GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tërmeti në Patra, shkëputje masive gurësh dhe panik te banorët

në Botë, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërmeti në Patra, shkëputje masive gurësh dhe panik te banorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Paniku ka përfshirë banorët e Termos në Patra të Greqisë, pas tërmetit që u regjistrua në orën 18:30 të mbrëmjes së sotme, me atë lokale. Nuk raportohen të lënduar, por ka dëme materiale dhe shkëputje masive gurësh.

Më e keqja është se kjo zonë njihet për prekjen nga tërmetet dhe paslëkundjet, ndaj dhe frika është e madhe, sepse banorëve u kujton vitin 2007.

“Tërmeti që u ndje rreth orës 18:30 të pasdites shkaktoi panik te banorët e Thermos, por edhe te zonat fqinje”, tha kryebashkiaku i Termos, Spyros Konstandaras .

Gjithashtu për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, deri më tani janë raportuar rënie gurësh në rrjetin rrugor krahinor që lidh zonën e Thermosit me Nafpaktosin, por edhe në zonat malore të bashkisë.

Kryebashkiaku vuri në dukje se “shpresojmë të jetë tërmeti kryesor, sepse lëkundjet zgjuan kujtimet e tërmetit të fortë që kishte ndodhur në zonën tonë në prill të vitit 2007 dhe kishte shkaktuar shkatërrime të mëdha”.

“Trichonida njihet për lëkundjet sizmike dhe presim të shohim se si do të zhvillohet fenomeni, pasi ka pasur disa pasgoditje, por jo shumë të tjera”, tha profesori i Gjeologjisë në Universitetin e Patrës, dhe drejtori i Laboratorit të Sizmologjisë, Efthymios Sokos .

Gjithashtu, ai tha se “duke pasur parasysh sekuencën sizmike që patëm në prill të vitit 2007 ku u regjistruan tre deri në katër tërmete, me magnitudë afër 5 gradë të shkallës Rihter, është pak e rrezikshme të bëjmë vlerësime tani për evoluimin e fenomenit”.

Njëkohësisht ai theksoi se “në zonë ka edhe defekte të tjera, të cilat janë të rëndësishme dhe nuk e dimë nëse do të aktivizohen”.

Tërmeti, i cili ndodhi pak para orës 18:30 me orën greke (17:30 me atë shqiptare), është ndjerë në shumë zona të Aitoloakarnanisë, Akaisë dhe Fokidës.

“Ky është sistemi i shtresave Trichonida. Kjo zonë ka një histori tërmetesh me magnitudë 4,5 deri në 5 ballë. Nuk është e pazakontë për zonën”, thotë për median greke Athanasios Ganas , drejtor i kërkimeve në Institutin Gjeodinamik .

Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 38 km në veriperëndim të Patrës. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar.

gijotina.com/

Etiketa: Tërmet

Lajme të lidhura

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill
Aktualitet

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?
Botë

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

09:38 - 01/06/26
Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”
Aktualitet

Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

09:10 - 01/06/26
Para
Gjekmarkaj në Lezhë: Ky është dimri i fundit i keq për shqiptarët

Gjekmarkaj në Lezhë: Ky është dimri i fundit i keq për shqiptarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill
Aktualitet

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26

Artikujt ushqimore pësuan rritje të ndjeshme të importeve për 4-mujorin e parë të vitit 2026, duke përfshirë edhe ato mallra...

Lexo më shumë
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

09:38 - 01/06/26
Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

Dhunuan protestuesit në Zvërnec/ U hiqet licenca dy kompanive private të sigurisë, “Myrto Security 1.3A” dhe “Major Security”

09:10 - 01/06/26
E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet