GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Elbasani e mbyll vitin me fitore, flet Gvozdenoviç: Do të firmosim me 3-4 lojtarë

në Breaking Views, KRYESORE, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Elbasani e mbyll vitin me fitore, flet Gvozdenoviç: Do të firmosim me 3-4 lojtarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elbasani e ka mbyllur vitin me një fitore, duke i sjellë trajnerit Ivan Gvozdenoviç tre pikët e para që kur ka marrë drejtimin e skuadrës verdheblu.

Një fitore që përkoi pikërisht në një fushë shumë të njohur për të, në Korçë, ku mundi 2-0 ish-skuadrën e tij, Skënderbeun.

Korçarët dominuan pjesën e parë të ndeshjes, duke krijuar më shumë lojë e raste. Por në të dytën, ishte Elbasani më i vendosur për të arritur fitoren, teksa bllokoi ofensivën e Skënderbeut dhe u mundua të godiste, derisa gjeti momentin e duhur me Lleshin.

Më pas, verdheblutë administruan mirë lojën dhe në fund tundën përsëri rrjetën me Ze Gomesh, për të siguruar tre pikë që i bëjnë të shkojnë më të qetë në pushimin e kampionatit. Ndërsa për Skënderbeun, vazhdon periudha e errët dhe shtohet edhe më shumë rreziku i rënies në Kategorinë e Parë.

SKËNDERBEU-ELBASANI 0-2
64′ Lleshi, 90’+1′ Ze Gomesh

90’+1’ GOOOL ELBASANI! Pas një goditje këndi, Tajo dhe Alia nuk largojnë sferën dhe Ze Gomesh me kokë shtyn sferën në rrjetë.

(VIDEO)

64’ GOOOL ELBASANI! Qose provon nga distanca, Alia grushton po lë sferën para tij dhe Lleshi përfiton duke çuar topin në rrjetë.

(VIDEO)

Reagimi i trajnerit

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, theksoi se fitorja e sotme ndaj Skënderbeut, ishte rrjedhë e një loje cinike në një moment që ekipit i duheshin pikët.

“Sot ishim të përqendruar vetëm për pikët, se kishim nevojë për to. Kjo ishte e para. Nga fillimi Skënderbeu ishte skuadra më e mirë, 20 minuta bënë lojë më mirë. Pas minutës së 20, ne ishim skuadra më dominuese, më e përgatitur. Ne e dinim në çdo sekondë e minutë çfarë do të bëjmë në fushë, ishim përgatitur me shumë majtas, se Kosta nuk ishte natyral dhe Prençi kishte probleme. Ata luajnë me këmbë të djathtë, gjithmonë kanë vonesë kur vjen topi dhe andej ishim përqendruar. Me Lleshin dhe Tsague bëmë presion lart. Fusha ishte e vështirë, unë e dija që nëse shënonim, do të ishte e vështirë për Skënderbeun. Ishim shumë efikas në sulm, mbrapa ishim në ekuilibër dhe të përqendruar. Jam shumë i kënaqur patjetër, por ishte një fitore shumë e rëndësishme për ne.

E thashë edhe dje në intervistë për “Panorama Sport” që sot ishte një plus për ne, se unë e di skuadrën e Skënderbeut, ia di pikat e forta dhe të dobëtat, ndaj ishte një plus për ne sot.

Nuk ishim mirë ndaj Vllaznisë dhe Partizanit në fazën mbrojtëse se vonuam shumë. Në fazën ofensive ishte mirë, ishte aksion si bëri Arsenali kur erdhi goli nga goditja e këndit. Çunat tregojnë se punohet për këto.

Për dhuratë të shohim, por kemi nevojë për 3-4 përforcime. Tani klubi do vendosë, por kam besim se do të firmosim 3-4 lojtarë se kemi nevojë”, tha Gvozdenoviç për RTSH pas ndeshjes.

FORMACIONET ZYRTARE

SKËNDERBEU: Alia, Vaskez, Prençi, Dumfur, Vangjeli, Doka, Balaj, Juri, Rashica, Frenklin, Bismark.

Trajner: Ernest Gjoka

ELBASANI: Abalora, Lulaj, Musta, Lila, Dros, Qose, K.Kasa, Lajthia, A.Kasa, Lleshi, Tsague.

Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

gijotina.com/

Etiketa: AF ElbasaniIvan GvozdenovicKryesore1

Lajme të lidhura

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran
Sport

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

15:09 - 06/10/26
Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia
Sport

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
Aktualitet

Shqipëria luan sot kundër San Marinos, Policia njofton rrugët që do të bllokohen prej pasdites

09:38 - 06/10/26
Para
Berishës mund t’i hiqet “non grata”? Kasanof për Zërin e Amerikës: Nuk flas për administratën e re që vjen

Berishës mund t’i hiqet “non grata”? Kasanof për Zërin e Amerikës: Nuk flas për administratën e re që vjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?
Kosovë & Rajon

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

15:29 - 06/10/26

Para 26 vitesh qytetarët e Serbisë rrëzuan autokratin Slobodan Millosheviç. Tani vendi ndodhet para zgjedhjeve vendimtare. Aleksandar Vuçiç, dëshiron të...

Lexo më shumë
Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

Gjashtë kuqezinj në rrezik për Finlandën, kartonët e verdhë alarmojnë Maran

15:09 - 06/10/26
Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

Akuzohet për spiunazh, arrestohet ish-kreu i shërbimit sekret gjerman

14:52 - 06/10/26
Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

Vodhën 10 makina në Rinas dhe në Tiranë, arrestohen 3 persona

14:40 - 06/10/26
Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

Qytetarët e Durrësit kundër projektit TID, hedhin vezë drejt godinës së Bashkisë

14:25 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com