GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Bledi Gonxhe harxhon 23 MLN lekë për perdet e spitalit, tenderi pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Bledi Gonxhe harxhon 23 MLN lekë për perdet e spitalit, tenderi pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Bledi Gonxhe, nuk iu ndahet fondeve të spitaleve, duke rinovuar gjithçka përmes prokurimeve që i bën pa garë. Duke përdorur Operatorin e Blerjeve të Përqendruar që është në varësi të tij, ministri Gonxhe kontrollon çdo qindarkë që marrin spitalet.

Së fundmi, është zhvilluar tenderi me objekt “Blerje Perde Roller për ambientet e spitalit” për DSHS “Shënjta Mari” Mirditë”. Ky spital pas shumë vitesh u rikonstruktua në vitin 2023. Pas një viti vjen ministri Gonxhe dhe gjen diçka që i mungon spitalit! Duhen perde, që sipas tenderit të Gonxhes, do të kushtojnë 23 milionë lekë (pa llogaritur TVSH).

Tenderi është shpallur më 17 tetor 2024 dhe ka qëndruar e hapur gara vetëm 10 ditë, por normal se perdet gjenden kollaj dhe nuk kanë nevojë kaq lekë.

Sipas të dhënave u dorëzuan 3 oferta dhe më datë 6 nëntor shohim që është marrë vendimi në rrugë të parregullt.

Në dokument tregohet se 2 oferta janë përjashtuar menjëherë nga procedura për shkak se kanë mungesë dokumentacionesh. Këto mund të plotësoheshin, nëse Operatori do t’i kishte vënë në dijeni bizneset pjesëmarrëse.

Në fazën finale ka kaluar vetëm oferta e bashkimit të operatorëve BAJRO BROS shpk – MUCA shpk me vlerë 17 milionë lekë, që në fakt ishte edhe oferta më e shtrenjtë.

Me këto kushte, pa konkurrentë dhe ofertën më të shtrenjtë, komisioni i Gonxhes shpalli fitues bashkimin e operatorëve BAJRO BROS shpk – MUCA shpk më datë 6 nëntor.

Komisioni i Vlerësimit të ofertave nuk është lodhur shumë, pasi fituesi është i favorizuar dhe është ditur ë më parë.

Kontrata është vlerësuar me “Flamurin e Kuq” nga Open Data Albania, për të treguar riskun e korrupsionit. Gjithsesi, ministri Gonxhe nuk reagon, sepse për këto tendera është sjellë në krye të ministrisë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBledi Gonxheopen data albaniaperdered flagSpitaltender

Lajme të lidhura

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite
Breaking Views

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

23:50 - 04/08/26
Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn
Breaking Views

Bypass-i i Shëngjinit, firma hije e Bashkim Ulajt merr 5.2 MLD lekë/ Dritan Agolli i FSHZH, pas 11 miliardë lekëve që dha në shtator, bën tender të ri për Ardit Metalliajn

21:23 - 02/08/26
Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë
Breaking Views

Të sëmurët me BWD, në dorë të Vilma Nushit/ Skema që përdori oligarkja për të hedhur në dorë 3.5 miliardë lekët e ilaçit të shtrenjtë

17:23 - 30/07/26
Para
Mbape: Do të kisha dashur të luaja me Ronaldon, ai dhe Mesi janë legjenda

Mbape: Do të kisha dashur të luaja me Ronaldon, ai dhe Mesi janë legjenda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjithçka e hapur për Dinamon dhe Egnatian në aventurën europiane, kualifikimi do të vendoset në kthim
Sport

Gjithçka e hapur për Dinamon dhe Egnatian në aventurën europiane, kualifikimi do të vendoset në kthim

08:00 - 05/08/26

Dinamo dhe Egnatia nuk arritën të marrin rezultate pozitive në ndeshjet e para të raundit të tretë të kompeticioneve europiane,...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit, 5 gusht 2026/ Qytetet ku temperaturat do të shkojnë 41 gradë

Parashikimi i motit, 5 gusht 2026/ Qytetet ku temperaturat do të shkojnë 41 gradë

07:45 - 05/08/26
Horoskopi për ditën e mërkurë, 5 gusht 2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 5 gusht 2026

07:30 - 05/08/26
Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

Nis epoka Myzyri në OBP, pazar me ilaçet e kancerit/ Gentian Kreka favorizohet në 6 tendera me vlerë 7 miliardë lekë, brenda një dite

23:50 - 04/08/26
Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

23:18 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com