GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Atëvrasja në Shënavlash, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për fëmijët e Hysen Metës

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Atëvrasja në Shënavlash, Prokuroria e Durrësit mbyll hetimet për fëmijët e Hysen Metës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Meta. Ata dyshohen për vrasjen e babait të tyre Pëllumb Meta dhe fshehjes së krimit që tronditi vendin.

19-vjeçarja dhe vëllai i saj më të madh, Hyseni, akuzohen për veprën penale “vrasje me paramendim”, ndërsa Amarildo Meta për veprën penale “asgjësimi i kufomës”. Ngjarja e rëndë, arsyet e së cilës mbeten ende mister, ndodhi më 10 shkurt, por u zbulua nga policia vetëm më 24 shkurt, disa ditë pasi djali i madh i viktimës, Hyseni, denoncoi zhdukjen e të atit.

Hygerta Meta dyshohet se vrau të atin Pëllumb Meta me katër plumba dhe më pas e groposi në kasollen e bagëtive. 19-vjeçarja Hygerta Meta, studente e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ndërmori aktin e rëndë, pasi viktima donte ta fejonte pa dëshirën e saj. Dyshohet se në vrasjen e 49-vjeçarit Pëllumb Meta janë bashkëpunëtorë dhe dy djemtë e tij, vëllezërit e Hygertës, Hysen Meta 25 vjeç dhe Amarildo Meta, 21 vjeç. Paraprakisht dyshohet se dy vëllezërit pas krimit e ndihmuan motrën për ta dërguar makinën e për ta lënë tek Currilat dhe për të fshehur më pas trupin e të atit.

Djali i madh i familjes e kishte denoncuar të zhdukur viktimën dhe pas 10 ditësh hetime policia gjeti trupin të groposur. Në datën 17 shkurt është bërë e mundur gjetja e automjetit të 50-vjeçarit, të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Etiketa: hysen metaProkuroria dURRES

Lajme të lidhura

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari
Aktualitet

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

11:51 - 02/08/26
Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë
Aktualitet

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

11:17 - 02/08/26
Para
Shiu dhe shtrëngatat ‘mbërthejnë’ vendin, ja cila zonë do të preket më shumë

Plane për fundjavën? Ja si parashikohet moti

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari
Aktualitet

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar zvarritjen e punimeve për rrjetin shpërndarës të ujësjellësit në Gjashtë të Sarandës,...

Lexo më shumë
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, një person i plagosur

11:51 - 02/08/26
Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

Bleu kështjellë 2.6 milionë euro në Francë/ Mediat franceze: Ekstradimi i Ermal Beqirit mund të zgjasë disa javë

11:17 - 02/08/26
“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

“ABC Australia” për Shqipërinë: Protesta më e madhe që prej rënies së komunizmit! Shqiptarët kundër kryeministrit Rama

11:05 - 02/08/26
Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

Plagosja e turistit italian pranë Pallatit të Kulturës, procedohen penalisht tetë të mitur të moshës 13-15 vjeç

10:49 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com