GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD: Vjedhjet e radhës të ministrit Blendi Gonxhe, dha miliona euro tendera për miqtë e tij

10:28 - 22/12/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
PD: Vjedhjet e radhës të ministrit Blendi Gonxhe, dha miliona euro tendera për miqtë e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka denoncuar ministrin e Ekonomisë, Blendi Gonxhe se ka dhënë miliona euro tendera të paracaktuar për deputetë të PS-së dhe kompani të cilave u është ndaluar pjesëmarrja në tendera publikë.

Denoncimi:

Nuk është hera e parë që PD denoncon Blendi Gonxhen për shkeljet ligjore gjatë ushtrimit të detyrës.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sapo mori detyrën, nisi me planifikimin për strategjitë e vjedhjeve të radhës.
Në Shkurt 2024 kur u krijua shoqëria aksionere në varësi të tij, Operatori i Blerjeve të Përqëndruara, Gonxhe nxitoi të emëronte në detyrën e administratores Arlinda Pogan, drejtoreshën e famshme të prokurimeve të përmendur së bashku me vetë Blendi Gonxhen pa hesap në raportet e KLSH-së për performancën gropë të prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Tiranë’.
Por sigurisht zyrtarët e Ramës, nuk penalizohen por promovohen për shkeljen e ligjit…
Në Nëntor 2024, Operatori i Blerjeve të Përqendruara i Blendi Goxhes zhvilloi procedurën e kufizuar, mbi kufirin e lartë monetar, për blerje ushqimesh për Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në sistemin e Burgjeve, me fond limit total 26.1 milion euro, të ndarë në 6 lote, dhe afat të kontratës 48 muaj nga data e nënshkrimit të marrëveshjes kuadër.
Shkeljet:
Autoriteti kontraktor i Blendi Gonxhes, në kundërshtim me parimet e prokurimit publik, ka përdorur marrëveshjen kuadër si mjet prokurimi, në kundërshtim me qëllimin e saj sipas nenit 52 të ligjit 162/2020 ‘Për Prokurimin Publik’ i ndryshuar.
Por ligji në dorën e maliqit Gonxhe dhe Pogas u përdor si mjet për të rritur fondin limit në miliona euro dhe siguruar lidhjen e kontratave me afat 4 vjeçar në kundërshtim me nenin 2, nenin 3, të LPP, por edhe VKM nr.285/2021 ‘Për miratimin e rregullave të prokurimit Publik’ indryshuar, neni 106 pika 3 ku shkruhet:
Autoriteti/enti kontraktor nuk lidh kontrata shumëvjeçare për punë, mallra ose shërbime, për të cilat bëhen planifikim dhe përdorime vjetore, që gjenden lehtësisht në treg dhe mund të prokurohen normalisht.
Në DT, OBP-ja e Blendi Gonxhes ka përcaktuar se ofertuesve nuk u lejohet të mbështeten në kapacitetet e subjekteve të tjera, duke shkelur në mënyrë flagrante LPP i cili mbron këtë të drejtë të operatorëve ekzaktësisht me nenin 84 të tij.
Vlerësimi i ofertave sigurisht u krye në zbatim të rregullave të Blendi Gonxhes dhe jo legjislacionit për prokurimit publik, pasi fituesit e paracaktuar u shpallën të tillë me ofertat e paraqitura pothuajse sa fondi limit, kështu do paguhen:
4.9 milion euro për të blerë bukë;
1.6 milion euro për të blerë vezë;
7.8 milion euro për të blerë bulmet;
4.8 milion euro për të blerë ushqime bazë;
4.6 milion euro për të blerë fruta-perime;
5 milion euro për të blerë mish.
Po kujt i shkuan rreth 29 milion euro….
shumica e tyre te: -operatori i shpallur fitues për 4 lote nga 6 gjithsej, kompania Dajti-Park 2007 shpk e familjes së deputetit socialist Qefalia.
-por edhe te kompanitë e familjes së Shemsi Sinanit të dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë me 4 vite burg për korrupsion me tenderat pikërisht lidhur me drejtorinë e burgjeve. 4S shpk është njëra kompani e Sinanit, në letra në pronësi të të birit Xhino Sinani që nuk ka javë të mos fitojë kontrata prokurimesh publike, ndërsa Sinani Trading shpk është kompania tjetër pikërisht subjekti të cilin Shemsi Sinani përdori gjatë kryerjes së veprës penale për të cilën u dënua me burg nga gjykata e që në atë kohë mbante emrin M.B Kurti shpk, kompani të cilën e kishte vetë në pronësi direkte e pasi u kap në korrupsion ja dhuroi fiktivisht djalit tjetër të tij Ledion Sinanit.
Harron Blendi Gonxhja dhe ushtarët e tij, se dokumentet mbeten dhe shpejt do vijë dita që paratë që ndan me shkelësit e ligjit do t`ja kthejë një më një shqiptarëve.
Etiketa: GonxheKryesore1tenderaVjedhje

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
Renditja e FIFA-s/ Shqipëria dhe Kosova ngjiten në klasifikim

Ndeshja e fundit e javës së 19-të, njihuni me duelin që mbyll vitin 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com