GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Fjalimi i Ramës ishte një thikë pas shpine për Kosovën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi: Fjalimi i Ramës ishte një thikë pas shpine për Kosovën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në mbledhjen mes dy Kuvendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë. që po mbahet në Prishtinë, kritikoi fjalimin e kryeministrit Edi Rama dhe mesazhet e tij për kryeministrin kosovar Albin Kurti.

Bardhi tha se shqiptarët nuk ia thonë vëllait këshillat në publik, duke e quajtur këtë një thikë pas shpine për Kosovën.

Sipas tij, një strategji e tillë dobëson pozitën e Kurtit në arenën ndërkombëtare.

“Nuk kam ndërmend të prish traditën e shqiptarit për ta kthyer këtë mbledhje në një transformim të luftës sonë të brendshme në Shqipëri. Mund të flisja shumë se ca ka ndodhur shumë në këto 10 vite në Shqipëri, edhe se si janë marrëdhënie mes dy vëllezërve Kosovë e Shqipëri gjatë viteve të fundit, por s’kam ndërmend ta kthej këtë diskutim në fushatë elektorale. Apo të përdor Kosovën për fushatë elektorale.

Se kemi bërë kurrë dhe s’do ta bëjmë kurrë. Por një mesazh referuar nga fjala që kryeministrin, që e lanë nervat dhe braktisi sallën, ne shqiptarët kemi një traditë, vëllait nuk ia themi kurrë këshillën në publik, kurrë këshillën në lagje.

Vëllait këshillën ja themi në shtëpi me zë të ulët që mos të na dëgjojnë të tjerët. Një këshillë e thënë në publik e lëndon vëllanë, e dobëson pozitën e tij në arenën ndërkombëtarë është një thikë pas shpine për vëllanë tonë, Kosovën tonë të dashur.

Tradita e shqiptarit e do që në shtëpinë e vëllait, motrës, mikut, ku ne jemi sot të gjithë të sillesh me nderim e respekt e mos ta përdorësh për të lare hesapet me të ftuarit e tjerë.  Unë nuk kam dëshirë ta prish këtë traditë fisnike të popullit tonë, edhe pse një prej parafolësve të mi u përpoq ta transferonte debatin tonë të brendshëm politik në këtë sallë të nderuar.

Kosova dhe Shqipëria duhet të jenë një vizion ku të rinjtë tanë gjejnë mundësi brenda atdheut të tyre. Është detyra jonë e përbashkët. Për ta arritur këtë duhet të qëndrojmë bashkë.

Qëndrojmë fuqishmit kundër masave dhe sanksioneve të Kosovës. Ato paralizojnë Kosovën për të qenë një shtet i barabartë. Veprime të tilla rrezikojnë të kthejnë dialogun në akt presioni dhe asnjë paqe e qëndrueshme në botë s’mund të ndërtohet në parim të pabarazisë. Është detyra jonë, e Shqipërisë për t’i kujtuar botës që pavarësia e Kosovës nuk është e negociueshme. Thënë kjo dua të theksoj se për Shqipërinë, Kosova është dhe mbetet ylli polar i politikës sonë të jashtme.

Le të jetë ky moment një pikë kthese, propozimi ynë është që kjo të jetë mbledhja e fundit formale, por të kalojmë më veprime konkrete për krijimin e një komisioni të përbashkët që do ketë për qëllim të nderojë një agjendë pune.

Rruga e Kombit ka bashkuar shqiptarët më shumë se 1000 fjalime që ne mund të mbajmë, ndaj ne duhet të veprojmë si dy kokat e shqiponjës në flamurin tonë kombëtr. Ky moment duhet të forcojë marrëdhëniet tona.

Kosova dhe Shqipëria të flasin me një gjuhë. Bashkimi ynë dërgon një mesazh të fortë në botë se shqiptarët do të jenë gjithmonë bashkë.

Në vijim, në Kuvendi e Shqipërisë apeloj mazhorancën që të jetë shteti i dytë pas Kosovës që dënon gjenocidin serb. Kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë rezolutën për dënimin e krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë dhe të nis hetimi për të zhdukurit”, u shpreh Bardhi.

 

 

Etiketa: KosoveRamathike

Lajme të lidhura

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)
Aktualitet

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26
Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve
Aktualitet

Protestat/ Berisha: Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve

13:17 - 06/06/26
Para
Nuk mori pjesë në Kuvendin e Kosovës, Berisha: S’do shkoja kurrë me Pashiqin  shqiptar

Nuk mori pjesë në Kuvendin e Kosovës, Berisha: S’do shkoja kurrë me Pashiqin shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj
Botë

Teherani i përgjigjet presidentit libanez: Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj

15:31 - 06/06/26

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Lexo më shumë
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën

15:04 - 06/06/26
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat)

14:30 - 06/06/26
Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë, ish-presidentja Osmani: Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi

14:01 - 06/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

13:35 - 06/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026kralbetjojobetbetpark girişJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobetjojobet girişjojobet girişcasino sitelericasibomCasibom Girişcasibom