë ka ngrenë dy bandat e tjera, dhe kemi vetëm një bandë. Prioritare në Shqipëri s’është ngritja e alternativave. E rëndësishme në Shqipëri është që Lapaj, Shehaj, Qori, Shabani, të kenë mundësinë të votohen në një sistem të lirë. Është rikthemi i demokracisë para prevalimit të alternativave. Kush është kritik me Ramën është në front të përbashkët, hajde kthejmë ndershmërinë e votës, pastaj shpalosim alternativat tona. Kështu nuk mendoj që edhe partitë e vogla shpejt do sjellin ndryshim”.

Etiketa: Andi BushatiErion Veliaj

Lajme të lidhura

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim
Aktualitet

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim

15:00 - 11/04/26
Punonjësi humbi jetën në punë, ndalohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër
Aktualitet

Punonjësi humbi jetën në punë, ndalohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër

14:30 - 11/04/26
Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen pesë persona dhe mes tyre një 12 vjeçar
Aktualitet

Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen pesë persona dhe mes tyre një 12 vjeçar

14:19 - 11/04/26
Para
Mitsotakis tregon kushtin: Me Shqipërinë duam marrëdhënie të mira, por…

Kryeministri i Greqisë: Mbështetja për anëtarësimin e Shqipërisë në BE kushtëzohet nga respektimi i të drejtave të pakicës greke

Discussion about this post

TË FUNDIT

FSHF Sunday League/ Dajti dhe Primo MFC sigurojnë finalen e Kupës së Kampionit
Sport

FSHF Sunday League/ Dajti dhe Primo MFC sigurojnë finalen e Kupës së Kampionit

15:29 - 11/04/26

Janë zhvilluar gjysmëfinalet e Kupës së Kampionit në FSHF Sunday League, duke përcaktuar dy skuadrat finaliste që do të luftojnë...

Lexo më shumë
Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim

Katër punonjës të ‘Albpetrol’ ndotin Parkun Kombëtar të Vjosës, vihen nën hetim

15:00 - 11/04/26
Punonjësi humbi jetën në punë, ndalohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër

Punonjësi humbi jetën në punë, ndalohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër

14:30 - 11/04/26
Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen pesë persona dhe mes tyre një 12 vjeçar

Aksident në Lumin e Vlorës! Makina del nga rruga, plagosen pesë persona dhe mes tyre një 12 vjeçar

14:19 - 11/04/26
Rritja e çmimit të naftës/ Radhë të gjata në doganën e Bllatës, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant

Rritja e çmimit të naftës/ Radhë të gjata në doganën e Bllatës, shqiptarët dynden drejt Maqedonisë së Veriut për karburant

13:55 - 11/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com